Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Me Kosovën, në BE. Ruajtje kufijve ekzistues”

Shko poshtë

“Me Kosovën, në BE. Ruajtje kufijve ekzistues” Empty “Me Kosovën, në BE. Ruajtje kufijve ekzistues”

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 16, 2011 8:05 pm

“Me Kosovën, në BE. Ruajtje kufijve ekzistues” Me-kosoven-nw

“Me Kosovën, në BE. Ruajtje kufijve ekzistues” 16December-16-13-30-51

Kryeministri Berisha gjatë bashkëbisedimit me studentë të Fakultetit të Edukimit - Gjilan, Universiteti i Prishtinës

“Me Kosovën, në BE. Ruajtje kufijve ekzistues”



Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjate nje bashkebisedimi me studente te Kosoves, se “interesi me i mire i shqiptareve eshte ruajtja e kufijve ekzistues”.

Deklarata erdhi pas pyetjes se nje studenti lidhur me mundësinë që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen një ditë në një shtet të vetëm.
“Interesi më i mirë i shqiptarëve është ruajtja e kufijve ekzistues. Ne jemi një popull i ndarë në mënyrë të padrejtë. Copëtimi i shqiptarëve është një nga aktet më të padrejtë që u është bërë shqiptarëve, por fatmirësisht u korrigjua me çlirimin e Kosovës. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në BE, nuk mund të rrezikojmë humbjen e territoreve”,- deklaroi Berisha.


Ai shtoi se “çdo brez bën detyrat e tij dhe ky brez i ka bërë. Nuk ka një mrekulli më të madhe për ne se sa pavarësia e Kosovës. Me pavarësinë e Kosovës kurorëzon përpjekjet e shqiptarëve për lirinë dhe dinjitetin”.

“Me Kosovën, në BE. Ruajtje kufijve ekzistues” December-16-13-30-51

Kryeministri Berisha zhvillon një bashkëbisedim me studentë të Fakultetit të Edukimit - Gjilan, Universiteti i Prishtinës

"Ne, vijoi ai, jemi një komb që në 130 vitet e fundit na janë grabitur territore shumë të mëdha dhe ato nuk janë më shqiptare. Toka u takon të gjallëve dhe ata të gjallë që janë aty sot nuk janë shqiptarë, por janë kombe të tjera. Ndaj, ne nuk duhet të tentojmë asgjë, e cila mund të cenojë territoret shqiptare, ruajtja e të cilave është interesi vital më i madh i yni. Me një rivizatim të kufijve është e sigurt që shqiptarët do të humbasin prapë territore dhe kjo do të ishte e pafalshme", nënvizoi kryeministri.

Kreu i qeverisë shqiptare vuri në dukje se me çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj u kurorëzua një nga historitë më të suksesshme të kombeve evropiane. "Pavarësia e Kosovës finalizoi pavarësinë e Shqipërisë, pasi ajo ishte një gjysmë pavarësi, vetëm në një pjesë të territorit", u shpreh kryeministri.

Sa i përket Rrugës së Kombit, Berisha tha se grupe antishqiptare tentuan ta pengonin ndërtimin e saj.

“Me Kosovën, në BE. Ruajtje kufijve ekzistues” December-16-13-42-524

Kryeministri Berisha merr një çertifikatë mirënjohje nga studentët e Fakultetit të Edukimit - Gjilan, Universiteti i Prishtinës

"Natyrisht që Rruga e Kombit ishte e kushtueshme; kostoja e përgjithshme e saj për kilometër është më pak se 10 milionë euro", tha Berisha.

Në fjalën e tij Berisha akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, që, sipas tij, bashkë me disa segmente kërkuan të pengonin ndërtimin e rrugës

Po ashtu kryeministri e konsideroi opozitën si penguese për integrimin e vendit, duke bllokuar ligjet që kërkonin shumicë të cilësuar.

“Me Kosovën, në BE. Ruajtje kufijve ekzistues” December-16-13-44-335

Kryeministri Berisha në foto me studentët e Fakultetit të Edukimit - Gjilan, Universiteti i Prishtinës 16/12/2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi