Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ERËS TËNDE

Shko poshtë

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ERËS TËNDE Empty Enxhi Krasniqi Bardhaj:ERËS TËNDE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 15, 2011 11:45 pm

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ERËS TËNDE 369444_100000277133709_1404849525_n
Enxhi Krasniqi Bardhaj:ERËS TËNDE

Erës tënde nuk ja mbylla derën,
E lash tej per tej të më shpoj,
As nga shiu nuk u mbrojta,
E lagur lotësh n'perqfimin tënd rrënkoj.
Nga dielli i fortë nuk kerkova hije,
U përrballa sikur me të tokës rrmihje.
Nuk u frikësova!...Sepse besova!
Besova në ndjenjat tona
Dhe bëra hapa të ngadaltë,
Duke mbjellur në bindjen e arsyes
Pa e menduar asnjëherë zhgënjimin,
Dhe aq më pak të të zhgënjeja ty,
Nuk lejoj jo ...të duam harrimin!....

Me ndihmo të lutem,të gjejmë rrugën e praruar
Pa kaluar nëpër tunelin e erret,
T'i dhurojmë njeri tjetrit forcën e dritës
Dhe përndezjen e jetës, që ti don
Si ngjyrë safiri që flakëron.

Pa dashje preka zemrën tënde,
Por nuk ika!...
Qëndrova këmbengulëse prap aty ..
Zgjas dorën mes mjegullës
Jo të të zgjoj nga endërra që hymë,
Por të tregoj se nuk isha kapriçio e momentit.
Dua të hapërojme bashkë me ndjenjat
Me dritën verbuese,
Të përhapim shkëndija zjarri
E jo hirin,
Pa logjiken tmeruese!...

Shpirti im!...
Debora krijon një peisazh të bukur,
Por nëse ecën pa u mbrojtur,
Të ngrin këmbë dhe duar
Nurin e ngrohtë e kthen në hije të strukur.

I dashur!..
Gjërat e bukura janë mahnitese,
Por nuk janë prefekte...
As ti nuk je prefekt pa mua,
Por për mua je i veçantë!...
Të dua!...Të dua!...

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ERËS TËNDE 383285_319916094694292_100000277133709_1223043_889078382_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi