Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pacolli nderohet me Gusi Peace Prize International

Shko poshtë

Pacolli nderohet me Gusi Peace Prize International Empty Pacolli nderohet me Gusi Peace Prize International

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 23, 2011 9:35 pm

Pacolli nderohet me Gusi Peace Prize International

Pacolli nderohet me Gusi Peace Prize International Behxhet-pacolli-23

Në prani të autoriteteve më të larta të shtetit të Filipineve dhe qindra të ftuarve nga shtetet të tjera të Azisë, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli të enjten do të marrë çmimin e paqes, nga Fondacioni “Gusi Peace Prize International”.

Pacolli do ta marrë këtë çmim me motivacionin, për kontribut në ekonomi, qeverisje, dhe angazhim humanitar që nga përkujdesja për fëmijët jetim, deri te lirimi i pengjeve në Afganistan, njofton Zyra për informim e zv/kryeministrit.

Madje njëri prej pengjeve të liruar në vitin 2004 në Afganistan, nga ana e Pacollit – siç theksohet në komunikatë – ishte edhe diplomati filipinas Anglitoo Nayan, që ishte zënë peng bashkë me kosovaren Shqipe Hebibi.

Përveç zëvendëskryeministrit Pacolli, ky çmim do tu ndahet edhe James R. Mancham, ish president i Republikës së Seychelles, me motivacionin për aftësi politike, dhe prof. Amos C. Saëyer, ish president i Liberisë, me motivacionin ndërtimi i paqes në Liberi dhe në kontinentin e Afrikës, njoftohet më tej.

“Deri më tani, çmimi ‘Gusi Peace Prize International’, u është ndarë 16 personaliteteve nga e tërë bota, që vijnë nga fusha të ndryshme, politika, biznesi, aktivizmi shoqëror, shkenca, letërsia, etj. Ky çmim me traditë jepet prej 12 vjetësh, dhe shënon një nga ngjarjet më të mëdha në jetën publike të Filipineve”, thuhet në komunikatë.

Zyra për informim e Pacollit, po ashtu bën me dije se në mëngjesin e së mërkurës, flamuri i Kosovës ka valuar për herë të parë në sheshin më të madh publik të Manilas, në prani të autoriteteve të larta të shtetit, kryetarit të bashkisë së Manilës, etj., në shenjë mirëseardhje për zv/kryeministrin e Kosovës.

Filipinet, një shtet prej mbi 100 milionë banorë, nuk e ka njohur ende Kosovën, ndaj ky gjest – siç theksohet në komunikatë – ka krijuar vëmendje të madhe publike rreth figurës së Pacollit.

“Marrja e çmimit nuk është e vetmja arsye pse zoti Pacolli gjendet në Manila. Prej këtej ai, siç është paralajmëruar, do të ndërmarrë një turne lobimi në vendet fqinjë, si Tajlanda,Brunei, Indonezia etj”, përfundon komunikata.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi