Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Braka:Poezi nga libri "Zhelani im i vogel"

Shko poshtë

Skënder Braka:Poezi nga libri "Zhelani im i vogel" Empty Skënder Braka:Poezi nga libri "Zhelani im i vogel"

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 20, 2011 12:34 am

Skënder Braka:Poezi nga libri "Zhelani im i vogel" Kopertina%20e%20libit%20%20%20Zhelani%20i%20vogelSkënder Braka:Poezi nga libri "Zhelani im i vogel" 276250_100000232643811_146719746_n

Skënder Braka:Poezi nga libri "Zhelani im i vogel"

E shtrenjta nëna ime...

Në ninullat e mbremjeve kur djepin më përkundje.
Kodin e jetës më hidhje mbi fytyrë.
– rritmu biro, si pëllumb i bardhë,
- rritu biri im, bëmu si një yll.
Ungjijët e shpirtit ballit m'i këndoje.
Nën ethet e trishtimit, prej rënkimit mekur.
E shtrenjta nëna ime, veten rënd qortoje,
se s'kishe ç'të më jepje, veç pak bukë të thekur.
Supeve të brishtë, rënduar mijëra halleve.
Veshur me të zeza, buzëqeshja sapo nisur.
Fatet të kryqëzuan, të hapën dhjetëra varre.
Nën lotëte e ngrirë, të rridhte jetë e ngrysur.
Me butesi mendafshi ,si një vello hedhur.
Fjala jote ëmbël ditëve më përcillte.
Ngrohtësi e shpirtit tënd porsi llavë derdhur.
Hap pas hapi nënë, trupit seç më digjëte.
Në bebëzen e syrit e gjallë ti më je ngrir.
Dhe pse thinjur je, tretur gjer në kockë.
Për mua mbetesh deti, prej dallgësh e përpirë.
Unë një copëz valë,a si e vogëla përroskë.
Në ditët e marsit të trishtë..

Marsi i Trisht

Sindodhi fillimisht s’e mbaj mënd,
Kujtoj një det të trazuar njerëzish
në një mot të trisht.
Në një mot pa mot,humbur përjetësisë.
Kalatat përpinin me zhurmime akualiptike
dhe moli i plakur digjte vegimet e pafundësisë.
Dridheshin gjymtyrëve të mija gjithë djajtë e marrosur.
Mbi ca dragonjë të mëdhenjë këndoheshin këngë magjike.
Mes ulërimash shkonin, nën mërmërimat e kodit
të urdhërave të përnatëshme.
Vidhisur kohërave të herëshme biblike.
Mes atij deti njerzish lundroja dhe unë.
Shashtisur prej një nxehtësi joshëse të ferrit,
pa përfillur fatkeqesitë e tmerrshme.
Mes një reje pluhuri imagjinoja parajsën e kozmosit
dhe udhë të shtruara me shkëlqim të mermerit.
Pastaj një Karaka direkthyer,
me cima të copëtura prej marrëzis së largimit.
Zhytur thellë detit të trazuar me një stuhi rënkimesh,
duke notuar ne ajerin e stuhise,
i mbytyr në pusin e thellë të braktisjes.
Larg, vetëm një dritë pulsonte.
Si i veti dëshmimtar i ditëve të rrëmetit.
Ishte fari ngritur mbi kodrën mjerane të qytetit.

Prill i thyer.

Ne rrinim mbeshtetur në pravaz të ballkonit.
Të tjerë pas xhamave fshihnin fytyrat e vrenjtura.
Mbasditja e mbërthyer nën ethet e trishtimit.
Përcillte mes pluhurit te horizontit
fatkeqesitë e tmerrëshme.
Ne mbeterine e xhungles.
prilli kishte thyer njërin krah.
Të gjitha anijet ishin fundosur në radë,
vetëm rimokiatori lëshon zhurmë e tij të mbytur
Lufta kishte ulur armët e saj.
Në ditarin tim vetëm diçka kisha lënë të pashkruar.
Diçka, që kurrë nuk kisha për ta mësuar.

---- Prill 1997 ----

Një sekondë, të përulem.

I rikthehem ngahere nje kohe apatike.
Nje kohe te ploget, pa nerv,
mbushur dogmash oqeanike.
Por s’mundem te hesht
per kete te sotme poshteruese
dhe te mos mbetem skeptik
per nje te ardhme mashtruese.
Nese ne te shkuaren me ka munguar
ngahere nje pikenisje,
sot nuk e di nese do te kem nje here te veteme
ndonje pikembrritje.
E ndersa mend
jen vras mbeshtetur
ne tavoline e pune sime.
Nje ze qiellor vjen e me thote:
- Mbushe zemren me durim.
Une serish do te kthehem nje dite,
pasi ju te gjithe jeni pjella ime.
Dhe kjo eshte shpresa e pafundeme.
Nje sekonde, te perulem.
- Amen! Lutja ishte e dlirë.
Lutja ishte e gjithshpirteshme.
E vetme dhe aspakak e veshtire.

Rropatur per qiellit..

Rrrpatem diteve te vetmise se pergjakur.
Cigaret ndez e fike mbi nje tavull te bardhe.
Djall i mallkuar qe enderrat me ke perflakur.
Nje cope dallge me ke lene ne kete oqean shkatrrimtar
Mbytur anija ime pa shprese shpetimi.
Kapedani kokekrisur ne drejtim te pakontrolluar.
Shtrenguar mes dhimbjesh prej syrit te perçmimit.
Dhimbshem shoh hyjnite e lufterave gjumnjezuar.
Diku tej mbi dallget e bardha ,thithur prej nates.
Shenjterimi perfaqsuar mes luftera intrigash.
Lotet e popujve fshin si djerset e vapes
dhe zeshem mallkon kete gjyeti te pambarimt shtrigash.
Nje ze me shume, nje klithje e gjate.
Ethshem gjemojne nen britmat e urise.
Mbi terrin e mbjell plantacioneve te mendimit.
Rrebelohet per qiellit zheline e coptuar e lirise.

Zhelani im i vogel

Nuk di ku e kalove këtë natë dimri.
Jashtë bënte ftohtë.
Jashtë binte shi.
Cila strehez zhelani im i vogel t’u bë jastëk?,
Cila rrugicë e ngurosur , t’u bë çati?
Fërshëllima jote ëmbël , trupin m’a ka tkurrur.
Kapelja Gavroshjane,lotin syrit m’a ka tharë.
Dritherimat e zemrës sa herë më janë përgjakur,
nën vështrimin tënd të heshtur,
përbrënda ndezur zjarr.
Rremuar kazanëve kanace alumini,
ditët i ngrysje me thesin hedhur shpine.
Me zëmër të vrarë, pa më të vogëlën dëshirë,
i rreckosur trupi yt,mbetur bredharak rrugine.
Zhelani im i vogël.
Barkun me bukë, s’ta pash nje herë të ngopur.
Ftyurën e hequr, prej njolla lotësh të përskuqur,
nje here s’ta pash të larë.
I helmuar shpirti yt prej varferisë, cfilitur.
Lutjen e përditëshme mërmërisje duke qarë.
Mbetur i helmuar prej varferisë ekstreme.
Lodrat e moshës s’ti pash një here në dorë.
Buzëqeshja buzëve mbetur e prangosur
dhe syri shikimtretur prej mëkatit fëmijnor.
Si ti mjekoj plagët e tua zhelani im i vogël?
Buzët e tua si mundem t’i bëj të këndojnë?
Unë zërin e të vertetave të tua,
s’kam për t’a gozhduar.
Ditët e tua s’mundem t’i lë më të rënkojnë.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi