Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:NJË DOLLI E FLAMURTË ...Për shpirtin e Ramadanit të Fazës!

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:NJË DOLLI E FLAMURTË ...Për shpirtin e Ramadanit të Fazës! Empty Sabit Rrustemi:NJË DOLLI E FLAMURTË ...Për shpirtin e Ramadanit të Fazës!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 28, 2011 10:56 am

Sabit Rrustemi:NJË DOLLI E FLAMURTË ...Për shpirtin e Ramadanit të Fazës! 371771_1563102666_144101746_n

Sabit Rrustemi:NJË DOLLI E FLAMURTË
Për shpirtin e Ramadanit të Fazës!

Po të ishte n' këtë jetë, Ramadani i Fazës
sot do shkoja n' Llashticë
për ta ngritur një dolli të flamurtë
për Njëzetetetetë Nëntor
aty n' fund t'katundit
tek ai plep i vjetër me kokën në qiell
ku në të gjashtëdhjetetetën
Ai Vetë
E ngriti për diell

s'do ta pyesja çka i tha ky Dinës
fçinjit të tij
a Dina këtij
as për fjalën që s'e mbajti ai derëzi
as për ato tri ditë roje
me pushkën e gjatë të tij
se mos po ia prekë kush
atë shenjë të shenjtë të gjakut e kombit

as për atë rrugë
herë n' këmbë e herë mbi shalë
deri n' Gjakovë, tek çarshi e vjetër
ku e mori atë copë zemër

jo
as për të tetëdhjetenjëshin s' do t'i thoja gjë
kur një pushtetari ia mori dorën e i tha
bëma për hajr Kosovën Republikë

dhe atë kuti duhani kur ia zgjati gjykatësit
dhe i mbajti plus edhe tridhjetë ditë
aty skaj qendrës Gjilanit në flladinë
se ajo Kosova Republikë e gravuar
shkëlqeu në tavolinën e tij…

Nuk do ta trazoja
As me ato një mal bëmat
Nëpër dasma deka e mbledhime
Ku gjuha e tij
Nxirrte sall kushtrieme

Po

vetëm do ta përgëzoja
për një fjali

ah, ç'e madhe ish ajo fjali
kur varrosi djalin e tij
të vetmin djalë
që i shkrumuar

i u kthye nga ai mërgim i zi
në fundin e një shekulli që iku
bashkë me atë robëri

burra ma bani hallall
e zoti ua pagoftë këtë ditë
e timen dhimbtë

me Kosovën Republikë
në Një Shipni

po ai tashmë ka ndërruar shtëpi
thellë është futur thellë
në dheun e t'lashtës Dardani

e unë
unë do kënaqem sot
vetëm me bëmat e tij
që u bënë më shumë se një mesele
u bënë histori

28 Nëntor 2011

Sabit Rrustemi:NJË DOLLI E FLAMURTË ...Për shpirtin e Ramadanit të Fazës! 378379_2129755654462_1563102666_31680384_1612446569_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi