Bajrush Morina:“Shko e eja si Adem Peja”
Faqja 1 e 1
Bajrush Morina:“Shko e eja si Adem Peja”
“Shko e eja si Adem Peja”
Shkruan: Bajrush Morina
Delegacioni i Kosovës për negociata me Serbinë i kryesuar nga Edita Tahiri ka filluar t’i ngjajë anekdotës popullore për Adem Pejën. Rrugëtimi kot së koti poshtë e lartë i ka dhënë shkas popullit të thurë anekdotën pr Adem Pejën.
Ka disa muaj që delegacioni i Kosovës po shkon në Bruksel e po kthehet nga Brukseli me plot “shportën” me premtime por që në fakt “frytet” e kësaj shporte nuk duken asgjëkund. Tashmë është thënë e njoftuar publikisht zyrtarisht se janë nënshkruar dhe janë arritur disa marrëveshje me palën serbe, por që në fakt asnjëra prej tyre nuk po zbatohet krejtësisht në praktikë. Në fakt nga këto marrëveshje praktikisht ka përfituar vetëm njëra palë, ajo serbe në ndërkohë që falë këtyre marrëveshjeve, Kosova është rimbushur me mallra serbe dhe nëpër rrugët e Kosovës po funksionojnë lirisht veturat nga Serbia me tabela të Serbisë dhe me simbole serbe. Në ndërkohë kompanitë nga Kosova që duhet të kalojnë nëpër Serbi duhet të përgatisin një krah dokumente dhe natyrisht duhet t’i luten zotit që në pikat kufitare të qëllojë ndonjë policë e doganierë serb i cili “e han ryshfetin”. Gjithashtu falë kësaj marrëveshje, në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë nuk do të përdoret vula me mbishkrimin “Vula Doganore e Republikës së Kosovës”, por vetëm “Doganat e Kosovës”.
Ndërkaq marrëveshja për tabelat e regjistrimit të veturave falë kësaj marrëveshje Serbia ia ka arritur t’i detyrojë qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të udhëtojnë në Serbi t’i kthehen kohës së UNMIK-ut dhe të përdorin tabelat KS e jo RKS, në ndërkohë që Kosova është mbushur me vetura me regjistrim të Serbisë dhe me simbole të shtetit serb. Edhe të ashtuquajturat marrëveshje për kadastra dhe regjistrin civil kanë mbetur marrëveshje “të vdekura” në letër. Serbia nuk ia ka kthyer deri më sot Kosovës as edhe një kopje të vetme të ndonjë ngastre kadastrale apo të ndonjë regjistri civil ndërkaq sa për ato origjinale as që mund të bëhet fjalë, pasi delegacioni i Kosovës është pajtuar dhe ka nënshkruar që Kosovës t’i kthehen vetëm fotokopjet e jo origjinale i këtyre dokumenteve të rëndësishme për shtetin dhe popullin e Kosovës.
Sa për marrëveshjet për njohjen reciproke të diplomave, kjo punë i është lënë në dorë ndonjë institucioni ndërkombëtar i cili do të valorizojë diplomat e studentëve nga Kosova. Por deri më tash as nuk është caktuar institucioni ndërkombëtar dhe nuk dihet se si do të funksionojë në praktikë kjo marrëveshje. Sipas kësaj logjike duket se studentët shqiptarë të Kosovës Lindore të cilët i kryejnë studimet në Universitetin e Prishtinës nëse dëshirojnë të punësohen në institucionet publike në Kosovën Lindore do të duhej të hyjnë në provim të diplomës për të dytën herë, njëherë para profesorëve të Universitetit të Prishtinës e më pas para ekspertëve ndërkombëtarë. Ndërkaq punësimi me këto diploma është një histori tjetër më vete e cila përcillet me njëmijë e një peripeci për çdo student shqiptar që kryen studimet në Prishtinë e që dëshiron të vazhdojë jetën e punën e vet në Preshevë, Bujanovc apo Medvegjë.
Një marrëveshje me plot dyshime e pikëpyetje po interpretohet së fundi edhe kjo për menaxhimin e ashtuquajtur të kufijve. Kështu përderisa vetë kryenegociatorja këtë marrëveshje po e quan shumë të favorshme për Kosovën (ajo të gjitha marrëveshjet e deritashme i ka quajtur të suksesshme dhe sipas znj.Tahiri Brukseli po punon për Kosovën dhe kundër Serbisë!) në ndërkohë që opozita dhe populli i Kosovës shprehin skepticizmin për këtë marrëveshje.
Por çka ka të vërtetë në gjithë këto udhëtime “poshtë e lartë” të delegacionit të Kosovës për në Bruksel? Shprehur me fjalorin humoristik janë udhëtime si “shko e eja si Adem Peja!”
Por shprehur me fjalorin realist, ka një të vërtetë që megjithatë është e dhimbshme, është e dëmshme për shtetin e Kosovës. Përmbajtësisht pothuaja të gjitha marrëveshjet kanë një prejardhje të të ashtuquajturit “6 pikësh të Ban Ki Munit”. Pra të gjitha janë vetëm modifikime me stilin dhe fjalorin evropian por që në fakt janë marrëveshje që legalizojnë 6 pikat e Ban Ki Munit, organizata e të cilit pos që nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, vazhdon të këmbëngulë në ruajtjen e regjimit të vet të ashtuquajtur UNMIKISTAN.
Të gjitha marrëveshjet me Serbinë janë marrëveshje për Serbinë. Dhe përderisa ato bëhen për të favorizuar integrimin e Serbisë në BE, si të tilla janë marrëveshje që pengojnë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës në mbarë territorin e shtetit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi