Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardi Omeri:DUA TË DEHEM ME ËNDRRA

Shko poshtë

Ardi Omeri:DUA TË DEHEM ME ËNDRRA Empty Ardi Omeri:DUA TË DEHEM ME ËNDRRA

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 15, 2011 10:12 pm

Ardi Omeri:DUA TË DEHEM ME ËNDRRA 371809_100000674724378_1880534938_n

Ardi Omeri:DUA TË DEHEM ME ËNDRRA

Në mëkat më hyri shpirti,
dëshirova çka nuk më ishte dhënë!
Një hyjnore erdhi më puthi dhe iku,
pa kuptuar çfarë tek unë kish lënë...

Atëherë, sonte do fle me imazhin e saj...
Dua ta ndjej kur të më prekë...
Të më puthë derisa epshin të ma thajë,
me afshin e këngës së saj mbi mua lehtë, lehtë...

Do të dehem me ëndrra sonte si një fëmijë
Pa frikë, sepse kam mbi kokë një Afërditë!
Pa pirë alkohool që qelizat të më ngrijë,
Do të dehem me imazhin e saj që më bën dritë...

Unë dua mëkatin dhe hyjnoren,
dua Djallin dhe Zotin!
Unë dua atë çka askush se ka marrë dot!
Unë dua utopinë, dua zgjedhën dhe tundimin!
Unë, në ëndrrën time dua të jem skllav dhe zot...


©Ardi OMERI
Ardi Omeri:DUA TË DEHEM ME ËNDRRA 384876_303914289641059_100000674724378_965756_2125230150_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi