Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajrush Morina:Komunisti plak me titull akademik

Shko poshtë

Bajrush Morina:Komunisti plak me titull akademik Empty Bajrush Morina:Komunisti plak me titull akademik

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 30, 2011 1:01 am

Komunisti plak me titull akademik


Bajrush Morina:Komunisti plak me titull akademik Qq5bajrush+morina
Shkruan Bajrush Morina


Për të satën herë ka vazhduar krrakamën e tij të mërzitshme e neveritëse jo vetëm presidentit historik Ibrahim Rugova, jo vetëm ndaj kolegëve të tij akademikë me shumicën prej të cilëve nuk flet dhe nuk komunikon tash e një decenie, por akademiku i thinjur ka përsëritur deklarimin e tij të pas luftës për gazetën kombëtare “Bota sot”. Në një deklaratë pamfletiste që nxori nga goja ditën e martë, ai shkretoi me gjuhën e tij të “gjarprit” siç ka shkretuar edhe disa herë në deklarimet e tij në vitet 1999 e 2000 sa ishte në postin e një pushtetari të shpifur dhe në kohën kur merrte pagë të majme nga buxheti i UNMIK-ut.
Akademiku plak me mjekër të thinjur tha dhe e përsëriti deklaratën e tij: “Gazeta “Bota sot” është gazetë fashiste!”
Këtë mllef të tij, komunisti plak e ka nxjerrë nga goja e tij e “mbuluar” me mjekër të bardhë disa herë pas lufte. Ai tash prapë ka mjekër të bardhë e cila doli prapë pasi u kthye në Kosovës sepse më 5 prill ai u largua nga Kosova në kufirin me Maqedoninë, pa mjekër dhe nën përcjellje të policisë serbe dhe me pranim “zyrtar” nga policia maqedonase – autori i këtij shkrimi, bashkë me qindra e mijëra shqiptarët të tjerë ka qenë dëshmitar i këtij “parakalimi” të akademikut pa mjekër i cili po e kalonte kufirin Kosovë Maqedoni, i mbështjellë me një pallto të zezë, me mjekër të rruar duke e lënë populli “e tij” në baltë dhe duke e shpëtuar bythën e tij.
Komunisti plak me mjekër të thinjur e me titull akademik ka shfryrë mllefin e tij pas lufte për shkak se gazeta kombëtare “Bota sot” ia ka përdhosur “revolucionin e tij demokratik” në Shqipëri bashkë me të gjithë ideologët e këtij “revolucioni” në Shqipëri e në Kosovë.
Komunisti plak me mjekër të thinjur e me titull akademik e ka quajtur fashiste gazetën kombëtare “Bota sot” sepse atij ia ka vrarë sytë simboli kombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Komunisti plak me mjekër të thinjur e me titull akademik e ka sulmuar disa herë gazetën kombëtare “Bota sot” sepse ajo nuk ka heshtur përballë krimit në Kosovë dhe nuk e ka mbyllur gojën përballë ndyrësirave që komunisti plak i nxirrte nga goja kundër presidentit historik Ibrahim Rugova.
Së fundi, ky komunist i fundit në rajon, ka marrë shkas nga reagimi i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës kundër këtij anëtari plak i cili edhe pse nuk shkel as me këmbë në lokalet e kësaj akademia vazhdon ta marrë rrogën jo duke punuar në Akademi por duke e fyer dhe sharë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Këtij komunisti plak përsëri ia ka nxënë rrugën dhe ia ka “qorruar’ sytë gazeta kombëtare “Bota sot” e cila nuk ka shkruar dhe nuk ka thënë asgjë më shumë dhe asgjë më tepër sesa atë që e kanë shkruar dhe e kanë thënë të gjithë anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kundër këtij akademiku plak me shpirt prej komunisti. Ai duke sharë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe duke e sulmuar LDK-në, merr në thua dhe përplaset më dy sy të mbyllur për gazetën kombëtare “Bota sot’ të cilën nuk pranë ta quajë fashiste!
Duke mos dashur që të merremi më shumë me këtë komunist plak, i cili u ka shpallur luftë gjithë akademikëve të Kosovës por edhe shumicës së popullit shqiptar të Kosovës sepse ai ka përkrahjen e vetëm 0.04% të shqiptarëve të Kosovës (kaq vota ka marrë e ashtuquajtura parti e tij në zgjedhjet e para lokale të vitit 2000 të mbajtura pas luftës në Kosovë) duam t’ia bëjmë me dije atij se ne do të vazhdojmë të jemi në këtë rrugë e mision kombëtar, jo për inat të komunistit plak, por për hir të shumicës së popullit shqiptar të Kosovës.


P.S. Emrin e këtij komunisti plak me titull akademiku kësaj radhe nuk po e përmendim. I lëmë lexuesit t’ia qëllojnë se për cilin komunist akademik e kemi fjalën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi