Ramiz Bojaj: 28 Nëntori, ditëlindja e mëvetësisë shqiptare
Faqja 1 e 1
Ramiz Bojaj: 28 Nëntori, ditëlindja e mëvetësisë shqiptare
28 - NËNTORI, DITËLINDJA E MËVETËSISË SHQIPTARE
"Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e çdo njeriu. Nuk janë kujtime goditjesh kundër fqinjëve, nuk janë kujtime lakmish dhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimëri të gjata e të forta që kanë lënë gjurmë tek të gjithë popujt r qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët", Faik Konica.
Shkruan: Ramiz BOJAJ
28 Nëntori i vitit 1443, ishte epiqendra e formësimit të mëvetësisë shqiptare, duke simbolizuar simbiozën e vetëmbrojtjes së qenies shqiptare, përballë pushtimeve të egra, spastrimeve dhe grabitjeve ekspansioniste nga të huajt. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, për herë të parë në historinë e këtij kombi ngriti Flamurin me shqiponjën dykrenore në Kalanë e Krujës, i cili valoi përplot 25 vjet me radhë duke ruajtur, po kaq vjet, lirinë dhe identitetin nacional, etikën dhe etninë shqiptare. Nëntori i dytë më 1912, ngritja e flamurit të pavarësisë së Shqipërisë, (nga plaku Ismail Qemaili) shënoi themelet e Shqipërisë e sotme (londineze), e cila mbushi plot 99-vjet jetësi, duke prezantuar anekënd botës, identitetin autentik shqiptar. Flamuri kombëtar shqiptar, nuk është vetëm simbolikë, por edhe frymëzim zgjimi për luftë, liri dhe rezistencë. Veçmas për shqiptarët të cilët padrejtësisht mbetën jashtë shtetit amë, Shqipërisë. Njëzetetetë nëntori i 1912-ës, shëroi një plagë shqiptare, (Pavarësia e Shqipërisë), por la të hapura plagë tjera të cilat kullonin në zgjedhën e të huajve, serbo-sllave e greko-helene. Të mbledhur rreth Shqipërisë amë (flamurit kombëtar), shqiptarët gjetën gjithmonë ngrohtësi dhe frymim për luftë, sakrificë dhe bashkim kombëtar. Edhe pse Shqipëria e dergjur nën petkun e diktaturës komuniste (gjysmë shekulli monizëm, duke anatemuar pjesë të historisë sonë, por edhe figura të mëdha kombëtare), shqiptarët nuk u ndalën kurrë në rrugën e lirisë së plotë. Me flamurin dykrenor të Skënderbeut e Ismail Qemailit, shqiptarët u bashkuan gjithmonë rreth sofrës së madhe kombëtare, (rreth flamurit), duke ngritur shqiponjën tonë, në tërë hapësirën shqiptare, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri dhe kudo në mërgatën tonë, duke proklamuar të vetmin mesazh: Shqiptarët u ndanë në kufij me gjemba, por askush s’mund të vë kufij në shpirtin dhe zemrën e tyre të madhe. Flamuri kombëtar i Ismail Qemailit, mbështolli dekada me radhë heronjtë e Kosovës, të cilët, po për këtë flamur u vranë, u burgosën dhe u internuan në kazamatet sllave e greke. Po ky flamur, bashkoi dhe rreshtoi ushtarët e lirisë së Kosovës, UÇK, të cilët e mbajtën të palëkundur, deri në fitoren e madhe të vitit, 1999. Epokë kjo që shëon edhe fundin e pushtimit serb në këtë anë të Arbërisë (Dardanisë), të quajtur Republika e Kosovës. Kosova pas shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt 2008, prezantoi flamurin e vet shtetëror, pa ngjyrime kombëtare, por flamuri kombëtar (shqiponja dykrenore), mbetet gjithmonë i pazëvendësueshëm dhe i palëkundur, në mendjen, shpirtin dhe në identitetin shqiptar të Kosovës. Flamuri kombëtar, mbetet i lidhur mishërisht me rrugën dhe mbrojtjen e etnitetit tonë kombëtar, në vite dekada e shekuj. Dhe si i tillë do të jetojë gjithmonë, aq sa do të jetojnë shqiptarët. "Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e çdo njeriu. Nuk janë kujtime goditjesh kundër fqinjëve, nuk janë kujtime lakmish dhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimëri të gjata e të forta që kanë lënë gjurmë tek të gjithë popujt r qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët", Faik Konica.
28 Nëntori, letërnjoftimi shqiptar
Simbolika kuq e zi, dallon shqiptarët nga kombet e tjera. Andaj, devijimi nga simbolikat kombëtare, do të thotë lajthitje nga qenësia nacionale. Dhe nëse ndodh kjo, do të thotë asimilim, ose tjetërsim. Shqiptarët nuk ndihen ndryshe, përveçse shqiptarë, me frymën dhe shpirtin arbëror. Flamuri shqiptar u la me gjak shekuj me radhë. Ndërsa flamuri i Kosovës është një kompromis për shtetësi, dhe si i tillë duhet respektuar, por pa tendencë për zëvendësim të simbolikës sonë nacionale. 28 nëntori nuk është festë vetëm e shtetit shqiptar, por e gjithë kombit tonë në tërë botën. Pavarësisht se ku jetojnë shqiptarët. Kjo për faktin se ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë simbolizon fitoren gjithëshqiptare, nga të gjitha trojet etnike. Liria shqiptare, mblodhi pas vete, Çamërinë, Kosovën, Shkupin dhe Kosovën Lindore. Po me ditën e flamurit, përkon edhe ditëlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,e cila rezultoi me lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Andaj, nëntori shqiptar mbledh rreth sofrës arbërore të gjithë shqiptarët kudo qe janë, me të vetmin kushtrim, për bërjen e Shqipërisë. Pra, Kuvendi i Vlorës e shpalli pavarësinë në emër të të gjithë shqiptarëve, të të gjitha trevave etnike , që dërguan përfaqësuesit e tyre në të. Kuvendi i Vlorës e proklamoi Shqipërinë etnike si një trupë të vetme, unike e të pandarë. Po me këtë përbërje doli edhe qeveria shqiptare e Ismail Qemalit duke rreshtuar përfaqësues nga e gjithë etnia shqiptare. Sot dy shtetet shqiptare në Ballkan, Shqipëri-Kosovë, mbajnë për barrë ruajtjen dhe mbrojtjen e tërë etnikumit shqiptar. Në dekadën e fundit, Kosova, mbylli një plagë të madhe nacionale, por plagët tjera lëngojnë. Kosova Lindore, vuan nën terrorin e egër sllav, maqedonasit vazhdojnë shpifjet dhe trillimet kundër shqiptarëve, ndërsa në Mal të Zi, diskriminimi dhe asimilimi i heshtur ndaj bashkëkombësve tanë vazhdon. Duke formësuar një pjesë të shtetit të pavarur shqiptar (Shqipëria londineze), kjo mbeti simbolikë e rrugës për liri të plotë kombëtare, mbajti gjallë çështjen e çlirimit dhe të bashkimit të të gjitha trevave tona etnike dhe për zgjidhjen përfundimtare të problemit shqiptar në Ballkan. Shqipëria dhe Kosova, duhet të flasin në emër të kombit shqiptar, për çështjen dhe pozitën e shqiptarëve sot. Ngjitas kësaj, duhet prekur edhe vizionet unike nacionale, për të ardhmen e përbashkët evropiane. Nuk mund të ndjehet as më shumë e as më pak shqiptar, ai bashkëkombës qe jeton në Tiranë, Prishtinë, Shkup a Preshevë. Të gjithë jemi një, unik dhe të pandarë. Andaj, kompromiset me ndërkombëtarët, për këtë ose atë copë shtet, mund të bëhen për formën e bashkimit nacional, por jo edhe për anatemimin ose mbylljen e pjesës tjetër të çështjes shqiptare në Ballkan.
Vlora-mashi për liri kombëtare
28 Nëntori i 1912-ës, ishte pikënisje për formimin nacional e shtetëror shqiptar, projekt qe duhet të vazhdojnë deri në finalizimin e aspiratave për bashkim kombëtar. Kreu i Lëvizjes Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, proklamon zgjimin nacional për atë synim për të cilin janë vënë themelet e para të shtetësisë shqiptare, zgjimit e bashkimit. “Qëllimi ynë si komb duhet të jetë ndërtimi i shtëpisë sonë nën një çati të përbashkët. Bashkimin nuk mund ta ndalë askush.” Filozofia etike shqiptare pasqyron objektivisht strategjinë nacionale të zgjimit kombëtar, duke u nisur frontalisht nga Shqipëria londineze, për të zbarkuar në Kosovë, e herët a vonë edhe në Kosovë Lindore, Çamëri dhe tërë hapësirën etnike shqiptare. Realisht, ky ishte synim edhe i Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Ibrahim Rugovës e Adem Jasharit, dhe të gjithë shqiptarëve të rreshtuar në kushtrimin e lirisë shqiptare.“Shpallja e Pavarësisë ishte një akt me rëndësi jetike për popullin shqiptar. Ajo, mbylli një epokë të tërë luftërash e përpjekjesh shekullore për liri, për të ruajtur tërësinë territoriale të atdheut e për të formuar shtetin e lirë kombëtar shqiptar për ta mbrojtur pavarësinë e fituar nga rreziqet e shumta, për të siguruar bashkimin kombëtar të gjymtuar rëndë dhe për të vendosur rendin demokratik.” Prandaj, kjo filozofi e sheh 28 nëntorin e 1912-ës si nismë të bërjes së shtetit real shqiptar, e jo mbyllje të çështjes shqiptare. Kësaj nisme nuk mund ti vihet pikë as me pavarësinë e Kosovës. Realisht dy shtetet shqiptare në Ballkan, janë vetëm trarët e ndërtimit të shtetit real, në kulmin e të cilit rritën brezat arbëror. Shqiptarët si kombi më i moderuar në rajon, tashmë nderuan ura miqësie të përhershme me SHBA-të, aleatët e shtetësisë së Shqipërisë dhe të Kosovës. Mesazhet e figurave më të larta botërore, si Barack Obama, e Hilari Clinton, dëshmojnë për rolin dhe peshën qe ka kombi ynë, duke u matur me aleatët e mëdhenj.Obama: “Në këtë vit të njëzetë të rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe diplomatike, ne festojmë miqësinë e fortë mes dy popujve tanë, v.y. ‘shqiptarëve edhe amerikanëve’ ”. Klinton: “Ne sot jemi partnerë dhe punojmë në NATO dhe stabilitetin në rajon”. Sot në 99-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe simbolin e Flamurit tonë kombëtar, shqiptarët anekënd botës shënojnë edhe ditën e lirisë së Kosovës, ngase shqiptarët kanë vetëm një ditëlindje, 28-Nëntorin. Në këtë ditë feste, shqiptarët në përgjithësi janë më të fuqishëm se kurrë më parë. Shqipëria në NATO, dhe rrugëtimin e saj drejt BE-së, me Kosovën e pavarur, mbesin dy shtylla në të cilat duhet mbështetur edhe degëzimet tjera të etnisë shqiptare, si në Çamëri, Kosovë Lindore, por edhe bashkëkombësit tanë në Maqedoni e Mal të Zi. Të gjithëve tok na bashkon, flamuri me shqiponjën dykrenore, i cili na jep zemër e shpresë. Askush në botë nuk ka të drejtë të na vrasë këtë ndjenjë, këtë krenari shqiptare.
(Autori është publicist dhe drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike).
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Cikël poetik nga Ramiz Bojaj:Ramiz BOJAJ
» Ramiz Bojaj: Egopolitika
» Ramiz Bojaj: Kosovëfobia
» Ramiz BOJAJ:Cikël poetik
» Ramiz Bojaj: Kah po shkon Shqipëria?!
» Ramiz Bojaj: Egopolitika
» Ramiz Bojaj: Kosovëfobia
» Ramiz BOJAJ:Cikël poetik
» Ramiz Bojaj: Kah po shkon Shqipëria?!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi