Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjinushi, Milo dhe Koçi braktisin Ramën

Shko poshtë

Gjinushi, Milo dhe Koçi braktisin Ramën Empty Gjinushi, Milo dhe Koçi braktisin Ramën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 16, 2011 3:28 pm

Gjinushi, Milo dhe Koçi braktisin Ramën

Gjinushi, Milo dhe Koçi braktisin Ramën Edi-Rama5

Sërish rrjedhje në koalicionin e majtë të udhëhequr nga Partia Socialiste dhe kreu i saj Edi Rama. Pak ditë pasi një ndër themeluesit e kësaj partie, Elmaz Sherifi shpalli shkëputjen nga PS dhe lindjen e Partisë për Progres e Drejtësi, janë aleatët e Ramës, Gjinushi, Milo dhe Koçi që deklarojnë lindjen e një grupimi të ri politik.

Skënder Gjinushi, kryetar i Partisë Socialdemokrate, Paskal Milo, kryetar i Partisë Demokracia Sociale, dhe Petro Koçi, kryetar i Partisë Socialiste të Vërtetë '91, janë takuar në një tryezë të përbashkët, pikërisht për strukturimin e forcës më të re politike.

"Në vijim të veprimit politik të së majtës socialiste dhe socialdemokrate janë shtuar takimet mes kryetarëve të PSD, PDS e PSV91. Sot në selinë e PSD u zhvillua një takim mes kryetarëve Gjinushi dhe Koçi", thuhet në një deklaratë të përbashkët që lëshoi Lëvizja e re brenda së majtës.

"Takimi u përqendrua në projektin politik të disa partive të majta për t'u bashkuar në veprimin e tyre elektoral, organizativ e politik", vijon deklarata e përbashkët.

Ajo vë në dukje më tej se "PDS, PSD dhe PSV janë të gatshme tashmë për realizimin e këtij projekti, sepse ato gjykojnë se ky bashkim forcon veprimin politik të së majtës dhe rrit shanset e fitores në zgjedhjet e afërta politike".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi