Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vargje nga Arben Duka:I ligu dhe fisniku

Shko poshtë

Vargje nga Arben Duka:I ligu dhe fisniku  Empty Vargje nga Arben Duka:I ligu dhe fisniku

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 13, 2011 4:08 pm

Vargje nga Arben Duka:I ligu dhe fisniku  49145_100001005327670_119915_n

I ligu dhe fisniku


Vargje nga Arben Duka

Dhe që ne u tundëm,
në djep të luanëve,
mund të na pickojë,
race e sharlatanëve!

Nuk kemi ç’i bëjmë,
aspak të vërtetës,
se edhe hajvanët,
janë pjesë e jetës!

Po moskishnë jetë,
miza dhe mushkonja,
s’do dinim vërtet,
ç’vlerë ka shqiponja!

Pomos ish pisllëku,
llagemi dhe llumi,
s’do ta dinim kurrë,
ç’vlerë ka parfumi!

Potë mos e njohim,
zemrën e të ligut,
s’do ta njihnim kurrë,
atë të fisnikut!

Pomos qënë kodoshët,
edhe kurvëria,
s’do mësonim kurrë,
sa vlen ndershmëria!

Pomos ekzistonte,
raca e vampirëve,
s’do ta njihnim kurrë,
sojin e të mirëve!

Pomos qenë servilët,
që tërhiqen zvarrë,
ku ta krahasonim,
njeriun krenar!

Pomos ekzistonte,
këtu ligësia,
s’do ta dinim kurrë,
ç’vlerë ka mirësia!

Mos qe injoranca,
monument i ngritur,
ku ta krahasonim,
njeriun e ditur!

Shekulli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi