Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

28 Nëntor - Flamuri Kombëtar kuqezi, valëvitet në "zemër" të qytetit për një javë

Shko poshtë

28 Nëntor - Flamuri Kombëtar kuqezi, valëvitet në "zemër" të qytetit për një javë Empty 28 Nëntor - Flamuri Kombëtar kuqezi, valëvitet në "zemër" të qytetit për një javë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 02, 2011 11:40 pm

28 Nëntor - Flamuri Kombëtar kuqezi, valëvitet në "zemër" të qytetit për një javë


28 Nëntor - Flamuri Kombëtar kuqezi, valëvitet në "zemër" të qytetit për një javë 273656_100001647878982_2784754_n
BEQIR SINA, New York
28 Nëntor - Flamuri Kombëtar kuqezi, valëvitet në "zemër" të qytetit për një javë Ny-flamuri-kryesore

MANHATTAN - NEW YORK CITY : Në parkun kombëtar Bowling Green Batery Park - New York, shtizën e lartë 25 metra përballë ndërtesës së Qendrës Bortërore të Financës, në 99 - Vjetorin e Ditës së Flamurit - Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Instituti “Gjergj Kastrioti Skanderbeg”, me Akademinë e Shkencave Shqiptaro-Amerikane në Nju-Jork, organizoi ceremoninë e ngritjes së flamurit në metropolin e botës. Në ceremoni morën pjesë disa dhjetëra vetë.
Kjo ceremoni ka më shumë se 15 vjet, që mbahet çdo 28 nëntor në njërën nga qendrat më të njohura të qyteti të Nju-Jorkut, në Manhattan në sheshin “ Bowling Green ” ku zyrtarisht për prej sot një javë do të qëndrojë aty duke valëvitur krenar flamuri ynë kombëtar në shtizën e lartë krah flamurit të Shteteve të Bashkuara.


28 Nëntor - Flamuri Kombëtar kuqezi, valëvitet në "zemër" të qytetit për një javë Ny-flamuri
Me ekzekutimin e Himnit të Flamurit të Shqipërisë dhe të Amerikës dhe me ngritjen e flamurit kombëtar në sheshin para ndërtesave të larta të Qendrës Botërore të Financave, ka nisur ceremonia festive me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Pavarësisë në qytetin e Nju-Jorkut. Ngritja e flamurit kuqezi, në shtizën e lartë 25 metra, mes duartrokitjeve u krye nga konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Nju-Jork, zoti Dritan Mishto, i cili edhe mbajti një fjalë përshëndetëse me këtë rast.
Drejtuesi i kësaj ceremoni, aktori dhe regjisori i njohur Xhevat Limani, në emër të organizatorit ka uruar me rastin e 28 Nëntorit, të pranishmit dhe të gjithë shqiptarët. Me këtë rast ai tha: " Ngritja e flamurit shqiptar me lejen e Bashkisë së Nju-Jorkut, ka një rëndësi të veçantë, mbasi kjo është një ngjarje e shënuar për kombin tonë, prandaj është në nderin e krenarinë e të gjithë shqiptarëve, që marrin pjesë sot, në këtë ceremoni me rëndësi të madhe kombëtare, duke treguar me këtë rast edhe një herë ashtu si ndër vite ndjenjat tona atdhetare, duke u mbledhur rreth flamurit kuqezi pa asnjë dallim".


28 Nëntor - Flamuri Kombëtar kuqezi, valëvitet në "zemër" të qytetit për një javë Ny-flamuri1
"Ky shekull është shekulli shqiptarëve”, -tha në fillim të fjalës së tij kryetari i Akademisë se Shkencave Shqiptaro-Amerikane, prof.dr. Skënder Kodra. Më pas ai shtoi se ky është shekulli është i dijes, i burrërisë dhe i njerëzisë, i cili ka për të vënë edhe drejtësinë në vend - kundrejt padrejtësive të mëdha të shekullit të kaluar. Pjesë e këtij shekulli s'ka se si të mos jemi edhe në shqiptarët, kombi më i vjetër i Evropës dhe më i vyeri. Shekull i XXI do të jetë shekulli i bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare që shqiptarët të hyjnë në familjen evropiane, ashtu si dhe e meritojnë, pra do të hyjmë të gjithë së bashku dhe të bashkuara të gjitha trojet nën një flamur - vetëm me flamurin kuq e zi.
“28 Nëntori , -tha më tej doktor Kodra,- është një urim i madh për të gjithë shqiptarët, edhe për ne, që jemi mbledhur sot në këtë shesh në zemër të Nju-Jorkut, të ngremë krenarë flamurin kombëtar - flamurin kuqezi, duke nderuar këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar”.
Në emër të Institutit shqiptaro-amerikan "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu" me president zotin Rrape Rruci, foli sekretari i këtij instituti zoti Musa Paçuku, duke u shprehur se në këtë 99-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, ne shqiptarët e të gjitha trojeve, jemi më afër se kurrë të bashkuar, të paktën shpirtërisht, nuk kemi më kufij. "Kufiri artificial ka për t'u zhdukur”, -tha ai, duke përmendur se ditë më të mira do të ketë tani kombi ynë, një komb i sunduar dhe i shtypur nga sundimi i gjatë sllavokomunist në trojet e tona, por duke i falënderuar edhe këtij vendi - Shteteve të Bashkuara që na dha mundësinë të hapim një faqe të re të historisë sonë të lavdishme, jemi krenarë dhe të nderuar që krah flamurit tonë kombëtar të shohim në këtë shesh edhe flamurin Amerikan.
Drejtuesi i kësaj ceremonie, aktori dhe regjisori i njohur Xhevat Limani, duke prezantuar në tribunë Jessica Mulliqin - tha se ajo është një aktore, shkrimtare, poete dhe aktiviste e dëshmuar në komunitetin shqiptar të Amerikës, e cila kishte udhëtuar me qindra kilometra për të na u bashkuar me komunitetin shqiptar të Nju-Jorkut, në këtë festë.
Duke marrë fjalën znj. Mulliiqi tha: “Ishte kënaqësi shumë e madhe, për mua dhe të gjithë të pranishmit që janë mbledhur sot këtu, në këtë shesh, në zemër të Nju-Jorkut, pikërisht për të kremtuar 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit. Qe 99 vjet, mbasi që flamuri kuqezi, me shkabën dykrenore u ngre në Vlorë, sot në 99-vjetorin e Pavarësisë po ngrihet edhe këtu në "kryeqytetin" e botës Nju-Jorkun e simbolit të lirisë, ndërsa duke qenë krenar për këtë ditë madhështore i shprehim edhe falënderimin tonë Amerikës për ndihmën e madhe që i ka dhënë kombit shqiptar. Zoti i bekoftë Shqipërinë e Amerikën!"
Më pas zonj. Mulliqi recitoi një poezi që ajo e kishte shkruar vetë, të titulluar "Bashkimi kombëtar": "Kosovë e kuqe e kuqe linde dhe e kuqe qëndron - ashtu si flamuri ynë! Je kopsht me lule që vetëm armiqtë u munduan të na nadajnë/ Shqipëri në atë anë dhe Kosovë në këtë anë të dyja u kemi si babë e si nanë/ Babë kemi Agronin nënë e kemi Teutën - instrument të popullit kemi lahutën/ Shqipen e shkruam mbi shkëmb dhe gurë - Simbol të kombit kemi këtë flamur!"
Në tribunën e improvizuar, për të përshëndetur këtë ditë të shënuar, u ngjitën edhe z. Astrit Sula, z. Agim Boba, znj. Kozeta Zylo, si dhe znj. Kimete Gashi - Kodra
"Si bija e një shqiptari të Amerikës, si një shqiptare në SHBA, -tha znj. Kodra, -e kam për nder dhe krenari të jem së bashku me ju në këtë ceremoni. Jemi së bashku për të ngritur flamurin kuqezi me rastin e 28 Nëntorit, dhe t’ua uroj me këtë rast të gjithë shqiptarëve, kudo që janë nga kjo tribunë -Gëzuar festën e Pavarësisë së Shqipërisë".
Ceremonia e ngritjes së flamurit në njërën nga qendrat më të njohura të qyteti të Nju-Jorkut, në Manhattan, në sheshin “ Bowling Green ”, ku zyrtarisht për një javë tani do të valëvitet krenar flamuri ynë kombëtar, në shtizën e lartë krah flamurit të Shteteve të Bashkuara, organizuar nga instituti “Gjergj Kastrioti - Skanderbeg”, me Akademinë e Shkencave Shqiptaro-Amerikane në Nju-Jork, u mbyll me një poezi të Pjetër Mashkallës recituar nga aktori Xhevat Limani.
Limani tha:"Se të parët tanë kanë vdekur për liri / Jo unë kurrë s'dua për me u dorëzue- si ata dua me luftue në mal dhe shkëmb dhe në arë/ Shqiptarë jam le dhe du me vdek vetëm shqiptar/ Andaj betohemi ne bijtë e Shqiptarisë që 'sa gjaku yt malet dhe bregorët do t’i lajë - do të rrojë Shqipëria dhe do të valojë i lirë flamuri shqiptar"
Për t'u veçuar është se një violinist afrikano-amerikan, i pashtëpi - homeless, i cili luante në violinë himnet kombëtare, të më shumëse 100 vendeve të botës, kur mësoi se sot ishte Dita e Flamurit - filloi dhe po luante në violinë himnin tonë kombëtar, ndërsa një i pashtëpi - homeless tjetër iu afrua barrikadës dhe po lutej për flamurin kuqezi, i veshur me një kostum të zi dhe me këmishë të kuqe.

28 Nëntor - Flamuri Kombëtar kuqezi, valëvitet në "zemër" të qytetit për një javë Ny-flamuri2
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi