NATO: Përdorimi i dhunës nga elemente kriminale i papranueshëm
Faqja 1 e 1

(I plotësuar) - Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, Samuel Loklir, e ka quajtur të papranueshëm përdorimin e dhunës ndaj trupave të KFOR-it, ndërkohë që u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përmbahen dhe të bashkëpunojnë me akterët ndërkombëtarë në terren, për të siguruar liri të lëvizjes pa vonesë.
“Misioni i KFOR-it është të kontribuojë në mirëmbajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt, lirisë së lëvizjes dhe sigurisë në Kosovë, nën Rezolutën e Këshillit të OKB-së, 1244”, ka rikujtuar Loklir, gjatë konferencës për media në Aeroportin e Prishtinës.
Duke iu referuar dhunës së 28 nëntorit në Jagnjennicë, ai ka thënë se “njerëzit që u shkaktojnë dëm ushtarëve të KFOR-it, nuk janë demonstrues paqësorë e as që punojnë për të ofruar zgjidhje të mira”.
“Gjatë operacionit, armë të vogla zjarri dhe mjete shpërthyese të improvizuara janë përdorur kundër ushtarëve të KFOR-it nga elemente kriminale, të cilat kanë luajtur rolin e demonstruesve legjitimë. Si rezultat i kësaj, ushtarët janë lënduar”, ka thënë Loklir.
Ky i fundit po ashtu ka theksuar se KFOR-i “rezervon të drejtën për ta mbrojtur vetveten kundër të gjitha veprimeve agresive”.
Ai ka inkurajuar të gjithë liderët dhe komunitetet në Kosovë “që të vazhdojnë të promovojnë stabilitet dhe dialog” pasi që, siç ka thënë, askush nuk përfiton nga një rikthim i tensioneve nga e kaluara”.
Ushtari i KFOR-it i sulmuar nga terroristët serbë në komë
Një nga ushtarët e KFOR-it austriak i plagosur rëndë nga sulmi i djeshëm nga protestuesit e dhunshëm serb është në gjendje kome.
Gjendja e tij shëndetësore është e përkeqësuar, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Austrisë. Sipas këtij njoftimi, në incidentin e djeshëm nga sulmet e serbëve, ku u përdorën edhe armë zjarri janë plagosur mbi 10 ushtarë të KFOR-it, të kontigjentit austriak, transmeton INA.
Ministria e Jashtme e Austrisë ka shprehur keqardhje për incidentin dhe sulmin ndaj trupave paqëruajtëse të KFOR-it dhe ka apeluar për zgjidhje të shpejt për të parandaluar eskalimin e situatës në veriun e Kosovës.
>> Dhjetëra ushtarë të plagosur nga terroristët serbë >> Komente (42)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi