Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rusia s’iu jep pasaporta, i fton serbët nga Kosova në Siberi

Shko poshtë

Rusia s’iu jep pasaporta, i fton serbët nga Kosova në Siberi Empty Rusia s’iu jep pasaporta, i fton serbët nga Kosova në Siberi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 18, 2011 10:12 pm

Rusia s’iu jep pasaporta, i fton serbët nga Kosova në Siberi Rusi-300x175

Rusia s’iu jep pasaporta, i fton serbët nga Kosova në Siberi

Rusia ka shqyrtuar hollësisht kërkesën e serbëve nga Kosova për të marrë shtetësinë ruse, por ajo duhet të respektojë ligjin e vet për shtetësinë, deklaroi dje ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.

“Ne kemi shqyrtuar hollësisht letrën e tyre. Duhet të veprojmë duke u nisur nga një sërë faktorësh. Në Rusi ekziston ligji për shtetësinë, i cili përcakton procedurën e dhënies së shtetësisë qytetarëve të huaj”, iu tha Lavrov gazetarëve në Moskë.

Në këtë mënyrë ra poshtë kërkesa e mbi 21 mijë serbëve nga Kosova për të marrë shtetësinë ruse, por mbetet oferta që ata të shkojnë për të jetuar në Rusi, më saktë në Siberi, diku mbi 4 mijë kilometra larg Beogradit. Një ofertë të tillë e ka bërë dje diplomati rus që e përfaqëson Rusinë në NATO, Dimitrij Rogozin.

Gazeta Blic transmeton fjalët e deputetes nga Zveçani në Kvendin e Serbisë, Stojanka Petkoviq, e cila ka thënë se kërkesa masive për shtetësi ruse duhet të kuptohet si “sinjal shtetit serb që të fillojë t’i kushtojë vëmendje qytetarëve të saj në Serbi”.

“Këtë që na ofroi Rusia është po aq qesharake sa deklarata e paradokohshme e Milan Nikoliqit që të shpërngulemi në Serbinë lindore dhe atje të merremi me peshkim. Thjesht nuk mund të besoj që kushdo nga serbët do të shpërngulej në Siberi”, tha ajo.

Tema
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi