Sot zi kombëtare, shqiptarët do të nderojnë Mbretin Leka I
Faqja 1 e 1

Sot nga ora 10.00 deri ne 12.00 zhvillohen homazhet per nderimin e N.M.T Leka Zogu I ne sallen e Parlamentit te Shqiperise. Varrimi do te behet ne varrezat e Sharres ne oren 13.00.
Shqiptarët do të përcjellin sot për në banesën e fundit, trupin e pajetë të N.M.T Leka Zogu I. E vendosur me vendim të Këshillit të Ministrave, dita e sotme do të jetë një ditë zie kombëtare në nderim të figurës së Pretendentit për Fronin Mbretëror Leka Zogu I, homazhet e të cilit do të nisin në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00 në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Përcjellja për në banesën e fundit të NMT Leka I do të përfshijë nderimet më të larta që parashikohen në Protokollin e Shtetit. Gjithashtu, në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, do të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në nder të NMT, Leka Zogu I. Radio Televizioni Publik Shqiptar, gjatë zhvillimit të ceremonialit, të transmetojë muzikë funebre. Në homazhet që do të zhvillohen priten të marrin pjesë personalitete të larta të shtetit, ambasadorë të Trupit Diplomatik në Tiranë, përfaqësues të oborreve monarkike në Europë dhe më gjerë, miq të familjes së Mbretit Zog, shqiptarë nga Shqipëria dhe diaspora. Për përgatitjen e ceremonisë së homazheve dhe më pas varrimit në varrezat e Sharrës, Këshilli i Ministrave ka ngritur Komisionin Ndërministror, i cili do të marrë përsipër edhe shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit. Mbret i Shqiptareve Leka Zogu I u nda nga jeta, në moshën 72-vjeçare, pas një arresti kardiak. NMT Leka Zogu i Parë qëndroi i shtruar prej datës 15 nëntor në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Spitalin Nr.5 në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, pasi pësoi një fibrilacion arterial, formë e aritmisë, ai vuante prej kohësh nga shqetësime të rënda në zemër e mushkëri.
Akset rrugore që do të bllokohen
Policia e Shtetit njoftoi dje banorët e kryeqytetit për rrugët, të cilat do të qëndrojnë të bllokuara gjatë ditës së sotme, për shkak të kryerjes së homazheve në nderim të NMT Leka Zogu I. Në një njoftim për shtyp, Policia e Shtetit deklaroi se nga ora 08:00 deri në orën 13:00 do të merren masat për bllokimin e trafikut dhe moslejimin e parkimit të mjeteve, në segmentin rrugor përgjatë rrugës Xhorxh W. Bush nga Sheshi "Sulejman Pasha" deri te Bulevardi "Zhan D'Ark", Ura e rrugës së "Elbasanit". "Marrjen e masave të sigurisë gjatë zhvillimit të ceremonisë mortore të pretendentit për Fronin Mbretëror, Leka i Parë, që do të zhvillohet më datë 03.12.2011. Bazuar në shkresën e Drejtorisë së Protokollit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, datë 01.12.2011, dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit njoftohemi se, më datë 03 dhjetor 2011, ora 10.00 - 12.00, organizohen homazhe në hollin qendror të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ku dhe zhvillohet ceremonia mortore për vdekjen e Leka Zogu i I-rë Pretendent për Fronin Mbretëror dhe më pas do të përcillet trupi i tij për në banesën e fundit. Nga shërbimet e Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore më datë 03 dhjetor 2011 ora 08.00 deri në orën 13.00 do të merren masat për bllokimin e trafikut dhe moslejimin e parkimit të mjeteve, në segmentin rrugor përgjatë rrugës Xhorxh W. Bush nga Sheshi "Sulejman Pasha" deri te Bulevardi "Zhan D'Ark", Ura e rrugës së "Elbasanit", thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit. Gjithashtu, policia ka marrë masat e sigurisë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë-Bulevardi "Zhan D'Ark", Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Sheshi "Skënderbej", Rruga e "Kavajës", varrezat e Sharrës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi