Xhavat Rexhaj:SI MUND TË JETOHET NË NJI SHOQËRI KU VRASËSIT E BURRAVE TË SHQUAR SHQIPTARË SORROLLATEN LIRSHËM?
Faqja 1 e 1

Enver Maloku , Xhemajl Musrafa, Tahir Zemaj, AhmetKrasniqi, Shaban Manaj , Ekrem Rexha, Haki Ymeri
Bekim Kastrati, Besim dajaku, Bardhyl Ajeti, Smajl Hajdaraj, Kosovë Zeqiraj, Albert Zeqiraj, Sebahate Tolaj, Ismet Rraci...
Shteti i Gjermanisë ka afer 100 milion banorë, shteti i kosovës ka 2.5 milion banorë. Në Gjermani funkcionon çdo gjë për së mbari, në Kosovë përkundrazi gjithashtu funkcionon çdo gjë për së mbrapshti, në Gjermani ka pas dhe ka vrasje ama vrasësit nxinen dhe denohen sipas ligjit, në Kosovë ka pas vrasje por vrasësit vazhdojnë punene, pasurohen, gradohen, institucionalizohen dhe ngadal shpallen edhe heronjë. Ndoshta ky krahasim interesant dhe alarmant nuk do kishte kuptim sikur mos të ishte ma se e vërtet se e tillë ¨¨eshtë gjendja e jonë mjerishtë.
Kosova e jonë në përgjithsi dhe familjet shqiptare në veqanti humben shumë të dashur te tyre para dhe gjatë luftesë nga gjenocidi serbo-sllav, mjerishtë humbje të të dashurve ndodhen edhe pas luftesë dhe këto humbje për familjarët dhe për të njohurit e viktimave mbetet teper e dhimbshme me plagë në zeme¨re se si u bë që në liri të vriten njerëz me emra shqiptarësh?!
Pas lufta në Kosovë krijoi nji vakuum dhe nji teren të përshtatshëm për kriminel, kontrabandues, hajna dhe vrasës me pagesë dhe pa pagesë. Me këtë rast duhet ndalur në trajtimin e disa vrasjeve të veprimtarëve të mëdhenj të qështjesë kombtare, disa u vranë gjatë luftesë e shumica pas lluftesë, që të gjithë u vranë në mister, u vranë sikur Kosova të ishte e pa njerëz, askush nuk pau, nuk dësgjoi dhe nuk ndjeu krismat e as dorasit? A është kjo e mndur? Jo nuk është e mundur, njerzit panë dëgjuan dhe u frikuan, frikohen ende sot e tutje edhe pse sigurishtë se i brenë ndërgjegja për atë që heshtin por realiteti i bënë ata të heshtin, shteti i detyron ata të heshti, pushteti i rrezikon nëse ata tregojnë dhe deshmojnë, pra thjeshtë u vranë figura tmdha kombtare nga radhët e LDKsë pra njerëz që ishin institucionalistë, patriotë dhe veprimtarë të denjë të shqiptarisë.
Vrasjet ishin dhe mbeten në terr edhe pse kishte vrasje edhe diten e diellit, mbeten në terr ngase ato dikush i terroi, i fshehi, po i fsheh por ama nji ditë ndoshta edhe therrat dhe muret do flasin, po sigurishtë se do dalin sheshit dorasit, shtytësit dhe paguesit. të gjithë shqiptarët e dijtën dhe e dijnë se kush ishin ata që u vranë, jo nga dora e shkaut, por nga nji dorë e zezë, pra populli dinë si nanderr edhe kush ishin zbatuesit por realiteti dhe momenti po i pengon ata që të jenë të lirshëm që të ndihmojnë në mbylljen e plagave që kanë familjarët e atre burrave shqiptarë që u vranë.
Filluan vrasjet ndaj penes dhe mendjes se asaj kohe Enver Malokut, vazhduan me plagosjen e S. Hamitit i cili falë Zotit shpëtoi, vranë Ministrinë e Mbrojtjesë të Forcave të Armatosura të Kosovës A. Krasniqin për të mos u ndalur deri ditet e sotme. Athua a do ketë ndonjihere pushtet dhe shtet të mirëfilltë shqiptarë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, athau a do ketë ndonjihere kurajo njerzore dhe kombtare që ti dilet përballë murtajës së krimit që plandosi për toke veprimtarët e mëdhenj tkombit, athua do të ketë ndoj here polici të cilës do i besoi populli, athua do ketë ndojhere prokurori ku do akuzohen kriminelet, athua do ketë ndojhere gjykata ku do marrin denimin e merituar vrasësit? Përgjigjja është teper e vështirë, ose e pa arritshme ngase të tillë jemi ne mjerishtë, nuk e prishim rehatinë tonë personale edhe për qështje madhore që dikur do u bien në qafë të gjithëve.
Në këto foto ne shofim Burra tfortë të shqiptarisë, në këto foto ne shofim fytyra të uruara të qeta dhe të pastra me plotë vullnet për jetë për ardhmëri, po ja dikush ua vodhi buzëqeshjet, dikush ua ndaloi frymëmarrjen, dikush ua mori jeten dhe ua qeli plaget ma të randa që mund të jenë familjarëve të tyre. Këto foto na lusin edhe sot e kësaj dite që të ecim rrugës së drejtë por ama këto foto na kërkojnë që edhe gjatë ecjesë ti zemë ata që ua shkurtuan jeten në lirinë për të cilën që të gjithë dhanë shumë nga jeta e tyre e deriathershme. Athua kur shofim këto foto a nuk na vret sadopak ndërgjegjja, athua a nuk kanë dëshiruar edhe ata të jetonin në Kosovën e lirë e të pavarur si ne, athua nuk do donin që të ishin në mesin tonë? Po sigurishtë se do dëshironin, e ne a po bëjmë sa duhet që së paku tkerkojmë drejtësi, Kosova nuk i ka 100 milion banorë si Gjermania, Kosova është sa nji qytet i Gjermanisë, në Kosovë të gjithë njihen në mes veti, andaj edhe vrasësit dihen, pyetja mbetet kush do ua bëj me gishtë!
Ne që jetojmë sot e kësaj dite nuk e ndiejmë vehten mirë dhe të lirë përderisa vrasësit e miqve, familjarve dhe bashkëveprimtarëve tanë sillen lirshem dhe na e mbajnë edhe neve të gjallëve shpaten mbi kokë, deri kur ma? Ata që e dinë përgjigjen e bajnë ligjin, por ama për veten e tyre, deri kur ma? deri sa tkanë qejf se e kanë gjet butë mjerishtë.
Ne që kemi humbur të dashurit tanë në luftë, e para lufte nga dora e serbit e kemi ma të lehtë dhimbjen sesa familjaret e të vrarëve në paqe dhe liri ngase dhimbja e tyre ashtë e dyfishtë me pyetjet; pse?kush?, andaj ne shoqëria kosovare në përgjithësi duhet gradualishtë të vetëdijësohet dhe të lirohet nga frika e së keqës ngase sa ma shumë ajo mbillet në kokat tona aq ma të lehtë e kanë fushveprimin kriminelet, të vrarëve u mbesim borgj ne të gjallët, për ndriçimin e atyre krimeve...
Xhevat Rexhaj

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi