Shërbimet informative të partive (jo) aktive

Anëtarë nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës në Kuvendin e Kosovës konsiderojnë se disa nga partitë politike në vend ende i kanë funksionale strukturat e tyre të inteligjencës, por jo në formën që mund t’i kenë pasur më herët.
Kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Florin Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se shërbimet e partive politike, ende nuk kanë pushuar së funksionuari.
“Unë nuk besoj që janë shuar se nuk kam asnjë dokument. Nuk mund ta mbyllësh një agjenci pa i raportuar dikujt, pa treguar se çka ke bërë, ku i ke lënë dosjet, kur e ke përfunduar aktivitetin. Unë nuk iu besoj këtyre njerëzve, thellësisht nuk besoj në këta njerëz. Vetë fakti se kanë ekzistuar këto shërbime edhe nuk janë mbyllur, ato janë në veprim. Mendoj se kanë tjetërsuar formën e veprimit, janë sofistikuar. Këto tash merren më shumë me tregti ilegale”, deklaron Krasniqi.
Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, anëtar tjetër i këtij komisioni, thotë se ekzistojnë shërbime të fshehura të partive politike.
Ai madje thotë se veprimtaritë e këtyre shërbimeve tashmë është tjetërsuar, duke u marrë kryesisht me fitimin e tenderëve të ndryshëm.
“Ka grupe të caktuara të atyre shërbimeve që kanë ekzistuar më herët. Por, këto grupe tash nuk janë të koncentruara në mbledhjen e informacioneve sa i përket kërcënimeve të sigurisë së Kosovës apo kërcënimeve të tjera, por kryesisht janë në funksion të interesave klanore edhe politike, edhe financiare. Kryesisht janë të drejtuar nga çështjet e tenderëve, dhe si të tilla, vazhdojnë të funksionojnë”, thotë Ramadani.
Duke folur me tej për veprimtarinë e këtyre shërbimeve, Florin Krasniqi thotë se Kosova është duke u dëmtuar nga aktivitetet e tyre.
“Mendoj se shumica e tregtisë që bëhet në veri të Kosovës, bëhet përmes ish-njerëzve të shërbimit ose njerëzve që veprojnë ende në këto shërbime. Pjesa më e madhe e tregtisë ilegale, shumica e tenderëve, të gjitha gjerat e këqija që i vijnë Kosovës, i vijnë prej pasojave që kanë rezultuar prej këtyre aktiviteteve ilegale”, bën të ditur Krasniqi.
Çështja e shërbimeve informative ilegale në Kosovë, gjatë kësaj jave është diskutuar edhe me drejtorin e AKI-së, të cilin e ka ftuar komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e këtij institucioni të sigurisë.
Drejtori i agjencisë, Bashkim Smaka, nuk ka qenë në gjendje të thotë nëse në Kosovë ekzistojnë shërbime inteligjente ilegale të partive politike.
Nga ana tjetër, ish-këshilltari i presidentit Ibrahim Rugova, Ramë Maraj, i cili është thënë se ka qenë udhëheqës i shërbimin informativ Sigurimi i Atdheut, shërbim ky që thuhej të ketë qenë në shërbim të LDK-së, ka deklaruar së fundi se nuk është në dijeni për ekzistimin e një shërbimi te tillë.
“Ne nuk kemi dijeni se ekziston një grup shqiptarësh që identifikohen me këtë fantazmë. Për mua është i panjohur emri SIA. Për mua nuk ka njohuri të tjera ky fenomen. Ka dalë në një gazetë serbe, dhe tash gazetën serbe po e përdorin si burim gazetat tona, edhe vet gazeta serbe nuk jep fakte”, u shpreh Maraj në një konferencë për media para pak ditësh.
Ndryshe, në muajin prill në Kuvendin e Kosovës është iniciuar një nismë për hetim parlamentar ndaj Shërbimit Informativ të Kosovës, të njohur si SHIK, për të cilin thuhej se ka vepruar në shërbim të PDK-së.
Kadri Veseli, pas shpalljes së pavarësisë, në një deklaratë për media, në cilësinë e udhëheqësit të SHIK-ut, pat shpallur të shuar aktivitetin e këtij shërbimi.
Nisma e ardhur nga deputetët e AAK-së, nuk ka pasur kurrfarë rezultati, pasi që nuk është përkrahur nga shume deputetë.
Ndryshe, në raporte të ndryshme është thënë se përveç shërbimeve të partive politike, në Kosovë kanë vepruar edhe shërbime tjera inteligjente, si ai BIA i Serbisë, por edhe shërbime të shteteve të tjera.
Aktualisht në Kosovës i vetmi institucion legal i shërbimit informativ është AKI-ja.
Kushtetuta e Kosovës parasheh që Agjencia e Kosovës për Inteligjencë të zbulojë, hetojë dhe mbikëqyrë kërcënimet ndaj sigurisë në Republikën e Kosovës.
Agjencia duhet të jetë profesioniste, politikisht e paanshme, shumetnike dhe i nënshtrohet mbikëqyrjes nga Kuvendi në mënyrën e përcaktuar me ligj. (rel)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi