Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:DITËLINDJA, NJË FILLIM I PAPËRFUNDUAR!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:DITËLINDJA, NJË FILLIM I PAPËRFUNDUAR! Empty Mentor Thaqi:DITËLINDJA, NJË FILLIM I PAPËRFUNDUAR!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 02, 2011 10:41 am

Mentor Thaqi:DITËLINDJA, NJË FILLIM I PAPËRFUNDUAR! 384772_312590782103667_100000582437455_1114938_1773272858_nMentor Thaqi:DITËLINDJA, NJË FILLIM I PAPËRFUNDUAR! 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:DITËLINDJA, NJË FILLIM I PAPËRFUNDUAR!
(Gëzuar Presidenti jonë)

Ka një Emër në Botë,
tingëllon disi NJË
(Ibrahim-Abraham),
n´katërqind gjuhë
përkthimi shqip i mbetet
si vet unikaliteti
Shekull-Dishepull!

Kryefjala
nga Emër Nderi
t´ndrrohet
e pamundur,
n´kallëzues
kthehet
vet Njeriu
me t´hyjnishmen
Jetë!

Shtigjeve të ngushta
t´përplasjeve hegjemone
kush si AI
i panjollë
s´ia doli
qebesa,
dinte ç´thoshte,
aludonte,
kërkonte,
Lirinë, cak
dhe dinte t´joshte
pa bërë lak,
dashurinë për mvetësinë
në çdo prag,
ag e terr
dhe terr e ag!

Epo,
Ditëlindjet,
sa vijnë
na mbesin,
s´i lëshojmë
të shkojnë,
bulojnë
nuk tresin
se t´pavdekshmët
rrojnë,
gjallërojnë,
mbijetojnë,
n´çdo sezonë
thejnë zezonë
për t´mirën tonë!

Gëzuar o NJERI,
n´Përjetësi,
n´Shëntëri,
Ti si Ti
n´Dardani!
Po po,
Ti n´ballë tonë,
ne n´ballë TY,
o Ikonë,
n´Pavarësi,
përgjithmonë,
n´Histori!


Mentor Thaqi VS., 02.12.2011 (00,29 h)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi