Jorgo Telo:LOTËT E MIQËSISË (Përshkrim)
Faqja 1 e 1
Jorgo Telo:LOTËT E MIQËSISË (Përshkrim)
Jorgo Telo:LOTËT E MIQËSISË (Përshkrim)
Lotët njerëzorë i kanë kanë degëzimet në basenet e shpirtit. U mjafton shkaku apo dukuria nxitëse më e imtë që të tronditen atje ku dremisin e mandej të rreken të dalin përjashta në trajtë piklash të njemëlta, në trajtën e një vrage tatëpjetë faqes, pse jo edhe duke u ndalur përkohësisht në pezulin e qepallave e “gardhin” e qerpikëve...
Po kur lotët kanë ngarkesë ndjesish mëmëdhetarie ato shprehin pa fjalë vërtetësinë e dhimbjes e mallit për Tohkën “AMË”...
Paraditen e 30 nëntorit një telefonatë që pritej më dha lajmin e nisjes nga Kosova drejt Tiranës e më pas drejt Gjirokastrës të mikut tim internetik me banim në Malmoe të Suedisë, zotit Remzi Basha.
Ishte në rrugëtim tok me tre miq të tjerë e të afërm të tij.
Dërgova bashkëshorten dhe i priti diku afër banesës sonë.
Nuk kishte dije miku im, sa orë do hante rroga nga Tirana në Gjirokastër. Gjer në Tiranë iu duk fare afër falë favoreve të “RRUGËS SË KOMBIT”. Me sa kuptova kishte mbetur i zhgënjyer nga rruga drejt jugut...
Vetekuptohej ishte e dukshme edhe lodhja fizike pas një rruge te gjatë...
E grisha të vinte edhe me bashkëudhëtarët brenda. Ai kishte merak se mos më bezdiste. Më propozoi qysh në fillesë, të shkonim në ndonjë lokal, por reagimi im: “Kur kemi shtëpinë, ç’na duhet lokali?!” e detyroi të ndërronte mendje. Ata mundej të vinin pas meje. Kurse unë e kam vështirë të vete pas të tjerëve. Atëherë do t’i bezdisja unë ata. Pas qerasjes u kujtua të fiksonim disa kujtime të përbashëkta e, si mori librin në dorë e shtrëngoi fort dhe e puthi.
U përdorën të dy aparatët digitalë.
Na shkoi për bukur kuvendi. E nxori shpejt “kokën” arsyeja, pse rrinin si “mbi gjëmba”.
Ata e kishin vendosur të riktheheshin në Tiranë brenda ditës.
Realisht jashtë po binte muzgu. Lodhjen po e shihja te syt e mikut po aq të theksuar sa dhe dashurinë pë mikun e për tokën Amë... Ishte tejet i emocionuar miku – mysafir.
Mua nuk më erdhi mirë, të iknin aq shpejt, se ende kishim për të thënë. Dhe ndoshta ende na duhej të mësonim më tepër për njëri – tjetrin. E uruam edhe gojarisht për çmimin që ka fituar në Suedi si “Poet i vitit”. Emocionohej pas çdo urimi e falënderimi miku im. Entuziazmohej pas çdo shkrepje aparati. U ul e puthi dyshemenë, në vazhdë të porosive që më jepte shpesh në bisedimet internetike: “Puthma Tokën Amë, Jorgo!”
Unë ia ktheja: “Po e e puth poetikisht dhe po e perqafoj me krahët e poezisë, i dashur Remzi! Ta kam mbaruar porosinë.”
E Pamë me sytë tanë, se si ashtu i përlotur puthi realisht tokën Amë. E duke më puthur përmallshëm e pa i fshirë faqet e njomura nga vraga e lotit, doli nga dhoma ime e u largua tok me të tjerët. Gruaja i përcolli deri te makina jashtë pallatit.
Kur u kthye gruaja më tha e habitur:
- Ti më kishe folur shumë për të, por nuk ma merrte mendja , se do prekej kaq shumë kur të takoi e sidomos kur i dhe gjithë librat e tua. Edhe duke ecur nëpër koridor edhe kur më dha dorën te makina ai qante si një fëmijë. Kaq mall të madh paska për këtë vend?
- Nuk i jep shtysë vetëm malli dhe dashuria për Shqipërinë, moj grua. Ai është krijues e mëmëdhetar i flakës. Të kam thënë që ka ndihmuar shumë UÇK-në në Fitorën e Pavarësisë së Kosovës dhe jo vetëm me fjalë... Por duhet të dimë se lotët e tij janë lot miqësie... Dhe janë lotët e miqësisë së të vërtetë jashtë çdo interesi meskin, siç e kemi diskutuar edhe tjetër herë... Janë në fund të fundi lot artisti. Krijuesit e kanë të shkallës së lartë ndjeshmërinë dhe, kur përloten, shfrejnë veçse gulçet e pastra të shpirtit të tyre...
E kish shfaqur qysh herët në komunikimet e para dëshirën të më njihte nga afër mua “vëllanë” e truallit Amë. Më pas kjo dëshirë iu shtua me daljen nga shtypi të librit tim “TUNG, SHPRESARTA KOSOVË!”, për të cilin miku im kish dërguar me e-mail parathënien, pasi unë ia kisha nisur me kohë krejt librin, pothuajse të përfunduar.
Sa na befasoi e gezoi ardhja e miqve kosovare, aq na befasoi e pezmatoi largimi pa u çlodhur ende mirë nga
rrugetimi i gjatë.
Në orët e natës kam qenë i kapluar nga meraku për ta, deri sa e mora ne telefon e më qetesoi, duke folur nga Tirana.
Të nesërmen me përshëndeti nga Prishtina.
Dhe sot kuvenduam përmes facebookut Gjirokastër – Malmoe.
Sigurisht tashmë i përfytyrova të terur “lotët e miqësisë”...
Gjirokastër, 03.12.2011
Flamuri kombëtar bekon miqesitë e forta.
MIDIS MYSAFIREVE
I GEZOHEMI LIBRIT "TUNG, SHPRASARTA KOSOVE!"
DHE... NDARJA
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Jorgo S. Telo, Eduard M. Dilo: Diloiada (ose lotët e pa terur të dhimbjeve)
» Jorgo S.Telo:MBRAPSHT
» Urimet për 100 vjetorin e shtetit shqiptar!
» Jorgo Telo:MISIONARI
» Jorgo Telo:STËRKËMBTHE
» Jorgo S.Telo:MBRAPSHT
» Urimet për 100 vjetorin e shtetit shqiptar!
» Jorgo Telo:MISIONARI
» Jorgo Telo:STËRKËMBTHE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi