Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:ZEMRA E THOT

Shko poshtë

Mentor Thaqi:ZEMRA E THOT Empty Mentor Thaqi:ZEMRA E THOT

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 20, 2011 11:32 pm

Mentor Thaqi:ZEMRA E THOT 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:ZEMRA E THOT 298430_280714458624633_100000582437455_1007033_1724119439_n

Mentor Thaqi:ZEMRA E THOT
(Heronjtë, çdo ditë kanë Ditëlindje)

Në fëmijëri
bashk me ëndërrat,
më rikthyen
të bëmat,
heronjtë,
po të njëjtit
të Mëdhenjë,
si ahera
kur unë i vogël
përballë,
si përhera!
Lugut t´Behocit,
trup
përmes vigut,
n´pritje t´mikut,
n´konak,
me oxhak,
n´zemër t´Dubovikut,
për çdo uratë!

Nëna Ajshe,
me të bardha
shami e shpirtë
edhe n´ditë të zeza
n´zymtësi,
nja dy fjalë
nga goja e Jusufit,
nja dy tjera,
nga letra e Bardhit,
n´Verra t´Llukës,
në nderë t´bukës,
pajton gjaqe
për hater t´Lumbardhit!

Pranverë Dardanie,
përballë Gjeravice,
plot aromë dhëmshurie
dhe krenari sakrifice!
Ke Urë e Haxhive,
në ndarje-lidhje
t´Nahive,
n´ballafaqime,
sa sublime,
ëndërra ime,
e atë Platformë
atë ditë e sot,
n´dorë të fortë,
shekulli s´e lot,
nga Jusufi
mëndjeplot,
ke Bacë Smajli
me shpirtë të ngrohtë,
po, atë ditë e sot
plot mall e lot
dhe dashuri plot,
zemra e thot,
Lavdi gjithëmot!
Urimet për Ditëlindje
i ke çdo ditë,
si dje, sot
e n´mot,
na falë për shumë dhimbje,
Bacalok,
o Poliglot,
o Kolos
me rrënjë n´Epos!
Lum si ne
që t´patëm
dhe Shekullit vlerën
matëm!

Mentor Thaqi VS., 01.10.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi