Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deshira Haxhi:Zhytje ëngjëllore!

Shko poshtë

Deshira Haxhi:Zhytje ëngjëllore! Empty Deshira Haxhi:Zhytje ëngjëllore!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 20, 2011 12:53 am

Deshira Haxhi:Zhytje ëngjëllore! 309883_264346060280134_100001142253200_708660_1587176863_nDeshira Haxhi:Zhytje ëngjëllore! 369577_100001142253200_946906981_n

Deshira Haxhi:Zhytje ëngjëllore!

Në muzgun e dimëruar të mbrëmjes
ndeza oxhakun me shkëndijë zemre
me shikim mes flakësh, e përhumbur
brenda kurmit tënd,u zhyta o ëngjëll.

Përqafova qetësinë, e fjeta mendimet
në shtrat të trëndafilave ëndërrova
fustani i qendisur me petale ëngjëjsh
e vesha pelerinën e ylbertë e shkova...

Kalova errësirën e vrazhdë te natës
me hapin e dritës u ndodha mes resh
u gjenda mes yjesh e rendja si flutur.
Hëna lozte një serenat,aty pak më tej..

Mbështeta kokën në dëshirat e tua
Më ra përtokë ajo pelerinë e ylbertë
përtej flakësh ne orbitën e ndjenjës
cava guaskën ëndrrer e dola në jete..

Ylli më afrohej me nje pelerinë në dorë
Ish e imia ndjenje, nje ujëvarë mbi shkëmbenj!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi