Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E shpallin Mujë Rugovën “Doctor Korrupsionis Causa”

Shko poshtë

E shpallin Mujë Rugovën “Doctor Korrupsionis Causa” Empty E shpallin Mujë Rugovën “Doctor Korrupsionis Causa”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 30, 2011 7:42 pm

E shpallin Mujë Rugovën “Doctor Korrupsionis Causa”

E shpallin Mujë Rugovën “Doctor Korrupsionis Causa” Muje-rugova

Ndërkohë që po zhvillohej një ceremoni tjetër, një grup studentesh të Qendrës “Studim, kritikë, veprim”, në shenjë proteste për atë që po ndodh në Universitetin e Prishtinës, rektorit Mujë Rugova i dhanë titullin “Doctor Korrupsionis Causa”.

Në kumtesën për media, thuhet se korrupsioni në Universitetin e Prishtinës nuk ka më vetëm dimension financiar, por ka prekur çdo sektor të UP-së.

“Universiteti i Prishtinës nga një institucion edukimi është kthyer në një institucion tregtimi. Në të tregtohen vende pune për militantë dhe diploma të cilat këmbejnë papunësinë me një vend si student. Korrupsioni në universitet s’është gjë tjetër veçse pasqyrimi i gjendjes aktuale në Kosovë. Konjukturat partiake të vendit përmes ndikimeve të tyre e kanë shtënë në dorë universitetin, duke ndikuar në zgjedhjen e njerëzve që e drejtojnë atë, duke e përdorur universitetin pastaj si mjet për arritje të qëllimeve e përmbushjes së interesave të ngushta private e partiake”, thuhet në kumtesë.



Më tej vlerësohet se muajve të fundit Universiteti i Prishtinës u kthye në imazh ballinash për mediet e Kosovës, jo për ndonjë të re në fushën e shkencës, por si “storie” rrëfimi për korrupsionin.

“Muaji tetor i këtij viti u bë muaji i skandaleve financiare. Vetëm Rektori Mujë Rugova mori 5,112 euro, ndërkaq dekani Skënder Ahmeti 7,943 euro. Jashtë çdo norme, disa nga ta ua kalojnë me paga kolegëve të tyre në Evropë”, thuhet në kumtesë.

Sipas tyre, disa nga emrat e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së janë spikatur nga mediet për lidhjet e tyre me partinë në pushtet.

E gjitha kjo thuhet se po ndodh në “universitetin frigorifer”, ku studentët nëpër salla rrinë të veshur e të mbështjellë që të mos sëmuren. Kjo po ndodh në “universitetin e dembelëve”, ku studentët presin gjatë për profesorin e vonuar që shpesh nuk vjen fare. Kjo po ndodh në “universitetin e skriptave”, ku studentët kryejnë kurse të tëra duke pasur si literaturë skriptat 50 faqëshe dhe jo literaturë akademike nga profesorët e tyre.

“Mujë Rugova si rektor i UP-së mbase nuk e solli, por e gjeti korrupsionin si trashëgim nga paraardhësit e tij, por ai solli metodat për ta thelluar korruptimin e çdo fushe të universitetit. Gjatë mandatit të tij të paligjshëm pasi ai duhej te pensionohej kur mbushi 65 vjet, ia arriti që ta nxirrte UP-në me borxhe milionëshe. Universitetit të Prishtinës në vitin e ardhshëm do t’i ulet buxheti nga shteti. Universiteti i Prishtinës u bë pothuajse institucioni publik më i përfolur për korrupsion. Universiteti i Prishtinës u shndërrua në institucion për uljen e papunësisë dhe arritjes së paqes sociale të munguar në Kosovë. Universiteti i Prishtinës e ka humbur qëllimin që kishte dikur”, thuhet ndër të tjera.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi