Rikujtohet me krenari Vlora historike e vitit 1912
Faqja 1 e 1

Shefqet Cakolli
Sh.K.A "Dardania" në Winterthur të Zvicrës festoi 28 nëntorin e pavarësisë
Festa e Flamurit është e vetmja festë që na bashkon, sepse jemi të një gjaku, një gjuhe një tradite, dhe të një kombi që jemi shpërndarë në 5 shtete".
Në Winterthurit, të kantonit të Zürichut, SH.K.A " DARDANIA" si çdo vit edhe kësaj here festoj ditën e Flamurit dhe 99 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, e cila u festua nën përkujdesjen dhe organizimin e këshillit organizativ pranë kësaj shoqërie e cila, çdo herë ju rri pran popullatës së vetë, vetëm e vetëm që të i festoj dhe përkujtoj datat më të rëndësishme dhe historike të popullit shqiptar. Pas inskenimit të një koreodrame të përgatitur nga SH.K.A " DARDANIA" në Winterthur në bashkëpunim me grupin teatral "AKTRIMI" nga Zürichu, të cilët kishin përgatitë një pjesë, të asaj ngjarje me figura "origjinale" të asaj kohe, që shpallën pavarësinë e Shqipërisë, por që skena na la të kuptojmë se si do të kishim dashtë të jetë ajo ngjarje, edhe pse ne të gjithë e dimë realitetin. Dekorimi i ngjyrshëm dha të kuptohet se vërtet këtu është përgatitë me kohë dhe është mendua të jetë sa më bukur paraqitja, e atij skenari me figura si: Ismail Qemajli, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Marigona me qëndisjen e Flamurit, mandej Shpend Dragobija, luftëtarët e Isa Boletinit, lajmëtari, statuja e Pavarësisë në Vlorë me figurat e saja, pjesa e Shqipërisë dhe Kosovës duke këndua, kënga për mëmëdhen, të gjitha këto mirë të interpretuara nga trupa teatrale "AKTRIMI" nga Zürichu dhe anëtarët e SH.K.A " DARDANIA" nga Winterthuri, të cilët edhe kësaj here lanë përshtypje se vërtet po bënin një prezentim të denjë para publikut të vetë.
Aktorët nga grupi teatral : Avdi Hamiti (Isamil Qemajli), Ramadan Morina ( Isa Boletini), Veli Berisha (Luigj Gurakuqi), Yllka Zuzaku ( Marigona) kurse aktorët tjerë ishin nga SH.K.A " DARDANIA", të cilët së bashku provuan ta sjellin me mjeshtri aktin e vitit 1912 në Vlorën heroike. Pas intonimit të hymnit kombëtar, u lexua edhe një fjalë rasti kushtuar festës së Falmurit dhe ditës së pavarësisë së Shqipërisë, mes tjerash kryetari i shoqërisë për ketë datë të rëndësishme tha: "Festa e Flamurit është e vetmja festë që na bashkon, sepse jemi të një gjaku, një gjuhe një tradite, dhe të një kombi që jemi shpërndarë në 5 shtete".
Ai mes të tjerash potencoj edhe mungesën e faktorit shqiptar për sensibilizimin e qëllimeve dhe synimeve tona shekullore, dhe se; "neve prapë Europa na la të fundit. Se pse është kështu e di më së miri vetë Europa me padrejtësit që ka bërë me tokat tona, ndër shekuj" tha mes tjerash kryetari i SH.K.A " DARDANIA" zoti Shefqet Cakolli. Më pas pasoj programi artistik i cili ishte përgatitur po ashtu nga shoqëria, e cila tash më ka bërë traditë dhe përvojë me manifestime të tilla. Moderimin dhe pikat e humorit i bënë: Ramadan Morina dhe Xheneta Zuzaku, të cilët ftuan vallet dhe këngët e radhës në skenën e cila z`bukurohej me vallet e reja dhe ato që ishin luajtur edhe më parë. Vallet e reja zgjuan interesim të madh si; vallja e qengjit luajtur nga më të vegjëlit e shoqërisë, mandej dy vallet e reja të grupit të të rriturëve, si ajo e nuseve dhe vallja e vendlindjes, e cila zgjoj kurreshtje me paraqitjen e saj, dhe motivin të cilin e kishin përgatit me kujdes koreografja Albulena Cakolli së bashku me udhëheqësin artistik. Këngët të cilat u interpretuan nga grupi orkestral, nën kujdesjen e udhëheqësit të orkestër, Nezir Hysenit, e ku kënduan: Hamit Shillova, Ruzhdi Hajrizi, Arbër jetullahu, Yllka Zuzaku, si dhe musafirja e shoqërisë lahutarja e veqant dhe e rrallë, Ajshe Muriqi- Fetaj.
Përpos mysafirëve të rastit në këtë festë ishin edhe shoqëri tjera, dhe grupe si motra të cilat veprojnë në pjesën gjermane të Zvicres, ku arritëm t’i veçojmë disa nga ato si: Shkolla shqiptare e vallëzimit " SHOTA" në Zvicër, me drejtorin e saj Agron Bajramin, mandej grupi i vallëzimit " RINIA" në Spreitenbach dhe udhëheqësi i saj Sherif Dakaj, Shoqata e grave në Winterthur, përfaqësuesit e shkollës shqipe, përfaqësuesit e xhamisë në Winterthur, figura tjera të jetës dhe aktivist të diasporës, si dhe publicisti dhe gazetari në diaspor, Ibish Neziri, i cili edhe u prononcua lidhur me këtë festë të madhe për kombin tonë, ku mes tjerash tha se: " Nuk është e rastësishme që të quhen festat e nëntorit sepse neve na lidhin shumë data të rëndësishme mu në nëntor, duke fillua që nga Skenderbu e deri më sot". Në mesin e shqiptarëve pati edhe zviceran që kishin ardhë ta përcillnin këtë festë të popullit shqiptar. Natyrisht se kësaj here organizatorët ishin kujdesur edhe me ushqime tradicionale të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Winterthur me rrethinë, si dhe me pijet që u shpërndan falas anëtarëve të shoqërisë, por që për musafirët e rastit, ishte një çmim simbolik, vetëm e vetëm për ‘ti mbuluar së paku shpenzimet e sallës, dhe shpenzimet tjera të këtij organizimi.
Pas programit artistik i cili zgjoi një interesim, sidomos te njerzit e kulturës të cilët dhanë vlerësime të ndryshme, dhe inkurajuan këtë shoqëri, e cila tani ka hyrë në vitin e 18 të sajë të ekzistimit dhe aktivitetit që po tregon që nga themelimi i saj më 1994.
Natyrishtë se publiku i cili nuk ishte edhe aq i koncentruar në rrjedhat e valleve dhe këngëve, të linte përshtypje se nuk kishin ardhë për ta përcjellë programin por për tu takua me farefisin dhe për të shkëmby ndonjë fjalë vesh në vesh, dhe se fëmijët që silleshin vërdall nëpër sallën e madhe, të ngjante në një qerdhe fëmijësh ku luanin dhe kërcenin pa ndonjë problem, dhe se as atyre nuk ju interesonte programi artistik edhe pse nga ata nuk kërkohet një gjë e tillë, por nga prindërit e tyre kjo le të mendohet se pse vallë ne, në të ardhmen duhet organizojmë festa kombëtare pa asnjë llogari dhe në fund del se kjo ishte vetëm një takim dhe jo festë, apo ndoshta duhet kërku një publik tjetër, në krahasim me këtë të Winterthurit me rrethinë.
Në këtë festë nuk munguan as këngët dhe vallet popullore të përziera pak me "tallava" të butë, ku u vërejt edhe te masa që paksa u ngjallë dhe u hodhën në valle që të gjithë, kuptohet edhe me vallëtarët edhe vallëtaret e shoqërisë kulturore-artistike "DARDANIA" të cilët prinin në valle dasmash dhe valle festive. Për këtë zhanër të muzikës u përkujdesën: Ruzhdi Hajrizi dhe Arbër Jetullahu të cilët argëtuan të pranishmit deri në orët e vona të natës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi