Gjergj Kabashi: Velani, tek varret e hebrenjve
Faqja 1 e 1
Gjergj Kabashi: Velani, tek varret e hebrenjve
Velani, tek varret e hebrenjve
GJERGJ KABASHI
Njoftimet e shtypit të Kosovës për dhunimin e “Varreve të Hebrenjve” në Velani të Prishtinës, është një ndër kumtet më të kobshme e të shëmtuara që u dëgjua në Kosovë gjatë këtyre viteve. Varrezat qindravjeçare të hebrenjve që para shumë shekujsh erdhën, u strehuan, gjetën ngrohtësi, ndihmë e solidaritet njerëzor në mesin e popullit tonë jo vetëm në këtë pjesë të Prishtinës por në gjihtë këtë pjesë të Atdheut tonë që quhet Dardani, të cilat u qëndruan shekujve dhe kohërave shumë të rënda që i përjetoj kombi shqiptar i nepërkëmbur e shtypur nga pushtuesit, u përdhosën në mënyrën më mizore në këtë kohë, në fund të nëntorit të vitit 2011. Meqenëse kam jetuar pothuaj njëzet vite në Prishtinë jane të panumërta rastet e vizitave që i kam bërë tek këto varreza interesante që binin në sy për mënyrën e ndërtimit dhe stilin e lartë të gdhenjdjes në gurët e varreve. Edhepse nuk dija asgjë nga gjuha hebraike me të cilën ishin lënë mbishkrimet lapidare në gurët e këtyre varreve, më dukej sikur e kuptoja porosinë dhe domethënjen e shkrimit që pasardhësit e kishin lënë si dëshmi të afërmin e vet, si dëshmi e mbijetesës dhe vuajtjeve të paimagjinueshme të hebreut, këtij populli të ndjekur e të shpërndarë nëpër pjesë të ndrsyhme të botës.
Kujtoja shpesh se edhe vuajtja jonë si komb sado në asnjë mënyrë e asaj përmase ka ngjashmëri me vuajtjen e hebreut që e humbi Atdheun e vet e u detyrua të endej i vuajtur e paparanuar nëpër botë, në dheun e të tjerëve, si i huaj.
Të shohësh aq shumë kryqa të thyer të nazizmit gjerman mbi varret e atyre që u konsideruan si pjesë e jetës me kombin tonë, i cili i ka pranuar e si ka dalluar kurrë, në ditën e sotshme, do të thotë se po krijohet një vetëdije kriminele dhe antishqiptare në mjedisin tonë që pavarësisht nga frymëzimi agjenturor i armiqëve të kombit e të gjithë atyre që nuk na e duan të mirën, do të thotë në realitet se nuk e pranon një bashkëjetesë shekullore në emër të një “identiteti të ri”, të një idetiteti të trilluar e të veshur padrejtësisht nga një ligjeratë e tërbuar religjioze që ka dalur mbi ligjeratën e kombit, mbi shoqërinë dhe shqiptarizmin. Kosova në asnjë periudhë të historisë se vet ndër shekuj, nuk ka qenë e njohur për vandalizma të tilla, për shkatërrim e përdhosje të vendit ku prehen njerëzit e pafajshëm të një populli të ndjekur ndër shekuj, sic janë hebrenjt.
Sado që asgjë nuk dihet tanimë për ata që bënë një akt të tillë të shëmtuar, një akt fyes ndaj kombit shumicë në Kosovë dhe vlerave të tija humane të njohura gjatë gjithë historisë, pa asnjë dilemë përgjejgësia bije mbi të gjithë ata që tolerojmë një fanatizëm religjioz që nuk ka ekzistuar kurrë në këto hapësira por që erdhi me shkollat e huja religjioze, kryesisht muslimane, ku individ e grupe të caktuara janë duke përjetuar një trushpërlarje të paparë të asaj përmase sa që identifikohen me dhimbje e konflikte të huaja. Qoftë edhe nëse ai apo ata që aq të disiplinuar e kan bërë aktin e tillë antinjerëzor e antishqiptar, dalin të mos jenë shqiptar, prapëseprapë, “faji” mbetët tek instuticionet e vendit që lejojnë gjithë këtë katrahurë dhe gjithë këtë zhurmë shurdhuese, verbuese dhe vrasëse muslimane.
Ky altoparlantizëm dhe kjo shurdhëri e ligjeratës muslimane është duke të thënë përditë se ti nuk je shqiptar, por ti je musliman dhe ne e kemi një popull që e ka humbur hapin shekullor të ecjen normale me botën e qytetëruar andaj edhe po i shperlahet truri përditë; nga njeriu ynë po mënjanohet e po zbrazet kultura dhe ndërgjegja kombëtare shqiptare dhe edhe në rastet kur shfaqet si shqiptare, është patetike, e fryrë, e pa zgjuar dhe miope. Një shoqëri ku nuk lexohen as gazetat, në një shoqëri që në gjithë Gadishullin Ilirik njihet si popullatë që lexon më së paku, në anën tjetër funksionon në mënyrë perfekte telalli i xhamisë dhe, madje, edhe ligjerata me altoparlant prej minareve të xhamive dhe ai popull një ditë nisë të mendojë si milet turko-arab, të ndjehet dhe preket për “vëllezërit” e largët, të mohoj vetvetën, shqiptarinë , miqësinë, shpëtimtarin, mikun…
Dhe nuk është hera e parë që përdhosen varret në Kosovë, madje sipas dëshmive të bëra publike si rasti i Koliqit nga Malsia e Prishtinës e raste të tjera, janë prishur varre se kishin fotot me të cilat të afërmit kane dashur t’i stolisnin gurët e varreve, t’i kujtonin e nderonin dhe një ditë del dikush që e mëson “të vërtetën” nga Kur’ani dhe i heq ato, qoftë edhe duke i shkatërruar. Apo rasti skandaloz i shkrimtarit të njohur për fëmijë, tashmë të ndjerit Zejnullah Halilit nga Malsia e Gjilanit, i cili ka rrjedhur nga një familje katolike e cila për disa dhjetëvjetsha formalisht kishte qenë muslimane, vetëm për shkak se në fund është rikthyer-deklaruar në fenë që ka pasur ndjesi që i përket, disa herë i janë shkulur gurët e varreve në vendlindjen e tij në Kokaj të Malsisë së Gjilanit. “Jam munduar t’a njoftoja publikun për këtë rast të shëmtuar ndaj varrit të shkrimtarit aq të çmuar e të dashur për fëmijë, më thoshte para disa vitesh kolegu nga Gjilani Musa Sabedini, por e gjithë kjo sikur mbetej në vesh të shurdhër, sikur askush nuk donte të dëgjonte, madje, therksonte ai, ndaj këtij akti mizor nuk ka reaguar as Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i së cilës ishte”.
Duhet t’a pranojmë tashmë se Kosova jonë nuk është më ajo që ka qenë dhe fajin për këtë e kan institucionet e shtetit të Kosovës të cilat as pas kaq vitesh nuk po e kalojnë “foshnjërinë” dhe nuk e vëzhgojnë jetën atje ku ajo jetohet, por lejojnë ndikime paralele për t’ia ndërruar mendjen një populli. Ajo që e bënë Bashkësia Islame e Kosovës, qe a nuk qe e vetëdijshme ajo, në realitet është propagandë kundër shqiptarësisë së vendit dhe propagandë mizore për qëllime të huaja. Kur profeti musliman përmendet aq shumë gjatë një dite, kur “çështja e tij” del nga xhamia dhe ligjerrata për të e islamin dominon edhe nëpër fakultetet të ndryshme që s’kanë të bëjnë asgjë me religjionin, atëherë është e qartë se profeti Muhammed që tek arabët dhe bota musliamne në përgjithësi e merr edhe kuptimin e heroit, ditë përditë shndërrohet edhe “hero” për disa shqiptarë të mjerë e trushpërlarë. Pastaj ata në vend se të tregohen të vetëdijshëm e të ndërgjegjshëm për vetën e plagët historike të kombit të tyre, fillon t’u dhemb aty ku nuk ka se përse t’u dhemb. Kosova nuk ishte e tillë por po bëhet ajo që nuk e duam, se dikush armiqësor ndaj nesh po na e imponon. Kush është ai?
Politikani ynë analfabet dhe mercenar apo kush është dhe ku fshihet djalli i tillë?
A janë fajtorë për këtë gazetarët tonë, shkrimtarët tonë, policët tonë, policija jonë sekrete,- nëse ajo ekziston ashtu siç do të duhej, apo nuk ka faj askush se mretëron anarkia dhe papërgjejgësia?
Sido që të jetë, Kosova e ka gabim dhe Kosova me a pa vetëdije po e lëndon vetvetën, ardhmërinë e saj. Prandaj edhe nuk është për tu befasuar nga zhgënjimi i Eliot Engel për këtë ngjarje skandaloze, për këtë veprim antihebre, antishqiptar. Nuk duhet të na befasoj as reagimi shumë i qartë i Ambasadës Ameriane në Prishtinë.
Ne duhet të habitemi, të shqetësohemi e të bërtasim në kupën e qiellit: Zoti që nuk e don së pari Atdheun tonë, ai nuk është Zoti ynë, ai është Allahu i të tjerëve.
Më pyeti një analfabete para dy vitesh se “ku do të varrosesha?”
Ajo para 12 vitesh nuk do të më pyeste në këtë mënyrë, se para dymbëdhjetë vitesh sado nën robëri, Kosova ishte e mbushur më me shumë njerëzi, me shumë shqiptarë që kërkonin e luftonin për lirinë shqiptare, me shqiptarë që u dhimbte dhe përpiqeshin t’a shëronin plagën e vet, e që nuk e çonin mendjen pa nevojë tek dhimbjet e huaja.
Atëherë kishte shqiptarë të vërtetë që përpiqeshin e ëndërronin për Lirinë Shqiptare!
Cka janë këta dhe çka janë këta që i durojnë këta?!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi