Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enxhi Krasniqi Bardhaj:VETË I KAM FAJET

Shko poshtë

Enxhi Krasniqi Bardhaj:VETË I KAM FAJET Empty Enxhi Krasniqi Bardhaj:VETË I KAM FAJET

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 10, 2011 1:13 am

Enxhi Krasniqi Bardhaj:VETË I KAM FAJET 369444_100000277133709_1404849525_n

Enxhi Krasniqi Bardhaj:VETË I KAM FAJET

Petka arke të gozhduara më veshën sot,
Mund të them se më shtërngojnë,
Por as rehat nuk ndihem me to.
Pantollonat me fjalë të mbërthyera
Janë disi të rënda dhe të gjata,
Këmisha e bardhë ështe e lehtë
Por atë e mbulon një setër me ngjyrë të errët.

Fytyra nga lëndimet mërr një nur të djegur,
Sikur në kurriz më bien muret e zjarrit.
Nuk i tund supet, të tjerëve për t'ua hedhur,
E mbaj për vete gjer në buzë të varrit!..

Vetë i kam fajet!...
Desha të gradohem nga e zeza e djallit,
Arcin e qafës shtërngoj dhe theu,
Tani përtyp dhimbjen bashkë me helmin
Që të mos bëhem pis në faqen e dheut.

Uroj të jem një e vdekur, por jo viktimë,
E mbrojtur nga guri i gdhendur i varrit,
Ta ndal rrebeshin e dhimbjes.
Të ngopem me etjen dhe aromën e tokës
Pa lajmëtarë, pa shoqërues,
Vetëm!.. Nën një lis.
E verteta nuk është një për të gjithë!...
Sepse syri mërr ngjyrën e ndjenjës,
Që sheh dhe që thith!...

Enxhi Krasniqi Bardhaj:VETË I KAM FAJET 376058_315442328475002_100000277133709_1211047_642372055_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi