Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RITA SALIU:Dikush

Shko poshtë

RITA SALIU:Dikush Empty RITA SALIU:Dikush

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 10, 2011 2:39 am

RITA SALIU:Dikush Rita-saliu

RITA SALIU:Dikush

Ajri pështillet rreth një ëndërre në gjumë
Asgjë nuk fryn asgjë nuk ngrihet
Retë notojnë qetë qiellit të kalter
Mund të bien në tokë të bëhen shi
Të bëhen baltë e përbuzur të shkelur
Pamëshirshëm
Dikush luhatet fshehurazi pas hijes së vet
E dëshiron punen e dhelprës përballe rrushit
Merr në thua e rrëzohet
E ti u dashka falje t'i kërkosh
Hijes që s'e njeh as nuk e ndjenë
Pa fjalë,vetëm me mimikë
T'i tregosh sa je e kujdesshme
E ai ka të drejtë edhe mos me të kuptue
Kur të përsëritet vapa në bregun tjeter
Mbrëmja bëhet e padurueshme
Me buzen në gaz i bënë lajka shpirtit
Ndërsa ti ngrihesh në ajrë si zog pa krahë
Me kthetra të prera shkëmbinjve të robërisë



RITA SALIU-SHBA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi