Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çështja e ndihmave humanitare, në samitin BE-Rusi

Shko poshtë

Çështja e ndihmave humanitare, në samitin BE-Rusi Empty Çështja e ndihmave humanitare, në samitin BE-Rusi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 14, 2011 4:40 pm

Çështja e ndihmave humanitare, në samitin BE-Rusi

Çështja e ndihmave humanitare, në samitin BE-Rusi Ndihmat-ruse

Rusia synon që problemet me bllokimin e konvojit humanitar në vendkalimin kufitar midis Kosovës dhe Serbisë ta ngrisë në samitin e sotëm të Bashkimit Evropian me Rusinë, i cili mbahet në Bruksel, ka njoftuar agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass.

Agjencia transmeton deklaratën e amabsadorit rus në Serbi, Aleksandar Konuzin, të ketë thënë se “për situatën e krijuar, është njoftuar niveli i lartë në Moskë dhe Bruksel dhe se po kërkohet një zgjidhje”.

Sipas ambasadorit rus, konvoji me ndihma humanitare për serbët e Kosovës, që gjendet në Jarinë, është shndërruar në “mjet të shantazhit politik”.

Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka ofruar dy opsione para autoriteteve ruse; opsioni i parë ka të bëjë me përcjelljen e policisë kur bëhet fjalë për një konvoj kaq të madh ndihmash dhe opsioni i dytë është shfrytëzimi i vendkalimit kufitar në Merdare.

Të dyja opsionet, ambasadori rus i ka hedhur poshtë, duke akuzuar EULEX-in për njëanshmëri.

Konvoji përbëhet nga 24 kamionë, me gjithsejt 300 tonë ndihmash, kanë njoftuar agjencitë ruse të lajmeve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi