Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sylejman Aliu:Të gjeta në vetmi(Agim Gashit)

Shko poshtë

Sylejman Aliu:Të gjeta në vetmi(Agim Gashit) Empty Sylejman Aliu:Të gjeta në vetmi(Agim Gashit)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 26, 2011 3:58 am

Sylejman Aliu:Të gjeta në vetmi(Agim Gashit) 274067_1652258219_5883805_n

Sylejman Aliu:Të gjeta në vetmi
(Agim Gashit)

Vjen një çast dhe më zë ngusht
Hidhem, dridhem dhe s’më sheh kush
...
Hapë dritaren prapë hynë nata
O Zot, më merr si t’kisha flatra

Nis këlthas e nuk shikoj pas
Me britma qiellin se ç’e mas
Yllin e parë kur e takoj
E pyes për Agimin se ku shkoj

E ka marrë tha shpirti i këngës
Me sharki tha n’prehër Nënës
N’prehër t’nënës jashtë atdheut
S’e ndalë këngën ky burrë i dheut

M’i bëni të fala i thashë yllit të parë
Ka shumë kohë ore s’e kam parë
Ai ka heshtë e asnjëherë nuk foli
Punojnë shumë ai e Mentori

Thuaj atdheu nuk erdhi me t’pa
Është i sëmurë nuk e di çka ka
Por në mendje ju ka përherë
Nga malli, o Zot, përherë ka vrerë

Pastaj u ktheva n’vargjet e mija
I shushatur krejtësisht nga vetmia
Dhe më doli prapë Diaspora
Të gjithë me rend ngryk i mora.


Sylejman Aliu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sylejman Aliu:Të gjeta në vetmi(Agim Gashit) Empty Mentor Thaqi:Falëmeshëndet vëlla Sylejman!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 26, 2011 4:25 am

Sylejman Aliu:Të gjeta në vetmi(Agim Gashit) 275246_100000582437455_2097760_n

Falëmeshëndet vëlla Sylejman!

Vllau vëllëzërve iu shkruan vargje,
i nxjerrë t´ngrohta nga brëndi zemre,
t´përmallojnë, t´shkon lot për faqe,
pastaj, nga vaji i burrit buron zë kënge!

Eh, Sylejman Aliu, o vlla i dashur,
nga mërgimi ku jemi tretur,
t´fala zemre me një t´përqafur,
tentojmë t´mbahemi, jo s´kemi vdekur!

Ai nderim që ti sot na e bën,
ka rrënjë t´thella në Shpirt Kombëtar,
shpresat për t´ardhmen sërish na i kthen,
paj, jem një gjak n´zemër t´pandarë!



M.Th. VS., 26.11.2011

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi