Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konvoji me ndihma ruse hyri në Kosovë

Shko poshtë

Konvoji me ndihma ruse hyri në Kosovë Empty Konvoji me ndihma ruse hyri në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 16, 2011 2:06 pm


Konvoji me ndihma ruse hyri në Kosovë

Konvoji me ndihma ruse hyri në Kosovë Kamionet

(I Plotësuar) - Konvoji prej 27 kamionësh me ndihma ruse për banorët serbë të veriut të Kosovës ka kaluar sot në mëngjes vendkalimin kufitar në Jarinë.

Nën përcjellen e tri makinave të misionit evropian për sundimin e ligjit, Eulex, konnvoji është nisur në drejtim të Zveçanit, ku edhe gjendet depoja e Kryqit të Kuq të Serbisë.

Mediat serbe njoftojnë se gjatë natës së mbrëmshme, zyrtarë të EULEX-it kanë kontrolluar dokumentacionin e konvojit dhe sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, sot është lejuar hyrja e tij.

* * * * *
Pas takimit mes ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Konuzin dhe krerëve të strukturave paralele në veri të mbajtur të enjten në Leposaviq, është arritur marrëveshje që konvoji me ndihma të hyjë në territorin e Kosovës të premten rreth orës 7:00 të mëngjesit dhe nën përcjellje të EULEX-it të arrijë destinacionin final, përkatësisht në veri të Mitrovicës. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka pranuar se ka dëgjuar për këto informacione, por ka theksuar se nuk kanë marrë asgjë zyrtare.


Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Konuzin, pas takimit ka deklaruar se si rezultat i këtyre bisedimeve është që konvoji të vazhdojë lëvizjen për në veri të Mitrovicës.

“Rreth kësaj situate është diskutuar edhe në samitin e Brukselit i cili ka dhënë një kompromis, të cilin e kemi shqyrtuar me Moskën, Beogradin, me përfaqësuesit e serbëve të veriut, si dhe me BE-në”, ka thënë para gazetarëve Konuzin.

Ndërkaq, i ashtuquajturi kryeshef i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, theksoi se përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës janë dakorduar të respektojnë marrëveshjen e arritur mes presidentit rus Medvedev dhe BE-së.

“Kemi rënë dakord që tre automjete të EULEX-it të jenë në përcjellje të ndihmave humanitare, duke mos dëshiruar që më shumë ta politizojmë çështjen edhe ashtu të politizuar”, ka thënë Nedelkoviq, duke shtuar se sa i përket qëndrimit të tyre ndaj EULEX-it, ai nuk do të ndryshojë në të ardhmen.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se ka dëgjuar këto informacione, por se deri më tash nuk kanë marrë asgjë zyrtare.
Ndryshe, dje Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se është e vendosur që mos ta lejojë të hyjë në Kosovë konvojin me ndihma të ardhura nga Rusia për serbët e veriut të Kosovës, pa iu nënshtruar procedurave të rregullta, doganore dhe policore të Republikës së Kosovës.


Ndryshe, konvoji rus me ndihma për serbët e veriut të Kosovës është ndaluar të martën nga EULEX -i në vendkalimin kufitar në Jarinjë, pasi që EULEX-i ka kërkuar përcjellje të këtij konvoji deri në Mitrovicë.

Pas këtij ndalimi, serbët në urën e Zveçanit kanë bllokuar 10 xhipa të EULEX-it me 22 pjesëtarë të misionit të cilët, sipas vendimit të shefit ë EUELX-it, Xavier Bout de Marhnac është dashur ta siguronin konvojin. Në përcjellje të konvojit me ndihma ruse është edhe ambasadori rus në Beograd Aleksandar Konuzin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi