Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Ndjehem shumë mirë!

Shko poshtë

Berisha: Ndjehem shumë mirë! Empty Berisha: Ndjehem shumë mirë!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 14, 2011 4:30 pm

Berisha: Ndjehem shumë mirë!

Berisha: Ndjehem shumë mirë! 17sali-berisha05

Ndjehem shumë mirë! Kështu u shpreh sot kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e rradhës të Këshillit të Ministrave. Që në fillim të fjalës së tij, kreu i ekzekutivit zgjodhi të qetësojë dhe të sqarojë të gjithë opinionin publik, lidhur me shqetësimet e tij shëndetësore, të shfaqura në aktivitetin e organizuar në 21 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.
“Nga një “chak up” që u bë rezultoi se në sisitemin e enëve të qarkullimit të gjakut të Sali Berishës, nuk ka asnjë problem në asnjë pllakë të vetme, kjo do të thote sesitemi im nuk ka moshë. U bënë të gjitha ekzaminimet dhe gjithçka ishte në kuadrin e një viroze, viruse që kanë potenciale të ndikojnë episode të tillë”, u shpreh kryeministri Berisha në fjalën e tij.


Gjithashtu duke sqarur mbi këtë virozë, Kryeministri shtoi se “shpjegimi qendron në faktin se hiperenergjia, që japin temperatura të larta në një organizëm që reagon fuqishëm, krijon mesa duket episode të tilla, duke ardhur në zvogëlim me fuqitë e tyre”.

Njëkohësisht, kreu i ekzekutivit falenderoi qytetarët që kanë shprehur urimete tyre dhe mjekët. “Urimet e qytetarëve kane pasur tek unë një forcë të vërtetë shëruese, sepse episodet nuk janë vetëm fizike, janë dhe psikologjike, ato ishin për mua ilaçi më i shkëlqyer. Faleminderim të veçantë dhe stafit mjeksor për përkushtimin”, u shpreh ai.

Një vëmendje të veçantë në fjalën e kryeministrit Berisha kishte dhe reforma ekonomike.

“Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër të realizojë dhënien e lejeve të ndërtimit në një afat kohor 45 ditor. Kërkoj nga ju të eleminoni zvarritje, pasi ka disa ankesa, janë sporadike, sipas të cilave agjensitë nuk u përgjigjen në afatin e duhur”, vlerësoi Berisha.

Për këtë arsye, sipas tij, ministritë dhe agjesnitë e varura prej tyre të paraqesi listën e autorizimeve që lëshojnë, që pas shqyrtimit të shihet se çfarë mund të hiqet prej tyre, me qëllim lehtësimin e barrës tek qytetarët.
Në vlerësimin e kryeministrit Berisha është mjaft i rëndësishëm vendosja dhe forcimi i partneritetit publik-privat.
“Detyrë krysore për vitin e ardhshëm kemi aplimkimin e një partneritetit publik-privat në të gjitha fushat, sikundër kjo në të gjitha njësitë vendore. Jam infiormuar se Bashkia e Tiranës ka nisur një përpjekje serioze në këtë drejtim. Shpresoj që shembullin e saj ta ndjekin dhe të tjerët”, vlerësoi Berisha.
Gjithashtu, kreu i ekzekutivit u ndal dhe tek një tjetër moment i reformës ekonomike, e konkretisht tek tokat bujqësore të dhëna me qera. “Kompetencat që ne i kalojmë qeverive vendore për të dhënë me qera tokën bujqësore, kulllotë, zabelet, tokën e pafrutshme siç e kanë cilësuar specialistët,(term që vjen nga dembelizimi socialist) kanë si qëllim që të transformojnë potencialet prodhues të tokës dhevendit. Ndaj dhe duhet një përqendrim shumë i madh në reformën ekonomike në mënyrë që dallgët ë krizës të mos e përfshijnë vendin”, nënvizoi Berisha.
Në këtë drejtim, kryeministri shtoi se “projekti i ullinjve, arrorëve, do ndryshojnë tërësisht potencialet e prodhimit të kësaj toke, ndaj duhet një pëqendrim i madh në reformën ekonomike në mënyrë që kriza të mos e përfshiojë këtë vend. Pasojat do të ndihen, por vendi ka rritje ekonomike dhe për shqiptarët është e rëndësihme kjo, pasi pa rritje ekonomike jo vetëm që sdo kishte rritje por ulje të ndjeshme të pagave, pensioneve, nuk do të kishte inecvestime ,do të kishte rritje të madhe të papunësis. Jemi i vetmi vend që shënon ulje të qartë të papunësisë”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi