Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardi Omeri:Krijesë e bukur... !

Shko poshtë

Ardi Omeri:Krijesë e bukur... ! Empty Ardi Omeri:Krijesë e bukur... !

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 14, 2011 2:18 am

Ardi Omeri:Krijesë e bukur... ! 375349_302832466415908_100000674724378_962174_2136912562_n
Meqe s'kam pas shume kohe per te shkruajtur dua te ndaj me ju nje poezi nga vellimi me poezi "Puthma Shpirtin" qe e gjeni vetem ne librarite Toena Durres dhe Librari Albania Tirana eskluzivisht !
Ardi Omeri:Krijesë e bukur... ! 371809_100000674724378_1880534938_n
Ardi Omeri:Krijesë e bukur... !

Sikur të kisha fuqinë e Zotit
Dot s'do të mundja të tregoja ndjesinë,
Teksa prekja me dorën që më dridhej
Një krijese të bukur, gati vetë Perëndinë...!

Sikur njerëzor të jem gjithnjë
S'do të ndjeja kurrë hiret e tua,
Si atë nate kur falënderova
Qënien tënde të mrekullueshme, grua...!

Përtej errësirës nxora shpirtin tënd,
që me epsh hyjnor më ipesh...!
Në dritën e frymës që dilte me ofshamë
Putha, thitha gjirin e bukur,
si një i porsa lindur fëmijë...
Me shpirtin tim që dilte e rrinte...
Putha parajsën ku nis jeta,
shpirtin futa në shpirtin tënd,
të zgjoja çka dridhej si me dënesë,
në përzierje përrallore të dëshiruar..!.
Vdiqa e u ringjalla bashke me të,
në rilindje të dëshiruar njerëzore,
si në të vetmen luftë pa luftë, të bekuar...

Pame qiellin që shndriti si me mijëra yje
Ndjemë botën e shpirtrave lehonë që u ndal...
Falënderova qënien time prej burri...
Bekova qënien tënde grua, që lumturi fal...


©Ardi OMERI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi