Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Bota e natës

Shko poshtë

Valon Beqiri:Bota e natës Empty Valon Beqiri:Bota e natës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 18, 2011 12:41 pm

Valon Beqiri:Bota e natës 317442_293427417347460_100000406115855_981590_266636564_n

Valon Beqiri:Bota e natës

S'muj të fle, mbase nuk i kam raportet e mira me gjumin,
e n'poezin e rradhës e grushtoj fletën me nënçmime,
bllokohem i tëri...ngadalë strukem n'qoshe të dhomës,
atëherë s'di a vdes fizikisht apo thjesht me mendime?

Si gardian i natës mbase errësira asht kostumi im,
një siklet jetësor krejt shportën ma ka mbush,
ushqehem me rrogën e shërbëtorit të nji varrezeje masive,
e në çdo buzëqeshje, ofendohem deri n'gush!

Me pelerin babadimri, oxhakun tim se shpëtoj nga gajlet,
punoj n'podrum ku janë mbledhur kanaqet e qifteve t'ndarë,
e kur mirem edhe me gdhendjen e mbeturinave t'moralit,
definitivisht e përbuzi çdo vello që n'martesën e parë!

Më janë thinjur flokët, plot rrudha shoh n'fytyrë,
kur e pyes mamin përse kaq i ri? m'thot asht ftoht, vjesht!
e kur zhdrypi n'pordumin tim, vërej nji realitet ndryshe,
se dhimbjet e brendshme, nuk janë për personat e thjesht!!!



V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi