Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Merkel të hënën në Kosovë

Shko poshtë

Merkel të hënën në Kosovë  Empty Merkel të hënën në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 16, 2011 12:50 pm

Merkel të hënën në Kosovë

Merkel të hënën në Kosovë  F.1215212748446_mAngela Merkel

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel të hënën do të vizitojë Kosovën. Lajmin për këtë vizitë të befasishme e bëri të ditur TV Klan, sipas të cilit Merkel vjen në Kosovë për të përcjellë mesazhe lidhur me bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Në samitin e paradokohshëm të shefave të shteteve të Bashkimit Evropian, pikërisht kancelarja gjermane ishte më e vendosura për refuzimin e kërkesës së Beogradit për marrjen e ftesës për fillimin e bisedimeve të Beogradit për anëtarësim në këtë union, dhe kjo për faktin e mospërmbushjes së kërkesave që ajo ia kishte bërë me kohë presidentit serb Boris Tadic lidhur me Kosovën.

Gjithashtu, në qëndrimin e fuqishëm të Gjermanisë ndikoi edhe plagosja e disa ushtarëve të saj në përbërje të KFOR-it nga ana e të barrikaduarve serbe në veri të vendit, të cilët drejtohen nga strukturat paralele serbe, të mbështetura dhe dirigjuara nga Beogradi zyrtar. /Telegrafi/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi