Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Libri Donkishoti:Diftuar në ëndërr ushtarit dashuria dhe Kosharja e bukur heroike e artit pamor!

Shko poshtë

Libri Donkishoti:Diftuar në ëndërr ushtarit dashuria dhe Kosharja e bukur heroike e artit pamor! Empty Libri Donkishoti:Diftuar në ëndërr ushtarit dashuria dhe Kosharja e bukur heroike e artit pamor!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 14, 2011 9:05 pm

Libri Donkishoti:Diftuar në ëndërr ushtarit dashuria dhe Kosharja e bukur heroike e artit pamor!

Libri Donkishoti:Diftuar në ëndërr ushtarit dashuria dhe Kosharja e bukur heroike e artit pamor! 383678_255499524509510_100001483948798_651666_1911304884_n

Kinse ishin duke shkuar në shetitje në vjeshtën e vonuar:. Në Kosharën e bukur propozuar kjo ide nga ushtari.

Deri tek vorrezat e dëshmorve shkuam me makinën tënde, mëpastaj vazhduar me ecjën në këmbë shkaku i rrugës së keqe për makinën. Pamja vërtet ishte mahnitëse:. Edhe më e bukur se qe e kasha lën prej (…….…) … Gjethet ngjyrë kafe e qelur kishin mbuluar çdo gjurmë rrugës së makinave. Kishte gjethe në shumë trupa të ahit të pa rëna në tokë ende.
Vazhduam përpjet me ecjet tona të ngadalta lisat e ahut dhe nisën të rrallohen për të filluar pishat e bardha dhe t’ kuqe (tejet të bukura!!!). Me rielefin e ngritur të terenit flladi i vjeshtës së vonuar çdoher nisë dhe acarohet, por, e kishim një vrull, një pasion, dhe një nostalgji për bukurit e Kosharës:. Ecnim dhe shikonim, shikonim herë me buzëqeshje dhe here me gjest filozofik… duke i rrudhur ngapak qepallat e syve!
Nisa të t’ pyes se si ndihesh nga këto pamje prej malinëve të bukura t’ stërmbushura me pisha (Breh i kuqë dhe i bardhë!!!), ti ngrite dorën lartë e dashur, dhe me gjestin tënd mimik qe as vet nuk e kuptova:. Përpos buzëqeshjës si rreze dielli… Ecjet vazhdonin lehtë:. Si simfoni vazhduan të degjohen bilbilat e shumtë!

Më pyete qe sa koh punon këtej, të thash se ka dy vite qe bëjm deminim këtu, përsëri më the sa i shendetshëm duhesh të jesh meqe ke frymuar këtej, dhe sa i qet pse ke degjuar melodi prej bilbilave. Tu buzëqesha, dhe ta mora dorën tënde te majtë me dorën time të djathte dhe të ktheva duke të thenë: E sheh?...Atje i kam shkruar tri poezit më të mira qe ke lexuar në Fb:. Kam fjetur dy net vetëm në shatorr… E syt shikonin sa largë aq afër. Dora të ishte e vokur! Një pulp-pulp ma ngacmonte dorën time:. Ishte puls i zemrës sate i përciell deri në fundin e gishtrinjëve tu, dhe dhënë dorës sime ritme:. Kurse dora ime tëndës ndjersitje!!!
Vazhdonim me ecje. Ajri i pastër!!! Ujvarët kishin nisur ta shtonin volumin e zërit nga të reshurat e fundit prejse i kasha lën më me pak vrull e zë prej thatësirës së stinës verë… Të shkonte mendja se po e dëgjon Muxartin apo muzikën vjeshtore të Betovenit:. Hapat tona vazhdonin pothuaj me ritmin e hapave të lire ushtarak. Dora dorës vazhdonte të i jepte shpirt shpirtit të dashuruar, ashtu të lidhura në ecje!!!

Filloi të bien ca riga shiu, fillimisht mendova mos është avulli i pishave, pas pak ca riga dëdore. Filloj të ushtonte bjeshka, dhe e dija tanimë se do të ket reshje.
Vend vërtet i bukur për brushën e artit pamor! Po, por koha me të reshura do të jet, dhe ti nxore nga qanta një qadër, edhe unë pas teje timën.

Shiu veç nisur me një shpejtësi të ashpër ta kaplonte bjeshkën më largë, erdhi edhe tek ne:. Qadra e ima mu thy në dorë, e jotja fluturoi prej duarve tua!!! E shikuam njëri - tjetrin në sy:. Nuk mund ta kuptoja se a ishin lotë të syrit në fytyrën tënde, apo ujë prej rigave të shpejta të shiut.
Më the:- “Te dua edhe n’ kto çaste”.
Unë:- “Një gjë duhet ta largojmë nga vetvetja, e ajo është frika qe na pengon së vepruari… do t’ ia dalim”.
Filloj një përqafim, e, shtrëngim n’ mes nesh, dhe filluam me ecjet tona me dora dorën të lidhir forte drejt një stani ku unë e dija qe ende egziston ani edhe pse goxha i maruar moti. Të reshurat e shiut të imt e t’ shpesht filluan të përzihen me të reshura të rralla dëbore, ecnim, dhe ecnim… Avulli na dilke nga goja reshjet e dëborës u shtuan bashk me acarin (ftoft!!!!!!). Avulli dilke edhe prej pishave ku herë pas here pushonim skaj tyre.
Nga larg dëgjohej një ulurim ariu, armë nuk kisha, si zakunisht qe nuk mbaj në jetën civile, sepse pas luftës njerëzit më kan shtyer ta urrej edhe Ajnshtajnin me gjuajtjet e tyre t’ pa nevojshme:. Edhe kur pillte ndonjë bullicë e mbetur rrallë në Fshatë!!!
Dorën e djathtë nisa të mos e ndjej më se është pjesë e imja (acar!!!).
Të pyeta ty:- “ Si je, pa dashur ta shpjegoj hallin e dorës sime qe nuk lëviz më dot, ashtu pa ndjenjë!!!”.
Ti:- “ Në luft a binte shumë shi? Mbaj n’ mend se në fillimin e pranverës së vitit 1999, kishte tepër shi… Çdo dit binte shi”.
Ulurima e ariut sa vinte e shpeshtohej!!! Ndoshta është më tepër se një ari:. Ti nuk e di a i dëgjoje ato ulurimë?! I lumtur do isha sikur mos ti degjoje.
Stanit ia shihja njërin qyshk:. Kishim edhe mjaft rrug për ecje. Qantat në vinin tejet të rënda, nganjëher më vinte ta hudh qantën time për ta marrur tëndën, por aty kisha librin tim të pa lexuar të Akademik Rexhep Qosjës “ Nata është dita e jonë”, dhe librin tënd dhënë tek vorrezat e dëshmorëve atje poshtë, ishin brenda saj edhe gjëra tjera… Kishte edhe buk aty, por buka ishte lagur tanimë një pjesë e sajë e dalur jashtë qante dhe e deformuar tamam për zogjt ushqim pas shiut. E vetmja çokolata milk (e bardhë) qendronta ndoshta e forte shkaku i acarit?

Më pyete:-“ Edhe sa largë është stani?”.
Kafshova buzën e epërme, nuk mund as të flisja më edhe nga keqardhja për ty… Ngrita dorën me pes gishtrinjët e hapur:. Jo atë dorën qe nuk e ndjeja qe moti më!!!
U futëm brenda stanit, mbyllëm derën me shulin e saj po t’ njejtës lëndë (drurit).
Qantat i lshuam mbi atë tavolinë të improvizuar, frymëmarrja tërsisht e shpejtë dhe e çrregulluar, pulsin e dëgjonim me një tak goxha të ngadalsuar. Rrinim pran njëri tjetrit me duart e lidhura:. Pozicionin e trupit pupçik… Ia shihnim njëri-tjetrit se si dridhej mjekrra duke i rrahur dhëmbët përbrenda.
Ti:- “ Kosharja ime e dashur te dua deri në dhimbje”.
Unë:- “ E kemi edhe Pashtrikun plak”.
Ti:- “ Në pranver e vizitojm edhe atë”.
Stani kishte dru brenda, një kaftorr i lënë mbushur në gadishmëri!!!
Hapa qantën time, ulurima e ariut egër trishtues kumbonte:. Edhe më afër u afronte. Kopertina e librit qe ma dhe ti tek vorrezat e dëshmorve ishte grisur, edhe fleta e pare me autorsinë tënde, më pikoj një pike ujë skaj qepallës së syrit:. Ndoshta rigë e shiut të mbetur ende shumë në trup, apo edhe lot syri mund të jetë i ramë tani?
Buka kishte mbetur tejet pak si pjesë e terur, dhe e pa mjaftueshme as për njërin e as për tjetrin! E lagura shkapërderdh brenda në qantë.
Nxora qibritin i cili ishte shkapërderdhur sikur kafshata në gojë… Shkrepsa nuk shkreptte, i dhash për toke:. Pëlciti!... Pak gjasa kisha edhe tek qibriti i deformuar!!! Çokolata, e nxora:. Vetëm ajo ishte e pa deformuar. Ti kishe hapur qantën tënde duke u munduar ta veshish një bluzë e mbetur e terur brenda… Më ra qibriti nga dora, e shkela pa urrejtje, dhe pa vetëdije. U ofrova pran teje, të ndihmova ta veshish bluzën… Aty dora ime qe më pare nuk e ndjeja:. Nisi të vinte në ndjenja, me një dhimbje hata, por duroja.
Provova fijën e parë të qibritit:. Nuk ndezi!
Provova fijën e dytë të qibritit:. Edhe më pa shpresë se do të ndez e treta!!
Provova fijën e tretë të qibritit:. Mrekullia ndodhi!!! ***!
Zjarri filloj të ndizej në brendi të druve të thara brenda kaftorrit qe moti të mbetura aty… Erdhe edhe ti aty pran tij. Duke e zgjatur dorën rreth qafës ta preka shuplakën e dorës së majtë e cile ende të ishte e ftoft dhe e skuqur nga acari. Të putha në faqën e majtë, më the se e paske dëgjuar ulurimën e ariut pak para, buzëqesha … Tani jemi brenda:. shpirti im, mos ke frik më? Nisa ta heq pallton time qe ende m’ pikonte ujë skaj këmbëve mbi ato drrasa të vrimuara shpesh… Edhe bluza brenda saj e mbushur shi, e hoqa, e brendshmja lartë më ishte ngjitur për lëkurë e ftoft sikur:. E ftoft sikur politika provinciale e pas çlirimit të pjesshëm në troje… E hoqa edhe atë siç do ta heq qafe arsimimi i mirëfillt demagogjinë.
Zjarri nisi të merrte guximin si çlirimtari i pa politizuar, dhe filloj dhoma të ngrohej mire:. Ariu për befasi uluronte më rrallë, dhe tani më degjohej veç një zë prej tyre, e qe edhe ai zë vinte nga një largësi… Do të largohet edhe ky ari I mbetur siç kan ikur edhe ata qe ishin me të.
Unë:- “ Thuhet se edhe kjameti nuk ka zgjatur për gjithmonë”.
Ti:- “ Edhe trëndafilja ka gjemba”.
Unë:- “ Eja më afër të t’ ndjej më përbrenda”.
Jashtë, nga një vrim e drrasës së hapur të stanit e shoh dëborën se si resh aq bukur tani:. Ah! Brusha e artit pamor … Tanimë shiu ishte tretur, apo shëndrruar në dëborë, e dashur zgjatma të bukurën dorë po na bie vetëm dëbor - po na bie vetëm d-ë-b-o-r!!!
Ti:- “ Të kam dashnor”.
Unë:- “ Shpirt; Dashni:. Eja të ikim për Shqipëri”.
Ti:-“ Jo për Shqipëri, por për Tiranë”.
Unë:- “ Ah, shpirt t’ kamë xhan!
Aty filloj një puthje, e lehtë:. Qetsi! Ndala pak dhe t’ thash: “E bukur qenka jeta”! Më the se m’ don sa trëndafilën me fleta. Më pyete si quhej ky vend? Të thash se ky është vendi i Agimit (Kosharja):. Fole prej Shqiponjës dhe bylbylës… aromë prej lulëkuqës Çlirimtare, pisha t’ bukura (pasuri prej margaritarësh).
Një rreze dielli depërtoj në vrimën e t’ njejtës:. Tani më as dëbor nuk ka! E sheh janë mbushur pishat dëbor… Rrezja e diellit seç iu bie, sikur arti yt pamor prej brushes tënde n’ të argjendën dorë.
Ujku më nuk dëgjohet:. Dhjetra blegrim delesh e kingja t’ larmishëm e t’ bukur degjohen të përcjell me kavallin e bariut rrallë i mbetur edhe në troje.
Ike, nuk të zija dot më:. Vrapoje e lazdruar pas bukuris prrallore të Kosharës heroike dhe artistike… Bëja zë ku je! … K-u-j-e?
Ti:- “ Jamë me natyrën, me natyrën e bukur ku ka frymu dikur Agimi e Saliu:. Ushtart Çlirimtarët, qe kan ardhhur nga të gjitha trojet… Nga të gjitha trojet dhe mergimi me t’ vetmin Amanet nga Adem Jashari:. Çlirimin.
I kam pikturuar disa prej tyre tani dua të iu pikturoj natyrën e tyre:. Kosharën e bukur qe aq fort e deshtën … Aq sa trojet n’ plotni!
Unë:- “Këtu ka dëshmor edhe të shteteve të tjera, a e din ti?
Ti:- “Jo, nuk e dij, e vërtet kjo?
Unë:- “Po ka, janë katër, prej shteteve të ndryshme.
Ti:- “ Këta sigurt janë rritur mbi kulturën e Universalës!!! Formuar në kulturën e Altruizmit”.
Dhe më nuk të pash kurrë …!!! Dhe më nuk të pash kurrë:. Ti ndoshta je ende në Kosharen heroike dhe artistike!?

Libri Donkishoti:Diftuar në ëndërr ushtarit dashuria dhe Kosharja e bukur heroike e artit pamor! 389925_255518501174279_100001483948798_651690_252918277_nLibri Donkishoti:Diftuar në ëndërr ushtarit dashuria dhe Kosharja e bukur heroike e artit pamor! 381232_256174824441980_100001483948798_653081_913198268_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi