Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I jepet lamtumira Mbretit Leka Zogu I, vendi në zi kombëtare

Shko poshtë

I jepet lamtumira Mbretit Leka Zogu I, vendi në zi kombëtare Empty I jepet lamtumira Mbretit Leka Zogu I, vendi në zi kombëtare

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 03, 2011 5:21 pm

I jepet lamtumira Mbretit Leka Zogu I, vendi në zi kombëtare
I jepet lamtumira Mbretit Leka Zogu I, vendi në zi kombëtare December-3-15-26-375

I jepet lamtumira Mbretit Leka Zogu I, vendi në zi kombëtare 47261I jepet lamtumira Mbretit Leka Zogu I, vendi në zi kombëtare Princi-l-3-15-29-506


(I plotësuar) - Në këto momente arkivoli me trupin e pajetë të Mbretit Leka Zogut është nisur drejt varrezave të Sharrës ku edhe do të zhvillohet ceremonia mortore, duke i dhënë lamtumirën e fundit.
Itinerari që kortezhi mortor për përcjelljen në banesën e fundit të Leka Zogut të Parë eshte nisur nga godina e Kuvendit të Shqipërisë, për të vazhduar më pas me Bulevardin – Zhan D’Ark, – Bulevardin Deshmoret e Kombit” – Sheshi “Skenderbej” – Rruga e Kavajes dhe deri tek Varrezat e Sharres.


PRINCI LEKA ZOGU II: DO JEM NË SHËRBIM TË KOMBIT
Ora: 13:30- Kortezhi i makinave për varrimin e Leka Zogut të parë mbërriti në varrezat e Sharrës. Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e varrimit, i biri i pretendentit të fronit mbretëror, PRINCI Leka Zogu i Dytë u betua se do të ndjekë rrugën e të atit.
“Betohem se do të ndjek rrugën e mbretit Leka dhe do jem në shërbim të kombit dhe atdheut", u shpreh Leka Zogu II.


BASHA, FJALIM LAMTUMIRE
Ora 12:20- Pas lutjeve të përfaqësuesve të besimeve fetare, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha mbajti një fjalim lamtumire, përpara qindra të pranishmeve në oborrin e Kuvendit, ku u zhvilluan ritet e fundit para trupit të Leka Zogut. Basha e cilësoi Leka Zogun e Parë si një figurë themelore për aktet shtetformuese të Shqipërisë. Kryebashkiaku vlerësoi lart figurën e tij dhe kontributet e familjes mbretërore për Shqipërinë dhe Kosovën.


"Jemi sot për t'u ndarë përgjithmonë nga Princi shqiptar, Leka Zogu i Parë. Kurorën e Shqipërisë mbretëria nuk ja dha askujt, as Ahmet Zogu dhe as Leka Zogu, të cilët nuk e negociuan kurrë kurorën mbretërore, duke e cilësuat si pronë të kombit shqiptar. I paharruar qoftë kujtimi i tij, u preftë i qetë në tokën arbërore",- tha Basha.

4 PËRFAQËSUESIT E BESIMEVE FETARE, LUTJE PËR SHPIRTIN E LEKA ZOGUT
Ora 12:10- Pas homazheve në Kuvend, që vazhduan për rreth 2 orë, arkivoli me trupin e pajetë të N.M.T Leka Zogu I, me uniformë ushtarake, sipas amanetit të lënë prej tij, u vendos në ambientet e jashtme të Kuvendit.
Katër përfaqësuesit e besimeve fetare në vend u lutën për shpirtin e Leka Zogut I.


TOPI, BERISHA E JAHJAGA NDEROJNË MBRETIN LEKA ZOGUN E PARË
Ora 12:00- Rreth mesditës, mbërritën njëri pas tjetrit në hollin e Kuvendit personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, si dhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Kryeministri Berisha bëri homazhe pranë arkivolit të Leka Zogut I, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Liri Berisha. Menjëherë pas tyre, edhe presidenti i Republikës Bamir Topi nderoi pretendentin e fronit mbretëror.


I jepet lamtumira Mbretit Leka Zogu I, vendi në zi kombëtare Zogu-homazhe

I jepet lamtumira Mbretit Leka Zogu I, vendi në zi kombëtare 472612

BASHA, TOPALLI E META HOMAZHE PËR MBRETIN LEKA ZOGUN E PARË
Ora: 11:40 Rreth orës 11:40, pranë arkivolit me trupin e pajetë të Leka Zogu I, bënë homazhe edhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha; kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli dhe kreu i LSI-së Ilir Meta, të cilët takuan familjarët e të ndjerit dhe shprehën ngushëllimet e tyre.


Më parë, zhvilluan homazhe edhe kryetari i Komitetit Musliman, Selim Muça, Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, si dhe një përfaqësi e Luginës së Preshevës.

Qindra qytetarë po presin ende jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë për të nderuar pretendentin e fronit mbretëror, Leka Zogu I.

I jepet lamtumira Mbretit Leka Zogu I, vendi në zi kombëtare 47261

Trupi i M.M.T. Leka Zogut të I, do të dalë nga Parlamenti dhe do të përcillet në bulevardin “Zhan D’Ark”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” sheshi Skënderbej për t’u drejtuar më pas në varrezat e Sharrës. Që dje Bashkia e Tiranës i veshi me të kuqe pemët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Qeveria shpalli ditën e sotme, ditë zie kombëtare ndërsa në të gjitha institucionet e vendit flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë.




ARVIZU E WOLLFARTH HOMAZHE NË NDER TË LEKA ZOGUT
Ora 10:30- Në kuvend vijojnë homazhet në nder të pretendentit të fronit mbretëror, Leka Zogu i Parë. Ambasadori amerikan Alexander Arvizu dhe ai i OSBE-së Eugen Wollfarth kryen homazhe në orën 10:30. Ndërkohë, anëtarë të kabinetit qeveritar, politikanë, intelektualë, qytetarë por edhe të ardhur nga trojet e tjera shqiptare kanë ngushëlluar familjarët dhe të afërmit dhe kanë bërë homazhe pranë arkivolit me trupin e pajetë. Personalitete të larta të shtetit pritet të zhvillojnë homazhe deri në mesditë.


SOT CEREMONIA MORTORE. NË TIRANË, FAMILJA MBRETËRORE ITALIANE

Ora: 07:45 Dje mbërritën në Tiranë përfaqësues të familjes mbretërore italiane, Savoia, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Leka Zogut të I.
Ndërsa mbreti i Spanjës, Huan Karlos, në një mesazh ngushëllimi të tij është shprehur se, nëse familja mbretërore nuk do të ketë impenjime zyrtare, princi Filipe së bashku me princeshë Letizian mund të jenë në kryeqytetin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë e së shtunës.


Gjithashtu kanë konfirmuar ardhjen përfaqësues të mbretit rumun Mikael. Në mesin e të ftuarve do të jenë edhe familja e mbretëreshës Geraldinë si dhe shumë personalitete shqiptare, ku mes të tjerëve përmendim Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga si dhe të ardhur nga diaspora për të përcjellë Leka Zogun e I.

Kreu i komunitetit mysliman Haxhi Selim Muça, që i përcolli Lekës së II, ngushëllimet e gjithë shqiptarëve myslimanë, kreu i komunitetit bektashinj. Sot para varrimit të Leka Zogut të I të katër komunitetet fetare do ta përcjellin me një lutje të përbashkët, secili sipas riteve të veta.

I jepet lamtumira Mbretit Leka Zogu I, vendi në zi kombëtare 47265

I jepet lamtumira Mbretit Leka Zogu I, vendi në zi kombëtare 47262

I jepet lamtumira Mbretit Leka Zogu I, vendi në zi kombëtare 47263

I jepet lamtumira Mbretit Leka Zogu I, vendi në zi kombëtare 47266

I jepet lamtumira Mbretit Leka Zogu I, vendi në zi kombëtare 47269I jepet lamtumira Mbretit Leka Zogu I, vendi në zi kombëtare 47267
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi