Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marrëveshja në favor të Serbisë, Jo assesi të Kosovës!

Shko poshtë

Marrëveshja në favor të Serbisë, Jo assesi të Kosovës! Empty Marrëveshja në favor të Serbisë, Jo assesi të Kosovës!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 05, 2011 10:42 pm

Marrëveshja në favor të Serbisë, Jo assesi të Kosovës!

Marrëveshja në favor të Serbisë, Jo assesi të Kosovës! Mehdi-HYSENI-bs-2

Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Gjeopolitike

Për vendosjen e sundimit të ligjit, të rendit, të sigurisë dhe të Kushtetutës, si dhe për zhbllokimin e pikave kufitare të Republikës së Kosovës, nuk ka nevojë të lidhet kurrfarë traktati dypalësh apo shumëpalësh me Serbinë, sepse ato ndodhen brenda kufijve territorialë dhe shtetërorë të Republikës së Kosovës (edhe pse ende nuk janë të njohur ndërkombëtarisht nga ana e Kombeve të Bashkuara dhe sipas të drejtës ndërkombëtare).
Prandaj kjo është çështje e brendshme e Kosovës, jo e Serbisë. Në këtë pikëvështrim, askush nuk e gëzon atë të drejtë ligjore e as kushtetuese (as Presidentja, as Kryeministri e as Kryekuvendari i Republikës së Kosovës), që të bëjë pazarllëk me Beogradin, në kurriz të të drejtës sovrane të Republikës së Kosovës, duke e pranuar Serbinë si palë të integruar për menaxhimin e kufijve shtetërorë të Kosovës, të cilët Beogradi zyrtar ende (edhe pas pavarësimit të Kosovës) po i quan “kufij administrativë” brenda territorit të Serbisë (!?)
Marrëveshja për menaxhimin e “kufijve administrativë”, JO, assesi ndërshtetërorë, sepse Stefanoviqi ka refuzuar çdo simbol dhe atribut shtetëror të Republikës së Kosovës që të përfshihet de fakto dhe de jure në procesin e menaxhimit të integruar të “pikave administrative” (!)
Përveç tandemit negociues Tahiri-Stefanoviq në Bruksel, edhe përfaqësuesi i BE-së, Robert Cooper, ka deklaruar se “është i kënaqur me arritjen e Marrëveshjes për kontrollin e integruar të vendkalimeve administrative në Kosovë”.
Sheshit, edhe sipas kësaj deklarate të ndërmjetësit të BE-së, rezulton se Serbia ka pranuar “një marrëveshje për kontrollin e përbashkët të vendkalimeve administrative”, JO KURRFARË MARRËVESHJEJE PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË KUFIJVE SHTETËRORË MIDIS SERBISË DHE KOSOVËS, SI DY SHTETE TË BARABARTA SOVRANE DHE TË PAVARURA.
Kjo Marrëveshje është një mashtrim sui generis për shqiptarët e Kosovës, sepse nuk ka kurrfarë baze as sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, as sipas “Marrëveshjes së Lisbonës e as sipas kritereve dhe standardeve integruese të BE-së ngaqë në brendinë e saj nuk flitet për kufij shtetërorë të Kosovës, por vetëm për ushtrimin e kontrollit të përbashkët të “vendkalimeve administrative” Kosovë – Serbi.
Kjo është arsyeja kryesore pse Serbia ka pranuar një marrëveshje të tillë, sepse në asnjë rresht të saj nuk figuron togfjalëshi “kufij shtetërorë”, por vetëm “menaxhim i vendkalimeve administrative”, gjë që kjo do të thotë se Beogradi zyrtar nuk njeh kurrfarë shtetësie e as kufijsh shtetërorë të Republikës së Kosovës. Për më tepër, marrëveshja e arritur e dyshes Edita Tahiri-Brosilav Stefanoviq, është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Serbisë (sipas së cilës “Kosova është pjesë e pandashme e territorit të saj”) dhe me Rezolutën 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara.
Pavarësisht nga deklaratat buzëqeshëse, cinike, bombastike, spekuluese dhe mashtruese politiko-propagandistike dhe pa kurrfarë mbulese të negociatores së Kosovës Edita Tahiri, Parlamenti i Kosovës duhet ta hedhë poshtë Marrëveshjen e përfunduar në Bruksel ndërmjet palës serbo-shqiptare, sepse është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës ngaqë nuk njeh simbolet dhe kufijtë shtetërorë të saj.
Qeveria dhe Edita Tahiri dezinformojnë opinionin publik(!)
Sipas komunikatës së lëshuar të Qeverisë së Kosovës del se “ Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve është arritur në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ,me Ligjin dhe strategjinë e Kosovës për menaxhimin e integruar të kufirit.”
Lidhur me këtë konstatim hipotetik, shtrohet kjo pyetje: në cilin nen dhe paragraf të Kushtetutës së Republikës së Kosovës thuhet se është i pranueshëm “menaxhimi i integruar i kufijve” me palën serbe të Beogradit?!
Përgjigjja, po sikur kjo marrëveshje e tandemit Tahiri-Stefanoviq, të kishte qenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Serbia kurrë nuk do të pranonte përfundimin e saj. Kjo është tejet e thjeshtë për t’u kuptuar nga ana e njohësve të marrëdhënieve serbo-shqiptare, të paktën në këta dymbëdhjetë vjetët e fundit, kur institucionet shtetërore (Presidenca, Qeveria dhe Parlamenti) dhe titullarët e tyre, Boris Tadiq, president, ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq, etj. për çdo javë, për çdo muaj, dhe për çdo vit, kanë pohuar dhe, edhe sot, pas përfundimit të kësaj “marrëveshjeje multilaterale”, pohojnë se kurrë nuk do ta njohin Republikën e Kosovës, ngase do të ishte në kundërshtim me interesin nacional dhe me Kushtetutën në fuqi të Republikës së Serbisë në të cilën thuhet se “Kosova është Serbi”.
Këtë e provon edhe deklarata e Borislav Stefanoviqit (pas arritjes së Marrëveshjes së theksuar më lart), ku ndër të tjera, thuhet:“Marrëveshja në asnjë mënyrë nuk nënkupton shtetësinë e Kosovës, madje, as në kuptimin terminologjik nuk përmendet kurrfarë kufiri ose vendkalimi shtetëror. Arritja e kësaj marrëveshjeje është një shtysë e mirë për politikën e jashtme të Serbisë, kur është fjala për pozicionimin e saj në integrimet evropiane ”
Po si është e mundur që Qeveria e Kosovës të pohojë:“Kjo marrëveshje ka të bëjë me bashkëpunimin mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, sipas konceptit evropian për menaxhimin e kufirit ndërshtetëror mes dy vendeve... Shteti i Kosovës tashmë zbaton marrëveshje të tilla me shtetet e tjera fqinje - Maqedoninë e Shqipërinë, si dhe së shpejti pritet të nënshkruhet marrëveshja me Malin e Zi”. Kur në këtë Marrëveshje nuk bëhet fjalë për kufij ndërshtetërorë, e as për dy shtete të barabarta, të pavarura dhe sovrane, por vetëm për “vendkalimet-pikat administrative”.
Gjithashtu marrëveshja e theksuar nuk mund të krahasohet, e as t’i vihet shenjë barazimi me marrëveshjet e arritura dhe të praktikuara ndërshtetëore me Maqedoninë, me Shqipërinë dhe, nesër ndoshta, edhe me Malin e Zi, sepse në asnjërin prej këtyre shteteve, nuk kemi problemin e Veriut të Kosovës, i cili qe 12 vjet është nën kontrollin e politikës, të ligjeve dhe të Kushtetutës së Serbisë, për shkak se as kolonët serbë të Veriut të Kosovës e as Beogradi zyrtar, nuk po njohin Republikën e Kosovës. Ndërkaq, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, e kanë njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Kështu që, nuk është çudi, e as kurrfarë befasie, pse qeveria e Kosovës ka një bashkëpunim të tillë të menaxhimit të përbashkët të kufirit ndërshtetëror. Ndërkaq, një sistem i tillë i menaxhimit dhe i zbatimit të integruar të kufirit shtetëror të Kosovës me Serbinë është i papranueshëm, ilegal dhe antikushtetues, sepse në Veriun e Kosovës ende sundojnë ligjet dhe kushtetuta antishqiptare dhe antievropiane e Serbisë, e cila nëpërmjet eksponentëve të saj militantë dhe terroristë (duke vënë barrikada, zjarre, plagosje dhe vrasje të shqiptarëve dhe të paqeruajtësve të NATO-s dhe të EULEX-it) po përpiqet që atë pjesë të Kosovës ta shpallë territor të pavarur serb, ose ta rianeksojë si pjesë integrale të territorit të saj, duke e rikthyer nën sovranitetin e dikurshëm të saj kolonial (1912-1999).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi