Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reshat Badallaj:Përse vriten shqiptarët...!?

Shko poshtë

Reshat Badallaj:Përse vriten shqiptarët...!? Empty Reshat Badallaj:Përse vriten shqiptarët...!?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 07, 2011 3:55 pm

Përse vriten shqiptarët...!?

Shkruan RESHAT BADALLAJ
Reshat Badallaj:Përse vriten shqiptarët...!? Images
Alarmuese

Shqipëria vazhdon të jetë e mbërthyer nga numri i lartë i krimit kundër personit dhe veçanërisht ai me i rendi i vrasjes. Kurba e krimit në Shqipëri kurrë nuk ka qenë më e lartë. Deshëm s´deshëm nuk ka ditë që nuk vajtohet deri ne kupë të qiellit për mort. Nuk ka ditë që nuk derdh gjak i njomë. Gjakësoret për marrjen e shpirtit nuk zgjedhin mjete, i përdorin sakicat dhe hanxharet (sëpatat dhe thikat). Është thënë është turp te vdesësh me kokë në jastek, vetëm për ta mbrojtur vatanin. për ndryshe vetëm zoti të ka dhanë shpirtin dhe vetëm ai ka te drejt me marrë dhe askush tjetër.
Pra, Shqipëria është kthyer në një vend të rrezikshëm për te jetuar ku krimi i rrugës dhe ekzekutimet te stilit mafiozo-italian janë bërë rutinë e jetës se përditshme. Vrasjet e bujshme në Shqipëri janë dorë e krimit. Nën hundën e policisë krimi godet në pikë të drekës në qender të qytetit...


Cili është burimi i vrasjeve në botën shqiptare?

Gjakmarrja! Gjakmarrja, në Shqipëri ka lindur dhe ka kaluar nëpër disa etapa historike, duke filluar që nga sundimi i perandorisë romake e cila lejoi fiset ilire në zonat malore dhe jetonin sipas zakoneve tradicionale ku përfshihej edhe Gjakmarrja dhe hakmarrja, e deri te kanuni i Skënderbeut (ARBËRIT). Fatkeqësisht gjakmarrja dhe hakmarrja ka nxjerrë kokë më shumë se në mesjetë...
Tregues tjetër pas gjakmarrjes, janë krimi ekonomik, trafiqet, kontrabanda, korrupsioni, prostitucioni, për çështje pronësie... u benë burimi i ri konfliktesh të thella, të cilat iu shtuan atyre të vjetrave dhe sollën krimin zinxhir të hakmarrjes dhe gjakmarrjes.
Merreni me mend vetëm vetëm ne 20 vjet për çështje pronësie janë vrarë më tepër se tetë (Cool mijë shqiptarë. Shifrat zyrtare për konfilkte në pronësi dhe tokën janë 4979 raste në fshatra dhe 3163 ne qytete, pra e kalojnë numrin 8 mijë të vrarë. Por, shkaku nxitës kryesor për këto konfikte sociale dhe të vrarët është korrupsioni, tek dhënia e tokës së pronareve të ligjshëm personave të tjerë në bazë të dokumentave të falsifikuara.
Pjesa me e madhe e vrasjeve ishin krime brenda familjes. Të ecim pak me këtë shkrim në mënyrë kronologjike, vetëm disa raste,sepse te shkruhen te gjitha raste do te na duhej hiq me pak se 2000 faqe...
Në vitin 2010 në Shqipëri u regjistrua një numër i madh vrasjesh qe i kaloi 115 të tilla. Për gjashtë muaj ndodhen 57 raste me armë zjarri dhe me mjete prerëse, sakicë e hanxhar, gjatë këtij viti, me tepër se dhjetë prej tyre ishin gra dhe vajza të ekzekutuara nga te afermit për motive xhelozie apo nderi, qe buron nga problemet sociale dhe mentaliteti. Brenda katër ditëve ne Shkodër mbeten të vrarë tetë shqiptarë për çka tjetër, për gjakmarrje. Poashtu, brenda ditës çon në 12 numri i personave që kanë humbur jetën nga vrasjet e aksidentet.
Pista kryesore është hasmëria. Në Fan të Mirditës, u vra Agustin Tuci nga nipi i tij, për konflikte pronësie. Në Bercullë,burri vret gruan me çifte,tjetër gjaksor. Poashtu, vret gruan para vajzës dy vjeç ne Morovë të Beratit. Në gusht u vranë Pavlin Marku e Sokol Doçi, punonjes i Entit Kombëtar te banesave. Në shtator u vra edhe gjyqtari Konomi. Ne Shkodër ne prani te gruas vritet një biznismen i njohur,nje dite me vonë vritet një fëmijë qe akoma nuk i kishte mbushur te 16 pranverat. Më 24 tetor u ekzekutua oficeri i SHIK-ut, Isa Çopa,u vra edhe Arian Selimi me breshëri automatikesh. Nje tejtër vrasje qe tronditi vendin ishte vrasja e një të riu në prag të FEJESËS. Në Kukes vriten dy punonjes policie vetëm e vetëm se kërkuan të bëjnë një kontrollim makine dhe më pas autori nuk shfaq fare shenjë pendimi. Në Durrës, me një hotel, klienti ngacmon balerinen dhe pronari panje pa dy nxjerrë koburen nga brezi dhe e shtrinë vdekur për tokë. Në Shkodër për grindje banale te çastit Dodë Hila duke pirë kafe me Martin Cubin, nga një debat i "nxehtë",Doda ia numëron ne lule te ballit Cubit. Një tjetër vritet për një vend parkimi, ndërkaq, një vajzë vritet për vonesën e një gote birre. Pra, u përcollën për ne gropën e ftohur te tokës me tepër se 200 viktima...


Gjakësorët nuk i kursejnë as njerëzit e zotit

Gjakësoret nuk i kursejn nga jeta as njerëzit e Perëndisë. Kështu qe, vritet PASTORI Dritan Prroi. I ndjeri Pastori kur i morri plumbat ne trup ishte me bibël në dorë. Hasmi dhe motivi i veprs dihet. Ishte një 21 vjecar për hakmarrje. Ndodhi edhe vrasja e njeriut tejtër te Perendisë, e klerikut te lartë musliman, Sali Tivarit, sekretar i përgjithshem i komunitetit musliman. I ndjeri u vra ne zyrën e Tij me Kuranin në dorë. Gjakësori dhe motivi akoma zyrtarisht janë jetim. Do t´iu kisha lutur te gjithë lexuesve qe t´bojkotojnë të gjithë ata që shkruajnë kundër religjionit. Sepse ata janë njerëz te paguar nga qarqet e huaja dhe janë shpirtzi. Nuk janë besimtar. Këta njerëz te shitur duhet ta dijnë se as Bibla e as Kurani, nuk thotë qe të urrehen njerëzit dhe fetë tjera. Ne jetojmë ne një milinium te ri dhe duhet te ecim vetëm për para për te zenë bishtin e mentalitet Evropoian. Ne qoftese kjo nuk qëndron, ahere te spjegojnë perse këtë urrejtje,ndaj shqiptarëve vetëm se kanë fe të ndryshme...


50 gra vranë burrat në Shqipëri

Shkaqet që i shtyn gratë te marrin ketë vendim tejet të rendë janë: Tradhtia! Ata iken fshehurazi nga shtrati i dashurisë së parë dhe shkuan në shtratin e huaj. Ushkuri i huaj te del për hunde. këto bishtedredhura thuhet se djallin e kanë futur ne shishe dhe i a kanë mbyllur gryken. Sepse nuk është lehtë qe femrat të shkojnë në ekstrem, të vrasin njeriun e jetës. Te tjera shkaqe janë edhe keqtrajtimi apo edhe mbrojtja e familjeve si dhe gjendja ekonomike...
Vetëm nga viti 1997 deri ne vitin 2007 janë 50 gra, të cilat kanë qëlluar burrat për vdekje. Poashtu vlenë të theksohet se ne 20 vitet e fundit rrugët e Shqipërisë janë larë në gjak. Statistikat tregojnë se vetëm nga veturat janë vrarë afro 4000 shqiptarë. Dhe mendoj sa ishin shtuar shqiptaret deri tani...
Stop vrasjeve vëllavrasëse sepse është derdhur gjaku lum dhe fëmijtë e ngujuar të shohin driteën e diturisë. Dhashtë i madhi zot që edhe fanatiket dhe gjaksoret të ndërrojnë udhë që sakicat e hanxharët t´i përdorin për dru dhe pemë për të prerë. zotin dorëzan!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi