Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prend Buzhala:**********(Poezi)

Shko poshtë

Prend Buzhala:**********(Poezi) Empty Prend Buzhala:**********(Poezi)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 21, 2011 8:15 pm

Prend Buzhala:**********(Poezi) 369872_1599663696_1998523446_n
Prend Buzhala:**********

E ku të besosh kështu!
A nuk është kjo Dora e Fshehtë e Demonit
Që ta merr frutin tënd nga Pema e Jetës
(Me brirë në kokë e me kryqin në kraharor)
...
Kjo dorë të prek e të përkëdhel
Për dhuratën tënde. Ai t’i di emër e mbiemër,
T’i di fjalët që i pëshpërit,
Merr vesh për ndejat ku i bën
Dhe për bisedat e fshehta.
Mendimeve tua kobzeza u jep krahë.
Lajthitjen tënde mjeshtërore
E lakmon si gjënë më të vlefshme në botë.
E sheh si i gëzohet Neverisë sate ndaj Të Bukurës.
Ai nuk ka fytyrë. As emër. As gjuhë,
Pos të vetmes fjalë: Demon.
Përpara ta vë të vetmen pasqyrë
Për t’u parë me Të:
Domethënë, me Vdekjen e Përfytyruar.
Çka nuk bën që ta adhurosh
Këtë përfytyrim të shenjtë:
Të bën të vallëzosh me vetveten,
Me hijet që të qeshin e përqeshin,
Me kafshën e strehuar në kokën tënde,
Në ndërdijën tënde të plasur shenjtërie,
Të plasur cipe,
Të mëson të ligjërosh me atë Qenie të Mallkuar
Të hudhur diku në Ndërdijen tënde,
Domethënë në Ferr.
Aty mandej, atë Kafshë të Mallkuar,
E lidh në zingjirë,
Ajo Kafshë e Zezë, e stërmunduar, e pamposhur,
Aty e ka konakun, te vetja jote:
Shih si bërtet me klithjen e moçme stërkafshërore
Në kokën tënde!
E asesi ta largosh nga Ferri yt!

(Prend BUZHALA: Poezi 1999 - 2003)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi