Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrustem Gërguri:SËRISH ERDHE,DHJETOR TRISHTIMI …

Shko poshtë

Rrustem Gërguri:SËRISH ERDHE,DHJETOR TRISHTIMI … Empty Rrustem Gërguri:SËRISH ERDHE,DHJETOR TRISHTIMI …

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 14, 2011 11:27 pm

Rrustem Gërguri:SËRISH ERDHE,DHJETOR TRISHTIMI … 372103_1646140293_187641612_n

Rrustem Gërguri:SËRISH ERDHE,DHJETOR TRISHTIMI …

Erdhi sërish në dhimbje i përsëritur
Bardhësinë e shpirtit me vete e mori.
Krejt bardhë kujtimi- rri zgjuar i ndritur
Yllin e rojës hëna,atë natë s`e nxori!?

Vallë, deshi edhe një yll në prehërin e saj
Dhe s`bëri kurajo për një rreze drite.
Po s`i s`pati mëshirë të na lë në vajë
Pafajësisht shtrirë,n`errësirën e asaj prite!

Me zjarr në buzë në ballin e ftohtë
I dhashë një puthje qerpikut të tij .
Po si të harrohet ai portret i ngrohtë
Skalitur në zemër e pikturuar në sy .

Erdhe sërish, o dhjetor trishtimi
Ti me vete solle bardhësinë e stinës.
Sikur harron se për ne më s`je gëzimi
Pos kujtesë jete, me bardhësinë e dhimbjes!

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi