Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liman Zogaj:SHQIPJA I JEP GJAKË FLAMURIT

Shko poshtë

Liman Zogaj:SHQIPJA I JEP GJAKË FLAMURIT Empty Liman Zogaj:SHQIPJA I JEP GJAKË FLAMURIT

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 27, 2011 11:11 pm

Liman Zogaj:SHQIPJA I JEP GJAKË FLAMURIT U1_LimanZogaj

Liman Zogaj
SHQIPJA I JEP GJAKË FLAMURIT
Liman Zogaj:SHQIPJA I JEP GJAKË FLAMURIT Flamuri_ne_shtize_531452650
28 NËNTOR
Herë dasmë e përgjakur
Herë vdekje me gjak
Herë toka plotë varre
Herë rilindin prapë.

Herë Meteorë
Në urnat e gozhduara
Herë me krushq
Të vrarë në udhë
Herë me Nuse të plagosura
Herë Shqipe në Flamur.

Kur Shpata e Skenderbeut
Vringëllonte
Dridhej edhe Nata
Nga krismat e Shotës e Azemit
U shprushë dhe shtërngata.

Adem Jashaar i qonë za
Fehmiut edhe Xhevës
Mos mi ndalni Krismat
Dhe përtej Preshevës.

Vullkan i pa shuar
Në zemër të Ilirisë
Gurrë e pa shterrur
Nga gjaku i Çamërisë.

Ismet Jashari ,Habibi,Afrimi...
Nuk kan ra në gjumë
Por gjaku ju bë gurrë
E gurra ju bë lumë.

O Nëntor i Dritës
kam Urim për ty
mblidhë krahët e coptuara
ta bëjmë:Shqipërin-Shqipëri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi