Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:NDARJA ME TË PARËN DASHURI

Shko poshtë

Vullnet Mato:NDARJA ME TË PARËN DASHURI Empty Vullnet Mato:NDARJA ME TË PARËN DASHURI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 12, 2011 3:29 pm

Vullnet Mato:NDARJA ME TË PARËN DASHURI 390366_2177349124443_1568334934_31567049_2047139906_nVullnet Mato:NDARJA ME TË PARËN DASHURI 372095_1568334934_1821860633_n

Vullnet Mato

NDARJA ME TË PARËN DASHURI

S’mbaj mend ditën,
as rendin e datës,
kur të shtyu drejt meje
era e korrikut.
Por më kujtohet erdhe
në mes të vapës,
si zhegu drejt freskut
nën gjethet e fikut.

Kishe magji
në hapat e afrimit të parë,
magjistare e pate
dhe të parën puthje.
S’besoj se do gjendej
një tjetër djalë,
të ikte nga ty,
tek një vajzë më tutje.

Tani kjo ikja jote
me hapa të rëndë,
sikur thyen kockat
e këmbëve të tua,
shkelmon krejt fatin
me zemërimin tënd,
dhe pse asnjë djalë
nuk deshe si mua.

Dihet se djali
ka një dell zotërimi,
ndonëse i barabartë
në shpirt e në zemër,
të do për vete,
mbrojtur me gjoks trimi,
të bëj hije mashkulli
përmbi një femër.

Kjo gazin e bardhë
ta mbuloi te dhëmbët,
të mbolli në shpirt
farën e zemërimit,
shikimi nga buzët
të shkoi te këmbët,
që të nisën në rrugën
drejt moskthimit.

Teksa prisja i etur
të gjej tek ti femrën,
me lajkat, nazet,
delikatesën e përkryer,
ti s’deshe dashurinë
që të pushtoi zemrën,
po lafshën e gjelit
të kishe mbi krye?...

Fjalët e pathëna
na i ngrive në buzë,
ku fshive puthjet tona
të përgjërimit,
ndonëse s’të lidha
me të martesës tërkuzë,
krejt hapur e kishe
rrugën e harrimit.

Le pas vetes
trotuare të kallkanosur,
u thave shëtitjeve
gjithë barin e gjelbër,
shembe statujën
e ndjenjës së pasosur.
dhe bëre hi zjarrin
që ndeze në zemër.

Ike papritmas
nëpër shi dhe erë,
veçse me atë shkrepëse
që ke në bukuri,
mos ndiz më tej
zjarre të tjerë
të lësh në opinion
togje me hi!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi