Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kurti vizitoi fshatrat shqiptare të Leposaviqit

Shko poshtë

Kurti vizitoi fshatrat shqiptare të Leposaviqit Empty Kurti vizitoi fshatrat shqiptare të Leposaviqit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 30, 2011 9:49 pm

Kurti vizitoi fshatrat shqiptare të Leposaviqit

Kurti vizitoi fshatrat shqiptare të Leposaviqit Kurti-30

Veriu i Kosovës po përjetohet për fat të keq vetëm si pikat kufitare dhe barrikadat, e jo si një e pesta e territorit të Kosovës dhe 4 mijë banorë shqiptarë në këto anë, ka thënë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, gjatë vizitës së tij të mërkurën në fshatrave shqiptare Koshtovë, Cerajë dhe Bistricë të komunës së Leposaviqit.

Ai së bashku me anëtarë të tjerë të kësaj Lëvizjeje Rexhep Selimi, Aida Dërguti, Xhelal Sfeçla dhe Faruk Mujka, u njohën për së afërmi me problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e këtyre fshatrave të veriut të Kosovës, duke iu thënë atyre se zgjidhjet më të mira vijnë prej popullit dhe jo prej zyrave.

“Shqiptarët të cilët jetojnë në këto pjesë të shtetit të Kosovës janë shqiptarët që janë më së shumti të rrezikuar, por njëkohësisht edhe shqiptarët më të guximshëm. Këta po e mbrojnë shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar me jetën e tyre të përditshme këtu. Kushtet i kanë shumë të vështira jo vetëm në aspektin politik e të sigurisë, por edhe në atë social e ekonomik. Nuk kanë mundësi që t’i shesin asnjë prej produkteve bujqësore, nuk kanë ndihmë nga ministritë përkatëse në mënyrë që të mbijetojnë, nuk kanë kurrfarë subvencione ose asistence, dhe papunësia është shumë e madhe”, ka thënë Kurti.

Ai përmendi mungesën e sigurisë, transportit si probleme të cilat i preokupojnë banorët e këtushëm. Sipas tij, barrikadat që serbët e strukturave të Serbisë i kanë vendosur në këtë pjesë të vendit, tri prej këtyre barrikadave, siç tha ai se kishte kuptuar sot nga banorët, janë të vendosura në pronë të shqiptarëve, ndërsa nga 25 korriku as KFOR-i dhe organizatat e tjera ndërkombëtare nuk i vizitojnë më këta banorë, njofton Kosovapress.

“Veriu i Kosovës është jo vetëm barrikadat e strukturave të Serbisë, jo vetëm dy pikat kufitare 1 dhe 31, por janë rreth 4 mijë shqiptarë që po e mbrojnë shtetin e Kosovës me jetën e tyre dhe praninë e tyre këtu, dhe njëkohësisht është një e pesta e territorit tonë. Shumë më e gjatë është rruga prej Mitrovicës e deri në këto anë sesa prej Mitrovicës e në Prishtinë”, ka thënë lideri i Vetëvendosjes.

Në anën tjetër, banorët e këtushëm shprehën shqetësimet e tyre rreth problemit të sigurisë, infrastrukturës, transportit, duke kërkuar nga institucionet kujdes dhe angazhim më të madh. Eset Musa nga Koshtova e Vllahisë, njëherësh lider i Vetëvendosjes për këto tri fshatra, tha se shqetësimet e banorëve janë të shumta.

“Rrugën ju veç e patë, nëse nuk bëhet ndonjë intervenim në rrugë tamam si duhet, ne rrugë nuk kemi. E para ditë që është bërë akull, autobusët dhe mësuesit gati janë mbytur krejt. Nuk ka funksionuar as shkolla, do të thotë edhe shkolla nëse na bllokohet këtu veç s’ka çka më”, tha ai.

Ai kërkoi të di se pse asnjëherë nuk pranohen banorët e kësaj ane në konkurset e policisë së Kosovës dhe FSK-së.

“Serbia po investon miliona në Kosovë, çka i kushton shtetit të Kosovës për të investuar për banorët shqiptarë të këtushëm”, ka thënë Musa.

Ai ka kërkuar interesim më të madh nga institucionet e vendit për banorët shqiptarë që jetojnë në këto fshatra të komunës së Leposaviqit.

Ndryshe, serbët bë veri tash e disa muaj kanë vendosur barrikada në shenjë kundërshtimi ndaj vendosjes së policëve dhe doganierëve të Kosovës në pikat 1 dhe 31 në veri, të cilat për një kohë të gjatë kanë qenë jashtë kontrollit të Prishtinës zyrtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi