Viktoria Xhako:PËRKUJTIMORE-IBRAHIM IBISHI-16. 12. 1953 – 24. 11. 2010
Faqja 1 e 1
Viktoria Xhako:PËRKUJTIMORE-IBRAHIM IBISHI-16. 12. 1953 – 24. 11. 2010
Viktoria Xhako:16. 12. 1953 – 24. 11. 2010
PËRKUJTIMORE
për të paharruarin IBRAHIM IBISHI në njëvjetorin e largimit të tij prej nesh, mbështetur në komunikimin tonë virtual. V. XH.
...
Befas, vjen lajmi tronditës nga miku PREND BUZHALA:
Prend Buzhala:
LAJM I HIDHUR: Para një ore vdiq shkrimtari, kritiku, poeti e mësimdhënësi Ibrahim IBISHI...
VARRIMI ËSHTË TË ENJTEN NË ORA 12, NË VARREZAT E PRISHTINËS.
(LAJMIN MA DHA SHKRIMTARI RAMADAN MEHMETI).
Ngushëllime familjes dhe komunitetit letrar e arsimor!
2010-11-24 në orën 7:10.MD
IBRAHIM IBISHI në kujtimet e mia:
Kur lexova për herë të parë vargjet e Ibrahim Ibishit, më tërhoqi eleganca e të shprehurit të tij. Butë, ëmbël. E përkëdhelte fjalën, vargun.
Lexoi vargjet e mia të para. I komentoi me të njëjtën elegancë. Plot dashuri dhe inkurajim. Kam ruajtur disa nga komentet e miqve në krijimet e mia. Mes tyre janë komentet e Ibrahimit, duke mos menduar kurrë që, miku i mirë, do të niste udhëtimin e tij pa kthim prapa, të cilat po i prezantoj nën titujt e poezive të mia, ashtu siç i ka shkruar ai:
MIQËSIA JONË
(Fletë nga ditari im)
Ibrahim Ibishi :
Mikja ime, është kjo një histori dashurie e rrëfyer në vargje nga retrospektiva. Një dashuri me fillim si të çdo dashurie e me përfundim të pafat. Gati të gjitha dashuritë e parealizuara janë të ngjashme: nisin dhe përfundojnë në të njëjtën kohë. Poezia jote i le lexuesit mbresë dhe e kthen prapa për të analizuar, apo së paku për të kujtuar hapat e parë të dashurisë rinore dhe të pikëllohet edhe njëherë për dështimin, duke e bërë kureshtar të dijë shkakun që nuk duhet më për gjë.
Më pëlqeu shumë, Zhorzh. Të falenderoj për kënaqësinë! Të prsh.
E premte 25 qershor 2010 ora 11:00
MJELLMA E FËMIJËRISË
Ibrahim Ibishi:
Shumë e bukur kjo poezi, Zhorzh. Më pëlqeu. Të përshëndes.
PO YLBERI NUK EKZISTON
Ibrahim Ibishi :
Një urë e pamaterializuar, një lidhje e imagjinuar që nuk mund të realizohet nga shkaqe të ndryshme. Ajo urë ( ylberi ) nuk ekziston. Dashuri e paarritshme. Po të ekzistonte,edhe historia e dashurisë do të kishte rrjedhën e dëshiruar. Po, ja që nuk ekziston. Ekziston ëndrra dhe poezia, përmes të cilave kjo dashuri e pamundshme realizohet dhe jeta është e bukur plot dashuri. Gjurma e ylberit mbetet në ndjenjën e poetit.
Mike, të përshëndes ngrohtësisht.
QË TI TË RRISH
Ibrahim Ibishi :
Zakonisht vargjet për vetminë fillojnë me hënën e rrethuar me yjet që nuk komunikojnë, me shikimin nga dritarja, me ëndrrën që mbetet ëndërr, me atë tjetrin që vazhdimisht të mungon... e si do të krijohej poezia e bukur pa këto elemente motivesh? Poezi e bukur, Zhorzh.
MË PRIT
Ibrahim Ibishi :
Poezia ka për motiv diçka që nuk vjetërohet kurrë, as del nga moda. Pritja si proces jetësor, apo çast ta quaj më mirë, e vë njeriun në sprovë dhe të shumtën e bën të palumtur sepse edhe jeta është e tillë. Mosardhjen e atij tjetrit, heroi lirik i poezisë tënde, duket se nga kjo distanca kohore e sheh më ndryshe, sepse është një kujtim, por, po të ishte shkruar poezia në çastet kur ndodh mosardhja, edhe ndërtimi poetik do të ishte pak më ndryshe. Sidoqoftë është një poezi e bukur, me varg,rimë dhe ritëm korrekt. Dhe mua më pëlqen narracioni poetik i natyrshëm dhe interesant.
Të dëshiroj suksese të mëtutjeshme, Zhorzh.
ENIGMA
Ibrahim Ibishi:
Zhorzh e dashur, me fascionove me këtë poezi e më shumë se poezi që bart me vete atë dilemën hamletiane: të jesh a të mos jesh, kur gjithnjë pas hapit të parë, vjen ai i radhës që e kundërshton vazhdimisht, sepse njeriu nuk është qënie krejtësisht e përkryer. Tek e fundit, pse mos të ketë të drejtë njeriu të dyshojë, ndërsa dyshimi vjen si rrjedhë e frikës se do të zhbëhet nisma e pritur një jetë njeriu.
Të përshëndes e të uroj suksese. Mua po më pëlqen shkrimi yt, arti yt.
PËRQAFIM I SHQYER
(Tregim)
Ibrahim Ibishi:
Veç sa lexova një prozë të bukur poetike, të cilën do të mund ta shkruante një njeri që ka profesion shkrimin artistik. Një përshkrim i veqantë i ambientit dhe një ligjërim magjik. Më pëlqeu shumë, Zhorzh, mikja ime. Të përgëzoj. Tashti u binda se ti lehtë mund të shkruash prozën. Të uroj suksese dhe guxim!
Kështu ka shkruar Ibrahim Ibishi, njeriu, mësuesi, poeti e miku, që u nda prej familjes e miqve krejt papritmas!
I PËRJETSHËM QOFTË KUJTIMI YT, IBRAHIM IBISHI!
Viktoria Xhako
(Zhorzh Sand)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi