Luftëtarë të UÇK-së
Luftëtarë të UÇK-së
Mejdi Asllani (djathtas) e Muhamet Rrobeli- i vrarë me atentat!? |
Mejdi Asllani (me hartë në dorë) tok me trimin “Bugari'' |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Luftëtarë të UÇK-së
Por Bajram Hallaçi, të cilit ia kishin dënuar vëllain me vdekje, pa faj, i thotë Mejdiut që të presë deri në pranverë, e të dy bashkë, pas kryerjes së aksioneve: ti vraje Jokanoviqin dhe unë po e vras Sabit Jakupin, dhe dalim në mal!!
Mejdiu jeton një vjet në arrati
Mejdiu kalon në ilegalitet nëpër jatakët e vet.
Mejdi Asllani e Kadri Mani kanë bashkëvepruar në Shoqatën e Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër
Sapo u ktheva në shtëpi, e hapa kompjuterin dhe gjeta këtë shkrim polemik me hoxhën Mirsim Maliqi nga Kumanova:
“Atë pseudonim e kam përdorur në letrat e mia më 1997, me kërkesën e kolegut tim zotit Mejdi Asllani, i cili e kishte një grup djelmoshash në Zvicër, dhe m’u lutën që përvojën time t’ua përcillja.
Ato letra që qarkullonin fshehurazi dorëmëdorë dhe pëlqeheshin nga të rinjtë e vlerësoheshin lart edhe nga vetë zotni Mejdi Asllani (më vonë komandant i UÇK-së, me pseudonimin-”Plaku” dhe jeton sot në Prishtinë, në lagjen Emshir), i kam botuar te libri im: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”, Botoi Shtëpia Botuese KOHA, Tiranë-1999; ku jo vetëm një, por kam përdorur krahas dy pseudonime “Kont Urani” dhe “Vrana Konti”- besniku më i mirë i Skënderbeut, natyrisht duke paraqitur edhe besnikërinë time të pathyeshme për çështje të atdheut dhe ndaj shoqeve e shokëve të mi.
Le të dalin sheshit mirsim maliqët dhe le të më denoncojnë nëse në çfarëdo situate apo gjatë hetimeve të kem përmendur qoftë edhe një emër të vetëm dhe të ketë pësuar dikush!?
Prandaj kërkoj nga ai dai që të dalë e ta përgënjeshtrojë vetveten, sepse e ka gabuar keq adresën dhe më ka ngatërruar, siç thonë gjakovarët, bigajri hak.
Ndryshe, unë e di se çfarë bëj me të, e veçanërisht ata që shpifin nga pozitat e fesë myslimane, të cilët as kanë fe as atdhe!!
Mr. sc. Kadri Osmani-Mani
6.11.2007”
(Nga një polemikë me hoxhën Mirsim Maliqi nga Kumanova)
Zotni Mejdi Asllani rrjedh me origjinë nga Hasi i Prizrenit, nga babi Asllan- Can Asllani- Shegjeqi, e nëna Zymryte Agushi- Asllani nga Cernica, meqë Cani si furrxhi ishte vendosur në Gjilan.
Shkollën fillore e kreu në Gjilan e po ashtu edhe Gjimnazin dhe me dhënien e provimeve plotësuese edhe shkollën e mesme ekonomike, seksionin administrativ. Pastaj qe regjistruar në Fakultetin Juridik, por nuk arrin ta kryej për shkak të aktiviteteve dhe angazhimeve të shumta shoqërore, ama edhe aq (dy vjet fakultet llogaritej si “Fakulteti Joiplotë” ose “Shkolla e Lartë Juridike”, por për atë kohë i ka mjaftuar që të zgjidhet gjyqtar për kundërvajtje: që nga kjo pozitë tregohet fort popullor dhe bie në konflikt me pushtetin-pushtues dhe shërbëtorët e tij!
Bashkëshortja e tij, zonja Nurije Syla- Asllani vjen nga Bresalci; ka kryer shkollën fillore, ata kanë tre bij: Bekimi, Asllani e Kushtrimi; rerjat (nuset) Diana e Lendita dhe nipat e mbesat- Bjondina, Shkëlzeni, Arianiti e Pashtriku. Jetojnë të lumtur e në harmoni të plotë familjare, dhe krenarë për të kaluarën e tyre të ndritur.
Web-site Vlade Republike Srbije “Vesti” Kosova i Metohije
Dva policajca ubijena, jedan ranjen (Jo, por katër të vrarë!!!!)
Policët Milovan Blagojević (1967) dhe Dragan Velić (1963) janë vra të parët, e pastaj edhe Dragan Trajković,
Dragan Veliqit nuk ia ka hedh bombën Mejdi Aslani, por i biri i tij Asllan Asllani, i kanë shoshitur me automatin "skorpion" kurse konstatimet e policisë sulmuese se iu kanë dhënë edhe nga një plumb në kokë pas vrasjes, është gënjeshtër me bisht: Asllani humanist nuk bën veprime të tilla, ai vetëm mbrohet dhe nuk sulmon, trimi që nuk iu frikësohet për të gjallë, s’kish si t’u frikësohej pas vdekjes!
Aslani Asllani e ka vra Blagojevićin, i cili shumë herë është goditur në kokë dhe ka plaguar Trajkovićin, i cili është shtruar në Klinikën – Qendra Spitalore në Prishtinë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Policëve të vrarë luftëtarët e lirisë jua kanë marrë armët – revolverët dhe pushkët automatike, si dhe radiostacionin, e pastaj kanë ikur në Zllash në aradhen e vet të UÇK-së... Policia e pati bllokuar rajonin dhe po bëheshin hetime të kota!
Në vendin e ngjarjes të kacafytjes po prezantonin përfaqësuesit e misionit Verifikues të OSB-së të Kosovës (jo edhe të “Metohisë”, siç shkruan shtypi shovinist serb).
Kurse aletet e veglat e gjetura në shtëpinë e Mejdi Asllanit, ishin sjellë nga Zvicra për automjete të veta, e jo për “shpartallime” veturash e banesash të huaja me qëllime vjedhjeje, dhe për shtypjen e numrave të motorëve e të shasive të automjeteve “të vjedhura”, sikur tenton ta komprometojë këtë familje atdhetare e luftëtare të lirisë “Web-site Vlade Republike Srbije “Vesti” Kosova i Metohije”!!
I lutim lexuesit që t’ia hedhin një sy fotografisë së parë: ku shihet rendi i bllokove, e që pas luftës Mejdi Asllani me bijtë e tij e ka ndërtuar katin e shtëpisë së tyre përdhese, dhe kjo iu ka mjaftuar përgojuesve që të pëshpëritin se kinse edhe Mejdiu po radhitet midis atyre që po “pasurohen” pa punë e pa djersë!!
Vlen të shtohet se zotni Bekimi nga Zvicra kishte sjellë 25.000.- marka dhe mbi 10.000.- franga.
Zotni Mejdi Asllani merret edhe me letërsi dhe me publicistikë:
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Luftëtarë të UÇK-së
Mejdi Asllani
YJE TË PASHUARA
-Ja, atje lart në qiell
një yll shumë po shndrit
a mos është, vallë, ai diell
apo janë të Bardhit*) sytë?
-Ah! Thëllënzë imja, bijë
i thotë babai vogëlushes ngadalë
që të gjithë yjet një nga një
janë sytë e të rënëve për ideal!
Ja, shikoji atje si vezullojnë
shkronjat liri nga yjet vizatuar
gjakimin e heronjve ato tregojnë
për tokën tonë të amshuar.
*) Bardhosh Gërvalla, të cilin UDB-a jugosllave e vrau së bashku me vëllain, Jusufin, dhe me shokun e jetës e të luftës, Kadri Zekën, në Gjermani, më 17 janar 1982.
(Botoi revista “Shqipëria etnike” nr. 2/1999, f. 30.)
LUTJE RINISË
Moj RINI or diell mbi dhe
Ja sa të bukur e ke forumin
Rrekju punës për atdhe
S’ka fuqi që ta humb mundin
Hapi sytë e mendo vetë
Mos prit shumë prej çdo matufi
Nënshkruajnë gjëra si të ishin fjetë
Thonë, ja ç’bëra unë fatlumi!
Ç’do gjësend që ta falë armiku
S’është e ëmbël sikur fiku
T’i lidh këmbët e t’bëhet vrer
S’mund ta mbash mbetesh pa nder
Një armik që ke pasë ndër shekuj
Gjysh stërgjyshi ty t’i ka prerë
Mos pandeh se t’bëhet tjetër
Herë është ujk, e herë t’bëhet dhelpër.
Burra t’urtë ka pasë ndër ne
Na kanë mësuar po pa ndërpre,
Së pari liri e pastaj fe
Pa liri asgjë nuk ke.
Kohë e fundit të mbledhësh n’vete
Shumë je vrarë, je torturuar
Mos lë shokët me ra në hendeqe
Me mashtrime me u pajtuar.
Më 4 shtator 1996
MILINGONA DHE NAPOLEONI
Nga Mejdi Asllani
Pas tri betejave të humbura, diku në Rusi, Napoleoni me ushtarësh e mbetur gjallë dhe me një numër të madh ushtarësh të plagosur, u tërhoq në një pyell, ashtu në këmbë, një kohë të gjatë, vështroi personelin mjekësor duke iu dhënë ndihmë ushtarëve të plagosur...Në foto nga e djathta: Nazmi Gashi, Mejdi Asllani, Salih Basha e Muhamet Rrobeli
I dëshpëruar pa masë, për tri disfatat e njëpasnjëshme, si dhe për numrin e madh të ushtarëve të vrarë dhe të plagosur, nxori shpatën nga brezi dhe e theu me gju, mori edhe pushkën e vet dhe me ra për një lisi dhe e theu. Vendosi që të mos komandojë më. U ulë dhe u mbështet pranë një lisi.
Dhe ndodhi ashtu, siç ndodh zakonisht me njerëz kur bien në dëshpërim të thellë, që të koncentrohen në gjëra të imta, që nuk çojnë peshë për momentin, por që rrënjosen thellë në memorien e personit dhe i bart me vete përgjatë gjithë jetës.
Napoleoni vërejti një milingonë, që kishte rrëmbyer një insekt, që ishte dhjetë herë më i madh se vetë. Ashtu me insektin në gojë u orvat të ngjitej në lisin e vjetër, i cili diku lart e kishte një zgavër. E barti, e barti dhe ende pa arritur në një të tretën e lartësisë, u lodh dhe u rrokullis tok me insektin në tokë.
Napoleonit i preku buza në gaz, dhe ku ta dish se çfarë mendo në vete. Papritmas vërejti se milingona nuk kishte heq dorë nga kjo punë, dhe pas një pushimi të shkurtër, përsëri filloi të ngjitet lisit përpjetë, si herën e parë. Pasi u ngit deri në gjysmën e lisit, përsëri u lodh dhe bashkë me insektin, u rrokullis në tokë, pushoi aq sa ju desht dhe përsëri ju katrrith lisit përpjetë, e kësaj radhe arriti të ngrihet deri dy të tretat e lisit dhe sërish u lodh, e bashkë me insektin u rrokullis në tokë.
Një tash, kur Napoleoni priste se milingona do të hiqte dorë nga kjo punë, ndodhi e kundërta, pas një pushimi pak më të gjatë, milingona, sërish ju katrrith lisit dhe dalëngadalë, arriti te caku ku e kishte qëllimin, ndaloi në buzë të zgurës dhe filloi me ngrënë insektin.
Napoleoni u ngrit në këmbë, nga oficeri që e kishte afër, mori një shpatë, nga tjetri një pushkë. Urdhëroi të rreshtohen forcat e shëndosha, risulmoi përsëri kundërshtarin dhe e fitoi betejën aq të dëshiruar.
Më datën 6.11.1989
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Luftëtarë të UÇK-së
Babë e bir: Mejdi e Bekim Asllani Asllan |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Luftëtarë të UÇK-së
AUTONOMISTËT OSE TË MARRË OSE TRADHTARË
Edhe qytetari më i painformuar politikisht, i këtyre trevave, nga Trigllavi e deri në Gjevgjeli dhe nga Qystendili e deri në Ulqin; kur dihet mirë se Kushtetuta dhe autonomia e viti 1974, është e parealizueshme dhe e pakthim, për Kosovën dhe për Vojvodinën, ashtu sikur se edhe ringjallja e Titos. Sepse, autonomi e ‘74 për këto dy krahina ka qenë e lidhur ngushtë për postin e Titos. Meqë ai ka vdekur bashkë me postin e tij, ka vdekur edhe rreziku për kolltukun e tij.
Çdokush mund të mendojë si të dojë, por raliteti flet kështu. Autonomia e vitit ’74 nuk është fituar, sepse ne shqiptarët atëherë, kishim një elitë politike aq të aftë, sa që përmes meritës së tyre ta realizonim atë. Por, sepse Titoja ishte një respektues i madh i të drejtave të njeriut, sidomos kur është fjala për shqiptarët apo hungarezët në Vojvodinë. Dhënia e kësaj autonomie për Kosovën dhe Vojvodinën, njëkohësisht ishte rezultat i rrezikut permanent, që regjimi i asaj kohe i vinte pikërisht nga Serbia. Që filloi të bëhet edhe më evidente pas vitit 1951. Kur u bë kthesë, në sistemin politik dhe ekonomik të Jugosllavisë, me rastin e shpalljes së “vetëqeverisjes” dhe të sistemit sipas efektit të punës.Adem Shehu, Kadri Hamiti dhe Asllani
Mund të pyes dikush: pse bash kjo datë?- kur edhe përpara ka pasur incidente politike në raportin Sebi-Tito, si p.sh. shkarkimi dhe burgosja e Millovan Gjillasit etj. Kjo datë ka qenë momenti i kryqëzimit të shpatave, mes Serbisë dhe Titos, ka qenë apo s’ka qenë vizion i Titos, se herët a vonë do të vijë deri te një kryqëzim shpatash, nuk po humbim kohë me të. Por që këtu fillon mosdurimi mes Serbisë dhe Titos, po i jap këto fakte, me të cilat besoj se pajtohet çdo kush që e njeh historikun e periudhës së historikut të Titos.
Që nga viti 1945, e deri në vitin 1951, fuqia e sundimit politik në Jugosllavi, ishte e centralizuar. Si në fushën ushtarake, ashtu edhe në atë politike e policore. Kurse bërthama e kësaj force ishte Serbia, si republikë më e madhe edhe pse këtë e kishte trashëguar nga lufta, e ashtuquajtur Nacionalçlirimtare. Serbia këtë e shfrytëzonte maksimalisht. Kurse me dhënien e të drejtave për vetëvendosje, kjo bërthamë shpërbëhej në njësi më të vogla.
Nga ana tjetër Serbia hegjemoniste, që me dekada ishte mësuar, ta mbaj grushtin mbi kokat e kombeve dhe kombësive tjera të Jugosllavisë cariste dhe të tanishme. Duke parë se kjo po i del nga dora, aq më tepër u dëshpërua në Titon dhe filloi lufta politike, për përmbysjen e tij. Në fillim vërehej përforcimi në kuadrot ushtarake dhe policore, përmes dërgimit masiv të kadetëve nëpër shkolla gjegjëse, pastaj përmes zënies së vendeve kyçe, të këtyre profileve, si dhe përmes propagandës anti-titiste në Serbi, sikur që ishin: Titoja nuk është kroat por rus, pastaj se nuk është rus por është kroat dhe po ia mbanë krahun kroatëve. Pranda se po i shkelë të drejtat e serbëve e kështu fillojnë edhe shkarkimet nga postet. Së pari të Dobrica Qosiqit, pastaj të Ivan Goshnjakut nga posti i Komandantit suprem të shtatmadhorisë jugosllave, dhe të Koça Popviqit, ministër i punëve të jashtme të Jugosllavisë. Por prapë më kot, sa e shkarkonte njërin, tjetri e vazhdonte punën me intensitet më të madh se i pari. Në vitin 1966, prapë iu dashtë ta shkarkojë Aleksandër Rankoviqin, me tërë rrjetin e tij të madhtë që e kishte krijuar nëpër mbarë Jugosllavinë dhe mezi që e shpëtoi lëkurën e vet.
Atëherë i ra ndërmend se përmes dhënies së të drejtave më të mëdha të kombësive tjera, sikur që ishin shqiptarët në Kosovë, të cilët i kishin mbushur burgjet e Jugosllavisë, vetëm e vetëm pse po i kërkonin të drejtat e veta, sepse vazhdimisht u rridhte goja gjak, nga një sundim më brutal dhe më fashistoid, që ndonjëherë ka parë bota bashkëkohore. Poashtu edhe kombësive tjera në Vojvodinë, ku ka hungarezë, rumun etj., të cilët as që guxonin t’i kërkonin ato të drejta.
Në fillim përmes zgjerimit të të drejtave, sikur që ishte e drejta për përdorimin e gjuhës amtare në administratë, pastaj, pas ndonjë demonstrate sado të vigël, kinse po i plotësonte kërkesat, na u dha e drejta e përdorimit të flamurit dhe të emblemave kombëtare, më vonë, pasi edhe hapja e Universitetit. Në anën tjetër lufta e pakompromis Tito-Serbi, sepse shkarkimet në Serbi pasonin një pas një, si p.sh. shkarkimi i: Nikoziiqit, Latinka Peroviqit, Drazha Markoviqit, ky i fundit u kthye prapë, kinse pas pendimit të tij etj.
Dhe kështu me radhë vjen deri te dhënia e kushtetutës dhe autonomisë së viti 1974, e cila u dha me një qëllim të vetëm, për ta shpëtuar Titoja kokën e vet. Duke e dobësuar Serbinë, e cila tanimë, jo vetëm që nuk i kishte me vete më këto dy Krahina, por me të madhe i kishte edhe kundër vetes.Nga e majta: Bekim Asllani, Adem Shehu, Kadri Hamiti
Dikush edhe mund të thotë: se kjo autonomi ka qenë meritë e elitës politike të asaj kohe, me në krye Mahmut Bakallin, dikush tjetër se, ka qenë meritë e lëvizjeeve atdhetare, të cilat nuk ishin të pakta. Por një dihet se regjimi i Beogradit ka qenë krejtësisht i shurdhër për kërkesat e shqiptarëve, pos kur përmes tyre e ka parë interesin e vet, atëherë edhe sot.
Këtë përshkrim të rrjedhës deri te autonomia e ’74 e bëra me qëllim për ta shtruar pyetjen: Kush në Serbi pranon ta dobësojë Serbinë?- duke i dhënë këtë autonomi Kosovës, të cilën që nesër mund ta kërkojë edhe...
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Luftëtarë të UÇK-së
Në Emshir të Prishtinës
Nga Sokol Murati
Mejdi Asllani (Palku), kishte filluar të qante në Zllash të Gallapit, kur kishte parëe dëgjuar për masakrimin e familjes Delijaj në Drenicë. Në tubimin me kolegët që përfaqësonin strukturën mbrojtëse të UÇK-së, e kishte ndjerë veten shumë keq kur i kishin dalë lotët, pasi shumëkush kishte menduar se ai ishte plakur për t’i përballuar pamjet e tilla me skena të trishtuara. Bashkëpunëtorët e tij, thjesht, kishin menduar se nuk është më për luftë e për front. Njeriu me pseudonimin “Plaku”, që në dukje të parë nuk i bënte përshtypje askujt se kishte guximin maksimal të luftëtarit, më vonë do të jenë në qendër të vëmendjes për guxim dhe shkathtësi, duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe familjen.
Mjedi Asllani (plaku) gjashtëdhjetë e pesë vjeçar (6.4.1940), të dielën dilte nga shtëpia e vet dykatëshe në lagjen Emshir, të Prishtinës, me mustaqe afër veshëve, i hareshëm se në oborrin e shtëpisë së tij luanin gjashtë fëmijë që i jepnin gjallëri shtëpisë, e cila ishte në planin e zhdukjes të policit të njohur famkeq të Prishtinës, Draganit të njohur, i pandehur si ekzekutuesi mafioz i organizatës terroriste serrbe “Dora e zezë”. Ai i kishte premtuar eprorit të tij, më 1999, se do t’ia dorzonte të gjallë në uniformën e UÇK-së, pjesëtarin e njësitit të gueriles “Skifterët”, Mejdi Asllanin me dy djemtë, Bekimin dhe Canin. Dragani famëkeq, i njohur në Prishtinë si polici me kaubojllëk të shfrenuar, te i cili nuk kërkonte askush llogari, ishte paralajmëruar nga informacionet e regjimit se po rrezikonte të shkelte në dërrasë të kalbur, pasi Mejdi Asllani, nuk do ta duronte atë të bënte çfarë dëshironte në shtëpinë e tij, përballë ujësjellësit të Prishtinës. “Jo, ishte përgjigjur ai, o do ta sjell atë të gjallë në stacion, o nuk do të kthehem as vetë!”.Bekim Asllani- Xeni, Kujtim Qerimi- Darani, Fatmir Ajeti- Brica, Basri Canolli- Shpendi, Afrimi- zjarri
Mejdi Asllani, i njohur si Plaku i UÇK-së, më datën 7 mars të vitit 1999,m me të zbardhur agu i mëngjesit, filloi luftën me pjesëtarët e policisë serbe të armatosur deri në dhëmbë, në lagjen Emshiri dhe la të vdekur dy policë serbë dhe të tretin të plagosur për vdekje dhe nga shtëpia tërhoqi gjithë familjen në malet e Gallapit, pa therrë në këmbë. Në vitin e krimit serb në Kosovë, MUP-i i Serbisë me sigurimin e fëlliqur publik, rrethoi Emshiirin dhe keqtrajtoi dhjetëra qytetarë si dhe bastisi shumë shtëpi, në kërkim të njeriut që treti gjurmët si të mos kishte qenë fare aty. Policët serbë, pas ekspertizës, kanë lënë edhe fotografitë e pamjeve të policëve të tyre në vendin e krimit, në shtëpinë e Mjedi Asllanit, i cili “në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe dinjitetit familjar, siç thotë ai, me ndihmën e Zotit u nxor nga më e keqja për ta kthyer debaklin familjar në fitore”.
Kush ishte Mejdiu dhe kur u angazhua në lëvizjen për çlirimin e Kosovës?
“Nuk ka ndoshta logjikë të shkruhet vetëm ngjarja e asaj dite në Emshir, e shkëputur nga kompleksi i ngjarjes së përgjithshme që lidhet me mua dhe atë ditë në shtëpinë time, kur shpërtheu lufta mes nesh dhe policëve serbë!”, thoshte Mejdi Asllani-Plaku, në ballkonin e shtëpisë së tij. Ai e kishte filluar veprimtarinë tij çlirimtare për Kosovën sa ishte në Zvicër, pasi ishte i inkuadruar në ilegalitet me një numër njerëzish, të cilët i dilnin zot Kosovës së rrezikuar nga regjimi kriminal i Serbisë. Në vitin 1996, udhëheqja e UÇK-së në diasporë, Pajazit Jashari, Ismet Avdullahi dhe Fejzi Braha, ishin marrë vesh që ta rekrutonin në radhët e veta Mjedi Asllanin. “Unë pranova menjëherë të jem pjesëtar i UÇK-së, po atë ditë kur morëm lajmin se ishin vra në një pritë grupi i Zahir Pajazitit”, pohoi për revistën “Kosovarja” Mejdiu, duke shpalosur tërësisht ngjarjen e asaj dite në lagjen
Emshir. “Me Fevziun dhe të tjerët, kërkuam të dërgoheshim në Kosovë si zëvendësime të atij grupi, por ata nuk pranuan ta merrnin këtë vendim, sepse ne iu dukeshim të vjetër...” shton ai duke treguar se e tëra kishte nisur në Llucern të Zvicrës. Mejdi Asllani atje krijoi një grup të policisë së UÇK-së, të cilët e kishin dhënë betimin. Ndër ta ishin Bekim Dajaku, Bekim Asllani, i biri i Mjediut, Nexhat Pozhari, Reshat Raçi dhe një tjetër nga Gjakova, emri i të cilit nuk i kujtohet bashkëbiseduesit tonë. Bekim Asllani- Xeni, Fatmir Ajeti- Brica, Afrimi- Zjarri, Asllan Asllani- Cani, Kushtrim Asllani- Trimi, Kujtim Pasjaqi- Dardani, Përparimi- Sherotani, Basri Canolli- Shpendi
Njëra nga agjendat më të rëndësishme që ishte vlerësuar nevoja e dorës së parë, si veprim urgjent, ishte të distancoheshin serbët nga klubet shqiptare në mënyrë që të pamundësohej informimi i tyre rreth zhvillimeve. Lufta kishte qenë në zhvillim e sipër dhe në konsolidim e sipër, kur pas vitit 1997, sipas Mejdi Asllanit, ishte emruar udhëheqës Komandanti i nderuar legjendar, Adem Jashari. “Unë mërzitesha shumë të qëndroja edhe më tej në Zvicër dhe më keq mërzitesha kur nuk shkonte diçka mirë dhe mendoja të kthehesha në Kosovë, megjithëse shokët nuk më lëshonin derisa vendosa vetë të kthehesha nëpër Shqipëri!”, deklaron Mejdiu, i cili paraprakisht ka inkuadruar bijtë e vet në ilegalen kombëtare për çlirimin e Kosovës.
Kthimi i Mejdi Asllanit në Shqipëri dhe në Kosovë
Një muaj pas kthimit të djemëve në Kosovë, përmes Shqipërisë, Mejdi Asllani- Plaku, vendosi të kthehej edhe vetë për ta ndihmuar lëvizjen. “Kur u ktheva në Tiranë, rashë në kontakt me Ali Jonuzin e Danin që e furnizonin me armatim Drenicën. Ilegalisht i kalova dy kufijtë në Qafë-Thanë dhe Han të Elezit, për t’i filluar kontaktet me UÇK-në e Prishtinës!”, rrëfen ai i përlotur historinë që kishte ndodhur atëherë. Ai thotë se hapësira e tij për veprim ka qenë nga Zona Operative e Pashtrikut e deri në Dardanë, ndonëse grupet ishin bërë me një vështirësi të theksuar. “Kisha arritur të bëja një grup në Has, një në Tusus të Prizrenit, një në malësinë e zhegovcit e një grup në Gjilan”. Me ngjarjene e datës 7 mars në Prekaz, kur u vra komandanti legjendar Adem Jashari, ai thotë se kishte humbur lidhjet vertikale dhe shumëçka ishte shpartalluar, për të filluar lidhjet e reja me një pjesë të veprimtarëve të UÇK-së.
Mejdi Asllani, i cili lirisë së Kosovës i ka kontribuar me mjete të veta private, pa shfrytëzuar asgjë nga mjetet shoqërore për këtë destinacion, ishte betuar se do ta merrte hakun e Delijajve të Drenicës, të Reçakut si dhe të fëmijëve dhe nënave të masakruara shqiptare, përmbi të cilat foshnjat pinin gjak në vend të qumështit. Njëkohësisht, në radhët e UÇK-së, tashmë ishin edhe Bekimi, që vepronte në Shalë të Bajgorës, dhe Asllani, në zonën e Gallapit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Luftëtarë të UÇK-së
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Luftëtarë të UÇK-së
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Luftëtarë të UÇK-së
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Luftëtarë të UÇK-së
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Luftëtarë të UÇK-së
Kumanovë
*59.'''Zaim''' Zeqiri-Vaksincë, Kumanovë
*60.'''Jetulla'''-Nikushtak, Kumanovë.
*61.'''Agim''' Rufati-Sllupçan, Kumanovë.
*62.'''Mexhid''' Hamidi-Runicë, Kumanovë.
*63.'''Harun''' Shenasi Kasumi-Sllupçan, Kumanovë.
*64.'''Arif''' Ibrahimi-Llopat, Kumanove.
*65.'''Sali''' Latifi-Hotël, Kumanovë.
*66.'''Arsim''' Bajrami-Llopat, Kumanovë.
*67.'''Llokman''' Neziri-Hotël, Kumanovë.
*68.'''Isa''' Fadil Ahmeti-Hotël, Kumanovë.
*69.'''Faik''' Ibrahimi- Kumanovë.
*70.'''Shenasi''' Ibrahimi-Sllupçan, Kumanovë.
*71.'''Agim''' Zenuni- Kumanovë.
*72.'''Nezir''' Avdi Demiri- Kumanovë.
*73.'''Gjylsere''' Sahiti- Kumanovë.
*74.'''Beqir''' Sadiku-Sllupçan, Kumanovë.
*75.'''Hasip''' Emurllahu-Hotël, Kumanovë.
*76.'''Ilajsa''' Memeti-Mateç, Kumanovë.
*77.'''Mevludin''' Mehmeti-Mateç, Kumanovë
*78.'''Zekirja''' Nebi Hasani-Shkup.
*79.'''Abdyl''' Mexhid Shahini-Sllupçan, Kumanovë (14 vjeçar)
*80.'''Haxhi''' Remzi Osmani-Sllupçan, Kumanovë.
*81.'''Ramiz''' Demiri-Sllupçan, Kumanovë.
NJË ËSHTË SHQIPËRIA
Menjat flamur Perëndia
Me dorë t'vet e ka shkru
Për shqiptarët do t'jetë Shqipnia
Kush e prek, qoftë mallku...!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Luftëtarë të UÇK-së
Deshmori Demë Shala |
Familjaret gjata varrimit |
TMK gjate varrimit |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Në kujtim të dëshmorëve
NË KUJTIM TE DËSHMORËVE TË DEMOKRACISË
ADRIAN REXHEP KRASNIQI
Adrian Rexhep Krasniqi (12.10.1972 - 16.10.1997) |
Një ndër figurat më të ndritshme kombëtare në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit që shkoi, në luftë kundër regjimit shekullor serb, padyshim është Adrian Krasniqi. Lindi më 12 tetor 1972 në fshatin Vranoc, komuna e Pejës, nga babai Rexhei dhe nëne Majremja. Rrjedh nga një familje me tradita të larta patriotike, e c ila para Adrianit kishte dhënë tetë dëshmorë për trojet shqiptare. Ndërsa Taf Mehmeti, i po kësaj familjeje, ishte i detyruar nga pushtuesit sllav të emigrojë në Shqipëri. Adriani shkollën fillore e kreu në Baran me sukses shembullor, gjimnazin në Pejë, ndërsa studimet i vazhdoi deri në vitin e tretë në Fakultetin Ekonomik në Unniversitetin e Tiranës. Meqë babai i Adrianit, Rexhep Krasniqi, ishte mësues, pas kthimit të tij nga një vizitë që ia bëri Shqipërisë në vitin 1980, solli në shtëpi materiale të shumta, nga të cilat u frymëzua dëshmori. Ky aktivitet i Adrianit daton qysh në fëmijëri. Mirëpo, ky mllef dhe kjo urrejtje ndaj pushtuesit del në shesh, kur Adriani bëhet gjimnazist në Pejë, sidomos me organizimin e demonstratave pë rsolidarizim me minatorët e Trepçës që ishin ngujuar në zgafellë. Për këtë kërcënohet me përjashtim nga Gjimnazi. Por, ky shpirt uragan për çlirim kombëtar nuk ndalet. Bën organizimin e demonstratave të vitit 1988 e 1990, ku u dallua. Në vitet ‘90 Adriani, me grupin e tij organizativ, në Pejë e filloi grumbullimin e mjeteve për aksione guerile. Me këtë rast siguroi 25 kg trotil. Këtë e solli nga shtetet fqinje dhe e vendosi në Vranoc, të xhaxhai, Xhaferi. Në vitet 1990-1993 Adriani bën një pauzë, meqë studioi në Tiranë. Gjatë kësaj kohe me shokë gjithnjë ndodhej në veprim e sipër për sigurimine materialeve dhe rrjetit për aksione guerile. Dy herë ishte në Shqipëri dhe Mal të Zi. Në vitin 1993, kur në Kosovë burgosen 173 veprimtarë të Lëvizjes, as familja e Adrianit nuk mbeti në harresë. Madje, në këtë të fundit banonte axha i tij, Xhaferi. Pikërisht, nga ky vit Adrian Krasniqi kalon në ilegalitet dhe vendoset për një kohë në Shqipëri. Andaj, nuk është i rastit, kur në formularin me shënime për dëshmorët e kombit, inkuadrimi i Adrian Krasniqit në radhët e UÇK-së figuron qysh në muajin maj të vitit 1992, si kamandant i njësitit gueril për Dukagjin. Gjatë viteve 1993-1995 Adrian Krasniqi herëpasheri vinte në Kosovë me misione të caktuara. Në këtë periudhë bën përpjekje të organizojë demonstrata me rastin e vrasjes së studentit Armend Daci, por nuk mundi ta realizojë këtë qëllim. Në vitin 1995 Adrian Krasniqi sulmoi stacionin e policisë serbe në fshatin Qallapek. Por, me këtë rast zbulohet dhe shpallet fletëarresti për të. Në Pejë policia ia thyen për të dytën herë shtëpinë, por fatbardhësisht nuk gjen askë në të nga familja. Ndërsa në Vranoc, në fshatin e lindjes, po me këtë rast, merret në polici dhe keqtrajtohet axha Xhaferi. Pas qershorit të vitit 1995 Adrian Krasniqi kalon në ilagalitet të thellë ku edhe zënë fill veprimet e tij guerile. Ndërkohë, me kërkesëne shokëve, Adriani caktohet të punojë në Sektorin e furnizimit, meqë kishte lidhje të forta familjare në Tropojë dhe në zonat e tjera kufitare. Kur në vitin 1996 bëhet thyerja e depove të armatimit në Shqipëri, Adriani këtë rast e shfrytëzoi për mrekulli. Në fillim krijoi bazën e parë dhe më të fuqishme në zonën kufitare, në Berishës. Ndërsa në Kosovë, përkatësisht në kufirin Kosovë-Shqipëri, shfrytëzonte bazën e Plakut të Shishmanit. Falë mbështetjes familjare nga djemtë e axhës së Adrianit, Besnik dhe Agim Krasniqit në Bajram Curri, të furnizimit, i cili e furnizonte tërë Kosovën me armë, rrjet ky i cili funksionoi edhe pas vrasjes së Adrian Krasniqit, madje deri në përfundimin e luftës.
Në Kosovë, përveç axhës, Xhaferit, dhe djalit të tij, dëshmorit të kombit, Përparimit, i cili ndodhej në rolin ngushtë, Adriani kishte edhe baza të tjera, si p.sh. te Sylë Kadria në Nakell, të dhëndri Ahmet Ukshinaj në Lybeniq etj. Nga shokët Adriani ishte i caktuar të punonte në koordinimin e punëve dhe mjeteve të Shqipëri. Megjithatë, ai nuk pajtohej të punonte vetëm në Shqipëri. Në çdo rast, kur fuste mjetet dhe armatimet në baza të caktuara, kurrë nuk kthehej pa kryer edhe ndonjë aksion. Dëshira dhe vullneti i tij ishte që me duart e veta t’i hidhte në ajër postkomandat e policisë serbe. Kështu ndodhi edhe në muajin tetor të vitit 1997, kur pas hyrjes në Kosovë me një sasi të konsiderueshme armësh, me kërkesën e Adrianit bëhet sulmi në postën e policisë në fshatin Kliqinë të Pejës, ku edhe bie heroikisht në fushë të nderit, ashtu siç dinë të bijnë vetëm trimat, bijtë e dashur të Kosovës. Ndodhi kjo pikërisht më 16 tetor të vitit 1997, kur Adrian Krasniqi me shokët e idealit Mujë Krasniqin, Ilir Konueshvcin dhe Qerim Kelmendin sulmuan stacionin policor në Kliçinë, me ç’rast ra heroikisht në fushën e nderit. Kjo ditë do të shënohet me shkronja të arta në historinë më të re të shqiptarëve në Kosovë, për luftën dhe bijtë e saj që nuk kursyen gjakun as jetën, vetëm që pikërisht koj Kosovë të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga regjimi i urryer serb. Por, Adriani nuk vdiq, nuk u vra. Ai rilindi përsëri, si feniks. Rrugën e tij e vazhduan dhjetëra e mijëra djem të Kosovës deri në fitoren përfundimtare. Edhe familja e tij e vazhdoi këtë rrugë të nisur nga Adriani shumë më herët. Pas vrasjes së Adrianit, sektori i furnizimit me armë përforcohet edhe më shumë. Shtëpia e tij bëhet bazë edhe më e fuqishme e shokëve të tij të idealit. Përparimi, djali i axhës së tij, ndërpret studimet dhe bëhet ushtar aktiv i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në frymën e fundit, me vdekjen e tij në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ndërsa, shtëpia në Vranoc bëhet spital ushtarak ku shëroheshin të plagosurit. Këto ishin idealet për të cilët luftoi dëshmori Adrian Krasniqi dhe për të cilat dha jetën po ky Adrian Krasniqi. Trupi i dëshmorit prehet në varrezat e fshatit të lindjes, në Vranoc.
Marrë nga: www.kosovaelire.com/uckdeshmoretAdrianKrasniqi.php
Kangë për Adrian Krasniqin
Agim Gashi
N´ort e vona 15 tetor
Natë, natën dikur vonë,
Kish ra n´heshtje Dukagjini,
Ndihej veç si rridhte Drini,
Kalimtar nuk kish´ Vermnica,
Prajshëm rridhte dhe Bistrica.
Kur n´pushim bjeshkët legjendare,
Në qetësi fushat krenare!
Në Kliqinë ngjitet pëpjetë,
Njësiti i vogël me tre vetë,
Janë të heshtur sdi ç´mendojnë,
Por të bindur para shkojnë,
Kanë detyrë të shejtë kombëtare
Pjestar t´Ushtrisë Çlirimtare!
Shkojnë ngadalë tuj mendu,
N´gjak të shokëve janë betu,
E nga brendia e shpirtave t´ri
Jehon kushtrimi për liri;
Thrrasin dëshmorët kudo që ranë,
E robnueme Kosova nanë,
Thrrasin shokët e burgosun,
Nga gjelatët t´sakatosun,
Thrrasin nxënësit në podrume
Thrrasin vashat t´pa martueme,
Lotojnë nuset, vajtojnë nanat,
N´bjeshkë të Sharrit thërrasin zanat;
Qohuni djel të ri shqiptarë
Se po vjen nji ditë e bardhë,
Mej rrokë armët, me u besatu,
Për liri paj me luftu,
Nga kjo tokë shkjaun me qitë
Se ne mjaft na e ka flliqë,
Kshtu kan mbërri n´Kliqinë në Kodër,
Të UÇK-së njësiti i vogël!
Ngadalë nata po kalon,
Dita e re me fat fillon.
Ja u duk Ylli i sabahit,
I kanë qitë pushkët krahut,
Njësiti i vogël për liri,
Adriani u paska pri.
Kane detyrë՞ me bombardu,
At shpi t´gjelatëve ku janë tuj rrnu,
Ku pihet gjaku me raki,
Ku masakrohen djemt e ri,
Gjelat te ardhun nga Serbia,
S´do t´lejon ma kështu djelmnija
Kta Sheshela e kta Arkana,
Ka me i qajtë për t´zi sot nana.
Stacioni ju kanë afruPa e ditë që janë diktu,
Hapin zjarr n´granat´ e n´tyta,
Rrafsh me tokë bahet „stanica“!
Luftojnë trimat pa ja nda,
Tuj ndërru plumbat me nga nji shka,
Krisnin pushkët e bajnë gajret
Sa të unta me zbrazë fyshek?!
Luftë të mbarë njësiti bani,
Por n´këtë luftë mbet Adriani!
N´krye t´detyrës trimoshi mbet,
Për me shku te baba i vet,
Që shtatëvjeqar e la jetim,
Për me ra n´betejë si trim,
Tuj ja kry borgjin vatanit,
Krenarinë t´ja shtoj Baranit,
Tu mos ja falë tradhëtië dakikun
Me e tmerru kudo anmikun,
Mej thanë babs´ kem ba ushtri,
Se s´jetohet ma n´robni,
Kam lanë shokë t´ma marrin hakun,
Ska liri pa e derdhë gjakun.
Gjaku i Adrit në rini,
Ra në tokë me bi përsri,
Bami i Yt u ngrit mbi re
Se dhe jetën për atdhe!
Me krenari t´përcollëm n´varr,
Do t´ngritë populli Lapidar,
E flamurin që e veshe,
Ti ma kishe paj martese;
Le studimet pa i kry,
Për me shku n´luftë për liri,
T´qau nana me pak lot
Mbi Indeksin me nota plot,
Të Prishtinës e t´Tiranës
Ia le ti kujtim nanës,
Fli i qetë bilbil i gjanit
Se t´ka nana Yll t´Vatanit.
Sot njësiti prap vepron,
E kujtimin ta nderon;
N´aksione kur nisë me shku,
Kangën tande tuj e këndu,
Der´ mos t´jesë anmik mbi dhe,
Fjalë e besë Adri i ke;
Ta kem dhanë besën burrnore,
Se këtë token tone Arbnore,
Sdo ta lëshojmë pa u ba fli,
Pa u faru me gra e fmi.
Dhe njisiti prap vepron,
Emnin Adri ai e mban,
Der´ sa t´zbardhë nji ditë liri
Do të ngjallësh përsëri,
Nëpër shehse- Lapidar,
Do t´qëndrosh i lartë krenar,
T´nderon toka shqipëtare,
Rrnoftë Ushtria Çlirimtare.
Aachen, 21.10.1997
Faksimili i këngës së Adrian Krasniqit, faqja e dytë që i ishte dërguar “Zërit të Kosovës” më 1997 menjëherë pas vrasjes së Adrianit por që nuk u botua. Kënga u dërgua me fax në numrin 0041-628237401 |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
» ALARMOHET BE, KOSOVA ME 200 LUFTËTARË NË SIRI
» Ish-luftëtarë të UÇK-së mercenarë edhe në Ukrainë
» Deklarata e radhës e UÇK-së: Tradhtia na vrau 10 luftëtarë
» Naim Miftari i kërkonte respekt Kryeministrit, si ish ZKZ dhe luftëtarë
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi