Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:DO TË KTHEHEM TEK AJO DRITARE

Shko poshtë

Viktoria Xhako:DO TË KTHEHEM TEK AJO DRITARE Empty Viktoria Xhako:DO TË KTHEHEM TEK AJO DRITARE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 19, 2011 1:33 am

Viktoria Xhako:DO TË KTHEHEM TEK AJO DRITARE 275925_100000525636701_8351615_n

Viktoria Xhako:DO TË KTHEHEM TEK AJO DRITARE
Nga vëllimi i tretë poetik “JETË”

U rrita përballë asaj dritareje.
Një hije lëvizte pas perdes së tyltë.
Fillova të zgjohem mëngjeseve herët.
Drita përballë nuk mbyllte sytë.

Me marifet afrohesha tek avllia,
Një sy të hidhja brenda në dhomë.
Kthehu, kthehu, më thërriste nëna.
Shko, shko, zemra më thosh.

Një ditë ika nga shtëpia ime,
Me shikimin tek ajo dritare.
Nuk e di në kishte njeri brenda.
Zemra më rrihte sikur do më çahej.

Kaluan vite, kaluan dekada.
Dikur... u ktheva në shtëpi.
Nuk ishte më ajo dritare,
Në vend të saj, një gjysmë avlli.

Përsëri e shoh dritaren, përsëri,
Përballë meje çdo ditë, çdo orë.
Rreh një zemër aty brenda,
Zemrën time mban në dorë.

E mërkurë 16 nëntor 2011 ora 15:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

Viktoria Xhako:DO TË KTHEHEM TEK AJO DRITARE 383058_308170649210454_100000525636701_1243404_1485928532_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi