Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flora Peci:Një ditë

Shko poshtë

Flora Peci:Një ditë Empty Flora Peci:Një ditë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 05, 2011 12:57 am

Flora Peci:Një ditë 369410_100000238957508_203845891_n

Flora Peci:Një ditë

Një ditë këmbanat do të bien,
një ditë qielli do të kthjellet
një ditë...
rrebesh,stuhi nuk do të ketë në mua
nuk do të bredh në shtigje të kujtimeve
aty ku shetisja me ty
aty do të ketë vetëm zbrazëti.
Do të mungoj dhe unë
aty ku shtegëtoja pa ty
aty ku prangat e vuajtjes
më plandosën
aty ku i kërkoja gjurmët e dashurisë
aty ku ike dhe më le të pres.
Aty do të mbijnë ferra
unë nuk jam më aty
jam te këmbanat që më zgjuan nga ankthdashuria
jam te shtigjet që mi hapën portat e lumturisë
jam në dritën e diellit
jam me zërin e bilbilit
jam me këngën e kanarinës
jam ajo që desha të jem
jam unë-VETJA ime
jam në qiellin e hapur e të kthjellët
se nuk i dua vranësirat tua.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi