Përjetësohet simboli i lëvizjes për Pavarësi, Hasan Prishtina
Faqja 1 e 1

Në Prishtinë u mbajt akademi solemne kushtuar atdhetarit dhe heroit Hasan Prishtina. Ndërsa, para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, u zbuluar shtatorja e tij.
Prishtinës iu rikthye edhe një banor i përjetësisë së këtij qyteti, një prej figurave më të mëdha të historisë sonë, Hasan Prishtina që me veprën dhe me emrin e tij i dhanë nder dhe krenari gjithë kombit shqiptar. Për nderë të veprës dhe figurës së tij të çmuar, të hënën në Prishtinë u mbajt akademi solemne kushtuar atdhetarit dhe heroit Hasan Prishtina dhe po ashtu para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës u zbulua shtatorja e veprimtarit Hasan Prishtina.
Në vijim, po e sjellim të plotë fjalën e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, mbajtur me këtë rast: “Ngritja e shtatores së Hasan Prishtinës, të këtij atdhetari, ideologu dhe organizatori të kryengritjeve për lirinë dhe pavarësinë e vendit, të politikanit, diplomatit dhe burrështetasit, të njeriut që e donte arsimin dhe përparimin e popullit, duke e dhënë pasurinë e tij për shkollat dhe për nxënësit shqiptarë, të njeriut që gjithë jetën jetoi në përpjekje dhe në veprimtari për ta bërë Shqipërinë dhe shqiptarët shtet dhe popull të lirë të Evropës, është sublime në këtë ditë të shënuar.
Hasan Prishtinës dhe të gjithë veprimtarëve që nuk kursyen asgjë nga vetja për ta bërë lirinë dhe pavarësinë për popullin dhe vendin tonë, ua kemi për borxh t’i nderojmë dhe t’i kujtojmë, sepse kështu nderojmë veten, kështu nderojmë përpjekjet tona shekullore për liri dhe për shtet, sepse kështu ne respektojmë vlerat nëpërmjet të cilave ne sot jemi të lirë, të barabartë dhe të dinjitetshëm karshi popujve të tjerë të botës.
Populli që kujton, nderon dhe respekton të kaluarën e ka edhe të ardhmen e sigurt sepse e di se nga po vjen dhe e ka të qartë se ku do të shkoj.
Idealet e asnjë brezi atdhetarësh dhe veprimtarësh nuk u realizuan plotësisht sepse ata vepruan në kushtet dhe rrethanat e kohës. Sepse “ne luftojmë dhe ndoshta nuk kemi me e gëzue lirinë, por ata që vijnë mbas neshë kanë me i gjetë shenjat tona”- do të thoshte Hasan Prishtina. Një e vërtetë që vlen edhe sot, sepse ndoshta ne nuk do t’i shijojnë frytet e punës dhe të përpjekjeve tona, por brezat që vijnë pas nesh do të ecin gjurmëve tona dhe për këtë do ta kenë më lehtë.
Dita e 28 nëntorit, Dita e Flamurit, Dita e Lirisë dhe e Pavarësisë, njëherit është Dita e simbolit të rezistencave tona që nga Skënderbeu e deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Është kjo një ditë që të gjithëve na gjen të bashkuar, në atmosferën festive të krenarisë sonë kombëtare, në atmosferën kur e kthejmë kokën për të parë sakrificën dhe veprimtarinë e shumë brezave të bijve dhe të bijave më të mira të Kombit tonë, për të rivlerësuar veten edhe si individ edhe si kolektivitet, për të bërë hapin e sigurt përpara drejt synimeve tona strategjike të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në NATO- dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi popull dhe vend evropian që në mënyrë modeste, por të shënuar, i kemi dhënë civilizimit evropian të cilit i përkasim.
Kombi shqiptar sot është i lirë kudo që jeton. Ne si asnjëherë më parë në histori e kemi rastin të punojmë, të veprojmë, të jetojmë duke pasur mundësinë dhe shanset e barabarta edhe si individ edhe si popull. Kjo nuk është vetëm një dhunti por kjo është një e arritur, në përpjekjet e të gjithë neve, por që para së gjithash e kemi falë angazhimeve shekullore të të gjithë atyre që asnjëherë nuk reshtën së punuari për atdheun, që në ditët tona përcaktohet në platformën Liri, Pavarësi, Demokraci.
Republika e Kosovës tash e ka mundësinë që të nderoj të gjitha ata që ndër shekuj u angazhuan për Komb dhe për Shtet. Tash ne kemi mundësi që duke u frymëzuar nga gurra e lavdishme e popullit tonë të nderojmë e përkujtojmë Rilindësit tanë, të nderojmë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, të nderojmë përpjekjet dhe kryengritjet e popullit gjatë viteve 1905-1912, për çlirim dhe për krijimin e shtetit kombëtar ashtu si bënin edhe popujt e tjerë liridashës.
Shqiptarët që më 1908 e zgjodhëm alfabetin latin, si një përcaktim evropian, duke e pasur vizionin e qartë të identitetit, të kulturës dhe të civilizimit si dhe të kahjes dhe përpjekjeve se në cilin drejtim duhet shkuar.
Hasan Prishtina në gjithë veprimtarinë e vet na dëshmon se ai asnjë ditë nuk pushoi së punuari për atdheun, se ai asnjë ditë nuk pushoi së punuari për demokracinë, se ai asnjë ditë nuk pushoi së punuari për arsimimin dhe përparimin e përgjithshëm të popullit, se ai asnjë ditë nuk pushoi së angazhuari që populli dhe atdheu të kenë miq të fuqishëm ndërkombëtarë, para se gjithash Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Dhe një shtatore e shkëlqyeshme, një shtatore e mermertë do të ngrihet për ju , pasi të kalojnë vitet, që ka me u lexue përpara botës së qytetnueme se një komb i tërë e ndjenë këtë për detyrë”, shkroi me largpamësi patrioti tjetër Luigj Gurakuqi për Hasan Prishtinën.
Me ngritjen e kësaj shtatoreje pikërisht në këtë vend të rinisë dhe të dijes, ne duke nderuar kujtimin për të gjithë veprimtarët e çështjes kombëtare në të vërtetë nderojmë veten, sepse duke i pasur në mesin tonë ecim më lehtë bashkërisht drejt të ardhmes.”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi