Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Klinton takoi presidenten Jahjaga

Shko poshtë

Klinton takoi presidenten Jahjaga Empty Klinton takoi presidenten Jahjaga

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 15, 2011 2:02 pm

Klinton takoi presidenten Jahjaga 1klinton-takohet950

Klinton takoi presidenten Jahjaga

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nënshkruan në Departamentin e Shtetit një marrëveshje për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Klinton takoi presidenten Jahjaga Jahjhaga-clinton-bs
Në komentet e saj, pasi foli për rëndësinë e marrëveshjes, Klinton përsëriti mbështetjen e fuqishme për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës. Presidenti Obama dhe unë, tha ajo, jemi të përkushtuar për të garantuar se e ardhmja që Kosova po përpiqet të ndërtojë do të ketë rëndësi të madhe në radhë të parë për popullin e Kosovës por dhe për të gjithë rajonin.

Ajo tha se shpreson që vendimi i javës së kaluar i Bashkimit Evropian të hapë rrugën për integrimin e Kosovës në BE. Nga ana e saj, presidentja Jahjaga e quajti marrëveshjen e nënshkruar në Departamentin e Shtetit një akt të fuqishëm simbolik që flet për marrëdhëniet e forta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë qëndruar kurdoherë pranë Kosovës. Qëndrimi ynë, tha Jahjaga, është ndërtimi i marrëdhënieve të mira me të gjithë fqinjët. Kosova, tha ajo, është vend i ri me një histori të gjatë dhe ka një trashëgimi të pasur kulturore.

Presidentja e Kosovës ndodhet në Uashington për një numër aktivitetesh. Nesër, ajo do të marrë pjesë në përurimin e një nisme të re të Sekretares Klinton për të shtuar numrin e grave në shërbimin publik dhe në udhëheqjen politike të të gjitha niveleve.




Pas nënshkrimit të marrëveshjes, sekretarja Klinton komentoi edhe për gjendjen në veriun e Kosovës. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara janë konsultuar me Kombet e Bashkuara dhe me të tjerë të cilët nuk kanë raportuar për ndonjë krizë humanitare në rajon.
Klinton takoi presidenten Jahjaga 1klinton-takohet2Klinton takoi presidenten Jahjaga Hillary-atifete-5
SHBA, tha Klinton, do t’u bënin thirrje banorëve të Kosovës, veçanërisht në veri që të punojnë së bashku. Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, ata gëzojnë të drejta të barabarta. Sa më shpejt që të ndodhë integrimi i të gjithë qytetarëve në shtetin e tyre, aq më i shpejtë do të jetë krijimi i asaj të ardhmeje që presidentja dëshiron për popullin e saj.


Klinton takoi presidenten Jahjaga Hillary-rodham-clinton-atifete-jahjaga-2011-12-14-16-21-6

Klinton takoi presidenten Jahjaga Hillary-atifete-1

Klinton takoi presidenten Jahjaga Hillary-atifete-2

Klinton takoi presidenten Jahjaga Hillary-atifete-3

Klinton takoi presidenten Jahjaga 1klinton-takohet44Klinton takoi presidenten Jahjaga 1klinton-takohet
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi