Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbia nuk i ka përmbushur pritjet

Shko poshtë

Serbia nuk i ka përmbushur pritjet Empty Serbia nuk i ka përmbushur pritjet

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 02, 2011 8:10 pm

Serbia nuk i ka përmbushur pritjet


Serbia nuk i ka përmbushur pritjet Merkel-1164843


Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka dënuar Serbinë për shkak të, siç tha ajo, kontributit që ka dhënë në grindjet në pjesën veriore të Kosovës, gjë që ka çuar në lëndimin e ushtarëve paqeruajtës gjerman atje.

“Në një periudhë afatgjatë, ne duam ta udhëheqim jo vetëm Serbinë, por edhe Kosovën drejt Bashkimit Evropian, si dhe ta mbajmë BE-në plotësisht funksionale”, tha Merkel gjatë fjalimit të saj të rëndësishëm para Parlamentit të Gjermanisë, lidhur me të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Sipas saj, një gjë e tillë nënkupton se rruga e Serbisë drejt BE-së mund të realizohet vetëm nëse i normalizon marrëdhëniet me Kosovën.

Merkel ka shtuar se i vjen keq që Serbia deri më tash nuk i ka përmbushur këto pritje në mënyrën e duhur.

Kancelarja gjermane ka dënuar edhe sulmin e serbëve ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it, duke shtuar se një gjë e tillë është e papranueshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi