Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beogradi as defakto e as de jure nuk e ka njohur kufirin e Kosovës!

Shko poshtë

Beogradi as defakto e as de jure nuk e ka njohur kufirin e Kosovës! Empty Beogradi as defakto e as de jure nuk e ka njohur kufirin e Kosovës!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 08, 2011 9:22 pm

Beogradi as defakto e as de jure nuk e ka njohur kufirin e Kosovës!


Beogradi as defakto e as de jure nuk e ka njohur kufirin e Kosovës! Mehdi-HYSENI-bs-2-1
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Unë, parimisht dhe, mbi bazën reciproke, jam për bashkëpunim dhe për marrëveshje miqësore dhe paqësore, jo vetëm me shtetet në rajonin ballkanik, por me të gjitha vendet e mbarë botës. Mirëpo, unë nuk pajtohem me asnjë formë lidhjeje dhe bashkëpunimi zyrtar me Beogradin (derisa në Veriun e Kosovës shkelet Kushtetuta, rendi, siguria dhe ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe vriten, plagosën policët shqiptarë, ushtarë të KFOR-it, të EULEX-it, bllokohen rrugë, e ngrihen barrikada, duke e penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve, si dhe të KFOR-it dhe të EULEX-it), derisa Serbia dhe serbët e Veriut të Kosovës, nuk e njohin shtetësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës (por vazhdimisht, në sy të Evropës dhe të botës, e quajnë "Kosova është Serbi" -"Kosovo je Srbija" dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës e quajnë, "e ashtuquajtura qeveri e Kosovës", çdo marrëveshje apo traktat i përfunduar me Serbinë, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, me të drejtën e vetëvendosjes, si dhe me gjakun dhe me luftën çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së dhe të popullit shqiptar, të derdhur për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës.

Përse dezinformimi dhe keqinterpretimi i Marrëveshjes E.Tahiri-B.Stefanoviq?!

Çfarë dobie ka Kosova nga një parullë e tillë politiko-propagandistike zyrtare shtetërore e Kosovës, kur Serbia nuk ka njohur as de fakto e as dejure kufirin e Kosovës sips Marrëveshjes “historike” të negociatores Edita Tahiri-Borislav Stefanoviq?!

Natyrisht se, është për të ardhur mirë dhe, gjithësesi për t’u përshëndetur, kur kryeministri dhe zv.kryeministresha pajtohen dhe gjejnë gjuhë të përbashkët për çështje të caktuara, por në këtë rast, nuk është mirë, sepse të dytë e kanë gabim, kur thonë se “Serbia ka njohur kufirin e Kosovës” sipas Marrëveshjes së Brukselit (03.12.2011) ngaqë Serbia nuk e ka bërë një gjë të tillë, as me këtë marrëveshje, por kjo ka vetëm karakter politik, tregtar dhe ekonomik, si dhe në fokus ka sigurimin e lirisë së lëvizjes së njerëzëve dhe të qarkullimit të mallrave Kosovë-Serbi, ku në këtë kuptim, Serbia është ajo që po përfiton mës së shumëti nga eksporti dhe “këmbimi” i mallrave të saj me Kosovën. Kjo është më shumë në favor të interesit ekonomik, politik dhe tregtar të Serbisë, jo të Kosovës, assesi.

*** Edita Tahiri: “Serbia ka pranuar kufirin me Kosovën” (http://www.botasot.info/04/12/2011)!?

*** Hashim Thaçi:” Serbia ‘de jure’ njohu kufirin në Kosovë”: (http://www.botasot.info/06/12/2011)!?[/size]

Emëruesi i përbashkët i këtyre dy deklaratave të barazvlerëshme të Hashim Thaçit dhe të Edita Tahirit, nuk është i saktë qoftë në kuptimin juridik të së drejtës ndërkombëtare, qoftë në kuptimin e juridik dhe kushtetues të së drejtë së brendshme të Kosovës, sepse në asnjë paragraf, në asnjë pikë dhe, në asnjë pasus të tekstit të Marrëveshjes së Arritur në Bruksel, më 3 dhjetor 2011, nuk figurojnë termat “vijë kufitare” apo “kufij shtetërorë”, por vetëm shprehjet “ vendkalime administrative”, gjë që këto nuk nënkuptojnë kurrfarë “kufijsh ndërshtetërorë” e as kurrfarë simbolesh ndërshtetërore midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo është e vërteta, të cilën secili lexues dhe studiues mund ta gjejë në tekstin integral të Marrëveshjes së theksuar (shqip, anglisht dhe serbisht).

-Atëherë, si për kryeministrin Hashim Thaçi, ashtu edhe për zëvendëskryeministren dhe negociatoren, Edidta Tahiri, shtrohet e njëjta pyetje: - Në cilën pjesë të Marrëveshjes e kanë gjetur “ bazën e saj juridike dhe kushtetuese, sipas së cilës “de jure” Serbia e “paska njohur kurifin e Kosovës”, kur nocioni “ vijë kufitare” e as “kufi ndërshtetëror”, fare nuk është sanksionuar në përmbajtjen e Marrëveshjes së theksuar?!

Ky konstatim simetrik i kryeministrit Hashim Thaçi dhe i Edita Tahirit, negociatores së “Marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit” nuk ka kurrfarë baze juridike, por është një simulim “juridik”, i interpretuar mbi bazën politiko-diplomatike sa për t’u hedhur sy atyre, që nuk marrin vesh ABC-në e së drejtës ndërkombëtare (posaçërsiht kur është fjala për lidhjen e traktateve ndërkombëtare për caktimin e kufijve ndërmjet dy shteteve), sepse si theksuam më sipër, në asnjë rresht të përmbajtjes së Marrëveshjes së theksuar nuk flitet për kurrfarë “kufiri shtetëror” e as për ndonjë “vijë kufitare”, por thjesht, vetëm “vendkalime administrative”, gjë që këtë e ka pohuar edhe negociatori serb, Borislav Stefanoviq, si dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, duke nënvizuar se “ Marrëveshja e arritur përmes dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, është plotësisht në frymën e interesit nacioanl serb, e cila nuk nënkupton elemente të së ashtuquajturës shtetësi të Kosovës. Kjo zgjidhje nuk është ideale, por unë fuqishëm qëndroj pas saj. Kjo marrëveshje ekskluzivisht nënkupton marrëveshjen për vendkalmet administrative, e kursesi nuk është marrëveshje për kufijt, sepse Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Me këtë Marrëveshje, nuk ka kurrfarë simbolesh shtetërore të asdhtuquajturit shtet të Kosovës, nuk ka doganierë, por vetëm vëzhgues…”( http://www.blic.rs/Vesti/Politika/293546/Tadic-Resenje-o-prelazima-nije-idealno-ali-stojim-cvrsto-iza-njega/03/12/2011//

Edhe kjo deklaratë e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, keq i demanton deklaratat politike të kryeministrit Thaçi dhe të zëvendëskryeministres Edita Tahiri, sepse Serbia (as verbalisht e as me shkrim) nuk ka pranuar kurrfarë “kufiri me Kosovën”, derisa në përmbajtjen e Marrëveshjes askund nuk ndeshet togfjalëshi i tillë konstatues i Edita Tahirit. Si ABC-ja e përfundimit të traktateve dypalëshe a shumëpalëshe ndërkombëtare, ashtu edhe ABC-ja e marrëveshjeve ndërshtetërore, e thotë se, pranohet, miratohet dhe nënshkruhet diç çka është finalizuar në brendinë e traktateve a të marrëveshjeve të miratuara, e jo se çfarë kanë palinifikuar dhe imagjinuar të arrijnë apo të nënshkruajnë palët negociuese të tyre, siç është rasti konkret i negociatores Edita Tahiri, e cila pohon se “Serbia ka pranuar kufirin me Kosovën”, mirëpo Marrëveshja e saj, në asnjë fjali, nuk përmban diçka të tillë, sepse thjesht, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, sepse nuk ka pranuar pala serbe, që të njihet kurrfarë kufiri i Republikës së Kosovës.

Megjithëkëtë, nëse negociatorja Edita Tahiri është në gjendje, që, para anetareve te Parlamentit te Koisoves, ta jusitifikoje juridikisht dhe, mbi bazen kushtetuese te Kosoves një Marrëveshje të tillë, (ku thuhet se “Serbia ka pranuar kurfin me Kosovën”), atëherë, ajo do të duhej të shpërblehej nga qeveria e cila e ka ngarkuar atë për “dialogun” teknik serbo-shqiptar. Ndryshe, Parlamenti i Kosovës, do të duhej të hidhte poshtë një marrëveshje të tillë, të arritur në Bruksel, sepse është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës , si dhe me interesat vitale kombëtare dhe shtetërore të saj.

[size=24]Marrëveshja e Editës, vetëm se thirret në emër të Traktatit të Lisbonës së BE-së! Asgjë tjetër!

Sipas kësaj Marrëveshjeje, del se, Kosova (ende) nuk paskësha simbole dhe kufij shtetërorë ngaqë nuk përmenden në përmbajtjen e saj!?

Prandaj, kjo Marrëveshje nuk ka kurrfarë baze juridike e as kushtetuese të shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës. Gjithashtu, Traktati i Lisbonës, nuk është kurrfarë baze juridike, as politike e as demokratike e Marrëveshjes së Edita Tahirit dhe Borislav Stefanoviqit, sepse ajo është e vlefshme dhe e zbatueshme vetëm për vendet që kanë marrëdhënie të mira dhe normale ndërshtetërore mbi bazën reciproke si dy shtete të pavarura dhe sovrane. E, jo sikur që është rasti i Kosovës dhe i Serbisë, të cilat jo vetëm se nuk e njohin njëra-tjetrën, por edhe janë në konflikt të hapur , për shkak të pretendimeve te Serbise per copëtimin e teritorit verior të Kosovës.

Shkurt e shqip, sipas përmbajtjes së Marrëveshjes së DYSHIT-EDITA-STEFANOVIQ, të arritur në Bruksel, më 3.12.2011( ku në asnjë pargraf të saj nuk fltet për kufijt dhe simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, por vetëm për “vendkalimet e përbashkëta administrative”, rezulton se fjala është vetëm për një territor të përbashkët të Serbisë dhe të Kosovës, si krahinë e saj e dikurshme (1945-1999), jo për dy territore të ndryshme të DY shteteve të ndryshme sovrane , siç janë Serbia dhe Kosova. Edhe pse në tekstin integral të Marrëveshjes, nuk është sanksionuar një përkufizim i këtillë, përmbajtja e saj lë të nënkuptohet se fjala është vetëm për NJË TERRITOR TË INTEGRUAR, ku Serbia sipas kushtetutës në fuqi, e llogaritë si “territor të vetin”, që historikisht, de facto as de jure Kosva kurrë nuk ka qenë territor legal i Serbisë, por vetëm i Shqipërisë Etnike.

Pra, juridikisht, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe sipas së drejtës ndërkombëtare, Marrëveshja Edita Tahiri-Borislav Stefanoviq, është vetëm një zero madhe, e një kompromisi politik në favor të interesit nacional dhe shtetëror të Serbisë, jo të Kosovës, në asnjë aspekt.

Vetëm në rastin e skajshëm, nëse nuk lexohet dhe nuk analizohet hollësisht dhe gjithanshmërisht teksti integral i përmbajtjes së Marrëveshjes së DYSHIT EDITA TAHIRI – BORISLAV STEFANOVIQ, (ndoshta), do të mund t’i besohej një konstatimi të tillë absurd dhe diletant politik të Edita Tahirit, kur thotë se “Serbia ka pranuar kufirin me Kosovën”!?

Mirëpo, pas arritjes së kësaj Marrëveshjeje “famoze”,këtë të pavërtetë e ka përgënjeshtruar si homologu i Edita Tahirit, Borislav Stefanoviq, ashtu edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, duke nënvizuar dhe përsëritur për të satën herë, se “Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”. MIrëpo, shtetarët e Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi dhe Edita Tahiri, pohojnë të kundërtën se Serbia me Marrëveshjen e Brukselit (Tahiri-Stefanoviq) “ de jure e ka njohur kufirin e Kosovës”!!!

-Ndoshta, sipas listës politike të “dëshirave të bukura” ndaj afrimit të ngutshëm me Serbinë ( PA E NJOHUR AJO PAVARËSINË E KOSOVËS), ashtu do të duhej të ishte, si kanë deklaruar shtetarët e sipërtheksuar të Qeverisë së Kosovës, mirëpo, sipas tekstit të Marrëveshjes, nuk mund të nxirret një përfundim i tillë, sepse i mungon BAZA JURIDIKE KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE. Megjithatë, Parlamenti i Kosovës është ai, që, do ta thotë vlerësimin meritor të fundit për Marrëveshjen e sipërtheksuar, të arritur në Bruksel mes palës serbe dhe asaj shqiptare nën monitorimin e përfaqësuesve të BE-së. Mirëpo, kjo vlen, nëse Parlamenti nuk do të instrumentalizohej dhe politizohej nga shumica dërrmuese e partnerëve të koalicionit qeverisës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi